Mathieu Aref
Jam duke përgatitur një përmbledhje të saktë, të qartë, të plotë, përfundimtare, të panjollë dhe “të padiskutueshme” të të gjitha shkrimeve të mia duke përfshirë tezën time në mënyrë që shkencëtarët dhe historianët e huaj dhe të gjithë historianët apo pseudo-historianët shqiptarë, të cilët e kundërshtojnë tezën time, do të jap pohimet, provat, argumentet bindëse dhe të dukshme.
Kjo do të jetë Dhiata ime e fundit, në të cilën unë nuk do të kem asgjë tjetër për të shtuar. Durim, sepse do të duhet pak kohë, sepse aktualisht kam disa probleme të vogla shëndetësore. Shihemi së shpejti.
Për fat të keq çfarë ka thënë Herodoti për gati 2500 vjet u konfirmua për shekuj me radhë. Në të vërtetë Pellazgo-trako-iliro-shqiptarët, jo vetëm janë nënshtruar (duke përjashtuar 25 vitet të Gjergj Kastriotit) para pushtuesve të huaj (helenet, romakët, sllavet, bullgarët, hungarezët, bizantet dhe osmanët). Ata kanë braktisur praktikisht vendin e tyre, në favor të helenëve dhe sllavëve (nga trojat e tyre mbetin sot vetëm 10% !), emigrimi në mbarë botën, luftimi për të tjerët dhe shumica janë bërë të famshëm për llogarinë e të tjerëve (perandorë, mbretër, gjeneralë, mercenarë, ushtarë emeritë, arkitektë, inxhinierë, mjeshtër të aftë, piratë, mafioza, tradhtarë, katila, etj., etj.): çfarë kanë bërë për vendin e tyre dhe Atdheun e tyre? Pothuajse asgjë.
Për pesëdhjetë vjet kam studiuar me kujdes historinë e « kaluar » të Pellazgëve, të parët shumë të lashtë të Shqiptarëve, ai popull i lashtë që ishte në zanafillën e të dy qytertërimëve të mëdha evropiane (helene dhe romake): kam theksuar dhe vlerësuar prestigjin e tyre.
Kjo është ajo që më ka interesuar më së shumti gjatë jetës sime dhe studimeve të mia, sepse pas këtyre paraardhësve prestigjioze nuk kemi se çfarë të mburremi. Unë jam kasneci i të parëve tanë prestigjiozë, por edhe sulmuesi kritik i pasardhësve të tyre. Pikë.