Të nderuar Miq e Përkrahës,
Sot, Sekretari i Shtetit i SHBA-ve Anthony Blinken është takuar me Ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias për të diskutuar cështje të interesit për të dyja vendet, duke përfshirë edhe gjendjen në Ballkanin Perëndimor.
Vetëm tri ditë para këtij takimi, më 11 tetor 2021, ish-Kongresisti Joe DioGuardi, Kryetar i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, i dërgoi letër Presidentit Biden një letër për dy cështje kryesore për të cilat SHBA duhet t’i bëjnë presion Greqisë për të vepruar menjëherë: njëra, për ta njohur Kosovën si shtet i pavarur, dhe e dyta, për ta shfuqizuar “Ligjin për Luftë me Shqipërinë nga viti 1940.”
“Kam rezerva të mëdha për rolin e Greqisë në rajon, dhe po shpresoj se cilado iniciative madhore diplomatike SHBA-Greqi nuk do të ndërrojë balancin e forcave në Evropë Juglindore, duke e kthyer Greqinë në një lloj “bosi të Ballkanit.” Deri më sot, Greqia ende nuk e ka njohur Kosovën, dhe refuzon ekzistencën e minoriteteve etnike në territorin e vet,” ka shkruar DioGuardi. Ai po ashtu ka shtuar: “tutje, deri më sot Greqia ende e mbanë ende në fuqi Dekretin e vitit 1940 për Statusin e Luftës me Shqipërinë, përkundër faktit që Lufta e Dytë Botërore ka përfunduar para më shumë se 75 viteve.”
Në këtë letër, DioGuardi i kërkon Presidentit Biden që të drejtojë “Departamentin e Shtetit t’i përcjellë qeverisë greke insistimin amerikan që Greqia të anulojë menjëherë dhe pa asnjë kusht dekretin 2636/1940 mbi Statusin e Luftës me Shqipërinë,” duke i rikujtuar atij së “si kampion të së drejtës ndërkombëtgare dhe lirisë në botë, SHBA-të kanë kapacitetin për të vënë presion dhe për t’ia imponuar Greqisë rregullimin e këtyrë cështjeve.”
DioGuardi dhe Biden kanë shërbyer bashkë në Kongresin e SHBA-ve gjatë viteve të 1980-ta. “Sic e deni, ne kemi dekada të punës së përbashkët nga e kaluara në përpjekjet tona për të promovuar vlerat politikës së jashtme amerikane dhe për të sjellë paqe e stabilitet në Ballkan. Si rezultat i lidershipit tuaj në Senatin e SHBA-ve atëherë, dhe si President yni sot, SHBA-të gëzojnë respektin dhe popullaritetin më të lartë në vende si Shqipëria e Kosova…,” ka shkruar DioGuardi.
Shtëpia e Bardhë e ka konfirmuar pranimin e letrës në fjalë, një kopje të së cilës mund ta gjeni duke klikuar këtu.
Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane mbetet e përkushtuar për të vazhduar betejën për kauzën kombëtare shqiptare në Washington, DC, dhe e vlerëson lartë përkrahjen tuaj.
Gjithë të mirat,
Shirley Cloyes DioGuardi
Këshilltare për Çështjet e Ballkanit