Serbët në Shqipëri ??? Për hair flamuri serb !!

0
111
Flamur serb - Kosovë

FOKUS

Fahri Xharra me plis e shqipeNga Fahri Xharra

( Vuçiqi paska urdhëruar: aty ku ka serbë të ngrihet flamuri i Serbisë “ Dhe ja ku jemi me “Ballkanin e Hapur” – S`ka besë te serbi , na thoshin të parët ) (Nuk ka serbë në Shqipëri, ka politikan të shitur )

Përpjekja e palodhshme e qarqeve te ndryshme për njollosjen e figurave tona kombëtare është e qëllimshme dhe ajo bëhet për një qellim të vetëm i cili krijon një proces zinxhiror që në fund e ka për detyrë shkombëtarizimin tonë! Kjo bëhet me qëllim që shqiptarët të humbin mbamendesinë kolektive dhe te humbin rrjedhën normale të origjinës së tyre. Qëllim i fundit është që të krijohet një popullatë amorfe që nuk di dhe nuk ka asgjë të përbashkët me qytetërimin Evropian. Me ketë, ne humbim gjithçka, më e rëndësishme e humbim ndjenjën për tokën tonë.

“Pas Betejës së Kosovës (1389), serbët e këtushmit u shpërndanë. Një numër i madh i tyre përfunduan në Shqipëri ku filloi vala e madhe e islamizimit të tyre. Të bijtë dhe nipërit e atyre serbëve të cilët kishin luftuar në Kosovë gjithmonë e paskan pas ruajtur kujtimin e tyre për gjyshërit e dikurshëm- shpjegon historiani Gjuretiq duke shtuar se mbi 80% të shqiptarëve të sotëm ,nga burimet relevante historike, janë me origjinë serbe, dhe janë po ata serbë të islamizuar pas Betejës së Kosovës”.

”Por islamizimi më i madh i serbëve, sipas burimeve të tyre ,qenka rritur shumë në shek.XVII dhe në fillim të shek. XVIII-të se pse si arnautashë ata paskan pas më shumë të drejta ose sipas burimeve tjera shumë serb e paskan pas pranuar islamizimin si një domosdoshmëri të dreqit duke pritur gjithmonë që një ditë do të kthehen në rrjedhën e të parëve të tyre. Shumë gjenerata të para të konvertuara në islam e paskan pas ruajtur gjuhën e tyre dhe festat e tyre fetare.” (Shënime serbe)

Por për çudi ata “ arnautashët” ( shqiptarët fxh ) nuk e paskan pas ndier veten as si turq e as si shqiptarë ; por ato sot nuk po e ndiekan veten më as si Serbë. Deri në fundin e shekullit 19-të arnautashë të shumtë i mbanin mbiemrat e tyre të vjetër. Në Drenicë paskan pas qenë Dokiqt, Veliqt, Marushiqt, Zoniqt, Raçiqt ,Geciqt, të cilët shihen që ishin me origjinë serbe. Situatë e njejtë ishte edhe në Pejë dhe rrethinën e saj ku jetonin shumë serbë të islamizuar dhe albanizuar: Stepanoviqt, Bojkoviqt, Dekiqt, Lekiqt, Stojkoviqt etj. (Knjiga o Kosovu, Dimitrije Bogdanoviq1985),

Dhe ja ,një gjë është e vërtetë se serbët atë që e shkruajnë edhe e jetësojnë ; e duan vetën Ata, nga një grup ardhacakësh të pa origjinë e krijuan shtetin e tyre. E krijuan kombin e tyre, e rritën. Dhe po e rrisin vazhdimisht, me ne.

”Në Fier u çel zyra e komunitetit serb. Në këtë ceremoni, veç përfaqësuesve të shoqatës së komunitetit “Jedinstvo”, merrnin pjesë përfaqësuesi i Ministrisë së Diasporës si dhe ambasadori i Serbisë në Shqipëri, Miroljub Zariq. Po, po, mu në Fier , në Shqipëri. Me pas ambasadori dhe përfaqësuesi i Ministrisë Serbe të Diasporës vizituan pjesëtarët e komunitetit ” serb” ne fshatin Rreth-Libofshë të Fierit. Kryetari i shoqatës serbe “Jedinstvo”, Eqerem Duleviq, ka deklaruar se në këtë qark numërohen 2 500 ( nuk është e vërtetë , ata janë vetëm 450 veta fxh) anëtarë të këtij komuniteti.” ( agjencitë e lajmeve)

”Jemi në zemër të kohës së paradokseve i nderuar, mos të na duket çudi ende nuk është thënë më e madhja, prandaj le të gëzohemi për momentin (Bujar Koçi) ” Athua çka na pret , çka është ajo më e madhja që ende nuk na është thënë ?

Është shqetësues se si mbijnë këto shoqata sllavësh ne Trupin e Shqipërisë (Dalip Greca).
Sot shoqate e nesër pakica e pas nesër autonomi . Sot shoqata të ardhurish , e nesër serb autokton: ” Serbia deri në Tokio” thoshte kryekrimineli Sheshelj..

”Serbët”( shqiptarët e sanxhakut fxh) e Libofshës së Fierit , erdhën në vitet 1924 pas krimeve serbe që bëheshin mbi ta në Sanxhakun e Novi Pazarit. Të gjallët e mbetur i kishin hipur në anije për ti dërguar diku në Anadoll ,por edhe deshën ti mbysin duke fundosur anijen. Falë ndihmës së Mbretit Zogu ata u shpëtuan dhe iu bë e mundur të vijnë në Shqipëri. Iu dhanë dokumente shqiptare dhe toka dhe jetë … por tani gjërat ndërruan dhe bijtë e tyre e shohin vetën si serb . U bë, po pse në Shqipëri, pse jo në Turqi ku janë me qindra mijëra shqiptarë të atij Sanxhaku? Thjesht aty nuk guxojnë. Diçka po zihet.

Po Shqipëria, tani lodër e lodrave të kurdisura.!
Këtu janë rrëmiqet që e lejuan këtë paqavër të rastit e me pasoja shumë të rënda.
Pra të vërtetën shikoni në këtë video.
Dhe loja me ne vazhdon.

Por dëshira e Serbëve për ta futur në grusht Shqipërinë nuk njeh kohë, as metodë e as rrethana .Të vazhdojmë: ” Banorët me prejardhje sllave në Shqipëri” , ishte tema e një simpoziumi ndërkomëtarë që ishte mbajtur në Cetinë ( Mali i Zi , në vitin 1990) (“Становништво словенског поријекла у Албанији” – Зборник радова са међународног научног скупа одржаног на Цетињу 21, 22. и 23. јуна 1990. године)

Çka u tha në atë simpozium? ,të shohim se serbët nuk flasin kot ,atë që e shkruajnë edhe e bëjnë , e ne historikisht kemi qenë kontribuuesit më të mëdhenj në realizimin e planeve të tyre. Heshtje në vetëdijen tonë, por bubullimë e vetëtimë në planet serbe.

” Për gjurmët e popullatës më të vjetër sllave në territorin e Shqipërisë së sotme deri më tani shënimet më të thukta na i ka shkruar slavisti rus Atanasije Selishqev në librin e tij:
“Славянское население в Албании” (Софија, 1931) ( Vendbanimet sllave ne Shqipëri).
Duke i analizuar (Profesori Radmilo Marojeviq ) slavizmat në gjuhën shqipe dhe në dialektet e saj në perspektivën e të gjitha e të folmeve sllave si dhe huazimeve sllave në gjuhet ballkanike jo sllave na e jep mundësinë e formimit të një rekonstruimi të vërtetë të një ”pejsazhi” etnik dhe gjuhësor sllav të kohës së hershme të sllavëve në Ballkan.” .
Gjuhëtar ,ku jeni ? Gjuhëtar ,mos rri po duku gjuhëtar.!

Këngëtari i njohur Dervish Shaqa këndonte: “ E kem pas` fatin e zi , qysh se na erdh dreqi kojshi” – ai ,që moti na e kishte tërhequr vërejtje. Po na sot , ku jemi? E dini Hipotezën e “Gravacit_ Brataniqit “mbi gjuhën shqipe?

Një brengë të madhe që e kam pasur gjithmonë që të shprehi mendimin tim për shqiptarët ortodoks të Vrrakës ( t`ahtuquajturit nga ne : shkijet e Vrrakës).Duke bërë krahasime , ngjasime, kryqëzim mendimesh; lexim të literaturës serbe e cila dihet që është përvetësuese; analogji me shqiptarët ortodoks të Gjakovës dhe lidhjet e tyre farefisnore me ata të Vrrakës; pastaj qëndrimi shumë i mençur dhe shumë largpamës i Mbretit Zogu ndaj vrrakasve ne kohën e tij të sjellin një përfundim se ata ishin asgjë më pak se shqiptarë ortodoks. Një ”grumbullim “i tyre në fshatrat përgjatë Lumit Vrrakë në veri të Shkodrës është i ngjyrave të ndryshme të ardhjes ; përveq ortodoksëve të vendit të nëçmuar dhe të vequar nga rrethi aty kanë gjetur strehim edhe ardhacakët tjerë shqiptar nga tokat e shqiptarëve në Mal të Zi ,të detyruar nga motivet e ndryshme e më së shpeshti nga gjakmarrja. Kësaj radhe nuk dua të shpjegoj , si dhe pse ata u bënë shumë agresiv dhe të mashtruar nga sllavët fqinj ishin shpesh edhe vrasësit tonë. E njëjta gjë vlen edhe për shqiptarët ortodoks të Kosovës ( apo si i kemi quajtur ne me përbuzje :shkije) të cilët në luftën e fundit të Kosovës kishin dalë nga rrethi i tyre normal duke iu bashkangjitur serbëve në krime. Shikoni , shkrimi nuk ka lidhje me dhimbsuni është thjesht historik dhe kundëvenje propagandës serbe të përvetësimit.

Në simpoziumin e përmendur më lartë ishte edhe tema : Prejardhje e Vrrakasve të sotëm (Poreklo savremenih Vračana). “Pjesa e Vrrakës ,në veri të Shkodrës gjatë shekullit 19 përbehej nga fshatrat :, Raš, Kule, Stari ili Vezirov Borič, Mladi ili Muhtarov Borič Kotrobudan, Gril i Omara sa zaseocima Turajlija i Begove ili Kranjske kuće. ( me qëllim mbeta në emrat ashtu si i kanë shkruar në simpozium), në të cilat ka jetuar kryesisht popullata sllave e fesë ortodokse ( ???fxh) gjendet në krahinën e Koplikut mbi të cilën kishin mbretëruar Dukagjinajt. Nëpër Vrrakë kalonte rruga që e lidhte mbrendinë me Detin Adriatik.. Qendra e Vrrakës në fund shekullin 19 dhe fillimi e të 20-it ,qendra e saj ishte në fshatin Boriq me seli të xhandarmërisë ,me kishë dhe shkollë. (Zapisi, maj 1939, 304-305,; T. Trpić, “Nikola Musulin”, “Bratstvo”, XIV.4. F. M. Protić, nav. rad 5; I. S. Jastrebov, “Podaci za istoriju srpske crkve”, Beograd 1879, 180-181, 304-308.)

“ Vrrakasit gjatë shek.19 i takonin Parohisë së Shkodrës të mitropolisë së Rashkës dhe Prizrenit e cila i përfshinte të gjithë serbët (? Fxh) në tokat e sotme të Shqipërisë dhe nën juridikcionin e Kishës Pravosllave Serbe”. Pastaj vazhdohet:” Në vitin 1856 u themelua Konsullata Ruse në Shkodër e cila i mbronte interesat e popullatës serbe në Vilajetin e Shkodrës ( Sa zemërgjerë Perandoria Osmane e kohës!)
Serbët me dhembje ankohen për kohën e sundimit të Mbretit Zog Ata në fillim u këndellën ekonomikisht dhe lirisht i kryenin dhe i çfaqnin ndjenjat e tyre fetare . Fëmijët shkonin në shkollë dhe nësimin e vazhdonin në gjuhën e tyre amtare(?) serbe.

“Por kur Zogu ,rreth vit 1928 e pa veten të fortë në sundimin e tij , atëherë goditja e pare i qëlloi Vrraksit. Në mënyrë ultimative u që mesha dhe të gjitha shërbimet fetare si gjatë festave shpirtërore ,pagëzimi i fëmijve ,kurorëzimet e martesave dhe ceremonitë e varrimit të kryhen në gjuhën Shqipe si dhe marrja e kalendarit Gregorian si të gjithë ortodoksët tjerë që kisha Autoqefale Shqiptare e kishte pranuar. Në shkollën fillore të Vrrakës u fut gjuha shqipe. Prifti ortodoks Velisha Popoviqi ( nga Mali i Zi) u largua dhe erdhi udhëheqësi shpirtëror shqiptar” përfundon së ankuari simpoziumi i përmendur.(2013)

Miq dhe dashamirë, pse politikanët e Shqipërisë janë p…dha të vërteta ?

Fahri Xharra, 13.09 21
( Gjakovë )