SENSACIONALE: U ZU NJËRI NGA PESHQIT E MËDHENJ?!

0
395

Nga Binak MAXHARRAJ

Pas shumë vitesh gjuetie, më në fund e paskan zënë njërin nga peshqit e medhenj shumë të përfolur Xhavit Halitin. E lidhën këmbë e duar si zabitin dhe drejtë e në gjykatë. Mediat dhe portalet e dhanë alarmin së më në fund ra në rrjetë njeri nga peshqit më të mëdhënjë. Masa si e tërbuar ia mësyu gjykatorës për te përcjellë këtë gjykim kaq shumë të pritur, por edhe te gezuar së më në fund filloi diçka te levizë nga koka. Kishin ardhë me e përcjellë këtë gjykim shumë te interesuar sa qe as salla e gjykatës nuk i zente. Ishin shumë kureshtar se me ne fund ia nisi kapja e peshqeve të mëdhënjë për te cilët ishte folë qe nga pas lufta.

Gjykimi nisi pak si me vonës për shkak të tollovis nga te interesuarit për ta përcjellë këtë gjykim. E prunë edhe te akuzuarin Xhavit Halitin, njerin ndër peshqit me të kërkuar. Publiku ishte shumë kurreshtar qe më ne fund te ndegjojnë për ndodhit e këtij peshku të madh qe më në fund po denohet. Shihej fare e qartë se gjykatesi ishte i hutuar nga masa e madhe qe ishte e pranishme. Sillej e pështillëj gjykatësi, llomotiste diçka me vehtën qe pak kush e merrte vesh nga masa e madhe.

Të gjithë të pranishmit në sall memzi priteshin qe gjykatesi ta merrte në pyetje peshkun e madh. Ta pyeste për veprimet e tij para, gjatë dhe pas luftës. Prisnin ta pyesnin për rolin e tij si me i rendesishmi në Shtabin e Rognerit, i cili me shumë i pshtillëte dhe i ngaterronte punët rreth zhvillimeve të luftës, sepse këtij peshku të madh edhe nuk i interesonte aq shumë lufta qe zhvillohëj ne Kosovë, sepse gjatë gjithë luftës nuk kishte hyer asnjhërë ne Kosovë,por qe as qe kishte shkrep bile një plumb kundër armikut.

Por këtij peshku të madhë nuk i interesonte lufta, atij i interesonte paraja dhe keqpërdorimi i paras te mbledhur nga disapora për luftën se si te përfitoi sa me shumë para. Atje ne Shtabin e Rognerit ky luante rrol të rëndesishëm sepse, derisa populli ne Kosovë vritej, ai atje bente sefan me mbeturita e komunizmit enverian ne krye me Fatos Nanon, Fatos Klosin dhe Rexhep Mejdanin, te cilët ne Shtabin e Rognerit, por edhe nepër restoranët e Tiranes duke pi uiski bajshin plane jo për mirevajtjën e luftës ne Kosovë, por pikerishtë duke shti pyka dhe nëdeskamca midis luftetarëve te lirisë duke zënë prita, qe disa prej tyre as sot e kësaj dite nuk u dihet nishani.

Të pranishmit ne sallë pritnin qe gjykatesi ta pyeste peshkun e madh për korrupsionin e tij,për gjithë atë pasuri qe e bani pas luftës, te tundshme e te patundshme pa e hargjuar as një orë punë për fitimin e asaj pasurije. Por qele gur gojën gjykatesi si një mjeran dhe shumë i hutuar nuk guxonte ta pyeste për asgje, sikur dridhej para tij.

Anipse gjykatesi nuk guxonte ta pyeste peshkun e madh, per pasurinë e tij, për korrupsionin për hajnit e tij gjithëkendej luftës ai mori guxim ta merrë në pyetje peshkun e madh për një ngjarje cikrrimë qe kishte ndodhë në Parlamentin e Kosovës me 18 Maj 2018 për një sjellje të pahijshme qe i kishte ndodhë ne sallën e Parlamentit. Pasiqe gjykatesi e shoshiti shekl e shko këtë rast mori vendimin për denimin e këtij peshku te madh Xhavit Haliti duke theksuar se Xhavit Haliti me dashje e ka sulmuar deputetin Arben Gashi duke e shtyer më krah e brryla në sallën e Parlamentit. Dhe kjo na qenka vepra me kriminale shtyrja me brryla e Xhavit Halitit sipa gjykatesit. Në fund pasiqe i pandehuri ka bërë vepër penale “duke shtyer me brryla” gjykata i a ka shqiptuar denimin peshkut te madh Xhavit Halitit duke e denuar me 250 eruro. WOW.

E tërë salla,të tërë të pranishmit u zhgenjyen u befasuan nga ky aktgjykim i turpshëm i ghykatës duke e denuar me të holla qe për Xhavit Halitin nuk janë asgje sa me e ble një paqetë cigare, sepse prapa kësaj qendron pasuria e tij milonshme e fitueme nga puna”dibipruese e hajnisë dhe plaqekitjes se paras se popullit”. Për këtë ai vetë patë deklaruar se çdo kush sot i ka nga 2-3 milion euro duke ironizuar me qytetarët te cilët qe për shumë vite po ikun nga Kosova për te siguruar kafshatën e gojës jasht vendin.

Kjo pra është historia e një denimi të një peshku te madh e cila mund te ndodhë vetem në Kosovë, sepse gjykatat tona edhe pse i zene peshqit e medhënjë nuk guxojnë as në gjykatë te ballafaqohën me ta për pasurit e tyre.