Vladimir Duraj
E kam thene edhe nje here tjeter se une dhe Dash Hoxha, vellaj i gazetarit te mirenjohur te news-24, Bashkim Hoxha, kemi lexuar gazeten qysh 6 vjec, pa hyre akoma ne shkolle.
Ishim fqinj me te,ne nje pallat ngjitur me pallatin ku ne katin e pare te te cilit ndodhej libraria e qytetit.
Pikerisht aty na vune ne gare mua dhe Dashin, duke na kerkuar te lexonim pjese te ndryshme te gazetes se dites. E mbaj mend si sot ate dite kur une dhe fqinji im lexonim pjese gazete perball disa te rriturve te apasionuar pas librit dhe leximit.
Mbase kjo vecori e femijerise ndikoj qe lidhja ime me librin dhe leximin te ishte permanente, pjese imja e konsiderueshme deri ne mbarim te shkolles e fillimit te punes.
Biblioteka e qytetit tim,dhe me pas ajo kombetare ne Tirane kur shkova per studime ne politeknikum,ishin ambjenti qe frekuentoja me shume se gjithcka tjeter.
Por edhe blija libra,sidomos sa isha ne 8 vjecare. Nuk i rezistoja dot titujve dhe kopertinave intriguese,ndaj e blija dhe lexoja librin pa pritur qe ai te mbrrinte ne biblioteken e qytetit. Kisha bere nje pakt me tim at,sa here te merja noten 10 ne shkolle aq here do te me jepte nje 10 lekshe. Dhe une nuk e kisha veshtire per te mare 10-a,keshtu qe me krijohej mundesia per te blere liber kur doja.
Mes nje akulloreje apo byreku,dhe blerjes se nje libri, zgjidhja shpesh here kete te dytin.
Ne fakt,vec vecantise se leximit ne moshe fare te vogel,une nuk beja perjashtim nga te tjeret persa i perket trendit te te lexuarit.
Libri dhe Leximi ne ate kohe ishin kthyer ne nje fenomen normal, e per kete mjaft qe te shihje frekuentimin e librarise dhe bibliotekes.
Sapo vajta ne shkolle ne Tirane,biles qysh javen e pare,shkova e u regjistrova ne biblioteken kombetare,duke u bere me pas nje nga me te rregulltit e asaj biblioteke.
– Shume shpejt i sjell librat,i lexon apo i shikon ti? – me thote ne nje rast sportelistja.
– I ha fare,thuaj,e qe ta maresh vesh se c’bej me to,po te tregoj permbajtjen e ketij qe po dorezoj – i them sportelistes,e pa pritur aprovimin e saj filloj te tregoj brendine e librit ne fjale.
– Boll me kaq,duket qe i lexoke dhe me laps ne dore si i thone,por si ja bene me mesimet,librat mund te te demtojne – me nderpret sportelistja.
– Une them se me ndihmojne,per te penguar as behet fjale – i them.
Ne nje rast tjeter,nje apo dy vite me vone,i kerkoj romanin “Sekreti Ushtarak” pasi i dorezova romanin “Edhe i vetem trim ne lufte”.
– Nuk mund ta jap,neser ne oren 16:00 vjen e mer dikush tjeter qe une ja kam premtuar – me thote mikja ime e mire.
– Une po e kerkoj sot,neser ne 15:59 minuta e ke ketu – i them.
– Eshte gjithe ky liber,jane 700 e ca faqe,nuk mund te lexohen per nje dite – me thote sportelistja e dyzuar nese duhet ta ma jepte apo jo ate liber.
– Them se do ta lexoj,por edhe nese jo,do mjaftohem me aq sa te mundem….e sigurt eshte qe vij e sjelle ne oren e caktuar – i them.
Mora librin dhe fillova ta shfletoj sapo futa kembet tek porta kryesore e shkolles. Aq shume me terhoqi,saqe hera heres dikush nga shoket nuk menjanohej per te mos u perplasur me mua qe nuk i shqisja syt nga faqet e librit,te cilat ja linin vendin njera tjetres me shpejtesi. Pas pak minutash isha ne dhome i shtrire ne krevat mbi batanije,dhe e gjitha kjo pa i hequr syt nga faqa e librit.
– Ç’roman po lexon,Ladi? – me pyet Cerrikasi Bert.
– “Sekreti Ushtarak” – i pergjigjem.
– Uaaa,mbaroje shpejt se do ta lexoj edhe une – me thote Berti plot gezim.
– Ishalla mbaroj shpejt,se neser ne dreke me duhet ta dorezoj ne biblioteke – i them Bertit pa i hequr syt nga leximi i librit per asnje moment.
– Mbas 8-9 ore lexim pa nderprerje,rreth ore 11 te nates,i jap fund leximit te atij romani voluminoz,dhe pasi e le menjane ate,bej te fle.
– E mbarove re,bjere ketu tani – degjoj Bertin tek me thote me ze te ulet per te mos shqetesuar shoket qe flinin.
– S’paske fjetur ti,mos do rrish gjithe naten duke lexuar,ti nuk je c’mendur akoma,apo jo? – i them Bertit ndersa i zgjasja librin.
– Epo gjithe diten e lexove ti,nata me mbeti mua – ma kthen Berti e ne moment fillon leximin.
Rreth ores 6:30 Berti mbaron se lexuari rreshtin e fundit te faqes se fundit te atij goxha romani,dhe me syt e fryre nga leximi dhe pagjumesia,me jep librin duke me thene: – Ja vlente nata pa gjume.
– E di, ndaj edhe te mirekuptoj – i them shokut tim te mire.
Rreth ores 15:30 nisem nga shkolla per ne biblioteke,dhe per rreht 20-25 minuta ndodhesha perball mikes sime sporteliste.
– E lexove te gjithin? – me pyeti e habitur ajo.
– Te gjithin,dhe jo vetem une,bashke me mua edhe nje shok imi e lexoj per gjithe naten – i them sportelistes.
– Ju qenkeni te cmendur – me thote me dashamiresi dhe buzeqeshje mikja ime e mire.
– Jo vetem ne,shihe sallen e leximit te mbushur plote e perplot dhe ne perditeshmeri – ja kthej, edhe une me buzeqeshje.
E gjithe kjo histori mu kujtua sot, kur per here te dyte brenda pak ditesh shoh dy te rinj, djal e vajze simpatik, tek qendrojne prane nje stende te mbushur me libra.
Ne stende qendronte dukshem nje pllakat ku shkruhej “Libra falas”, dhe dy te rinjte prane saj ngjasonin me engjejt e diturise.
Kalonin prane tyre njerez te ndryshem, nxenes shkollash, te rinj e te vjeter, dhe asnje nuk ndalonte per te pare c’permbante ajo stende. U ula perballe tyre per te pare nese dikush do te ndalte e te pakten do te shihte c’libra kishte ne stende, nese nuk do te merte dhuraten e engjejve te diturise.
Pas afro 1 ore qendrimi perballe te rinjve dhe stendes se tyre me libra, u ngrita per te shkuar nga isha nisur me mendimin e trishte se “Nese Dituria refuzohet edhe kur ofrohet falas, ajo shoqeri eshte drejt degradimit”.
Dhe mendja me shkoj tek koha ime, kur per te blere nje liber linim pa blere akullore, lodra dhe hera heres ndonje bluze per tu veshur.
Ndaj mu kujtua historia qe tregova me siper, histori qe edhe pse eshte reale e me ka ndodhur mua, mund ti rrinte bukur cilitdo te kohes sime.
Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar