S’di a vjen edhe Çuni me t’pa, se erdha dy herë, por m’shkoi Çakorri!

0
646
Ramushi - majëbjeshke

Ba me ardhë kësaj radhe, dro se shkon edhe Boletini!

Nga: Çun Lajçi, Revista Drini20 Korrik 2019

Mos vajtoni si për Enver H!

Ramush

T’erdhi ftesa dhe e pifsh për shnet, thoshte kushërini im Ramiz Kelmendi, jo Elkosi jo, e nami tybe n’asht ba!
Shko burr si gjithë të tjerët, se prap kthehesh qysh je kthye!
Veç mos u mrrol, se ftesën ta çoi Demarkacioni i gabuem!
( Edhe Ali Gucisë thonë ia hangër kryet! )

Ndaj merri me veti qata 82 deputetët, që votuen për Çakorrin, bile qata që putheshin prej gëzimit, as mos i kthe!
Ta çoi gjarpni ftesën o Ramush, se ia dhe të drejtën e dialogut, ate që ty të takonte!
Ta çoi vota jote për Specialen n’Kuvend!

Për këto pikëllohu Ramush, jo për ftesën, as për postin, se veç hije ishe, e me hije nuk sundohet! Pikëllohu për Kosovën – peng i kajtjes suaj kolektive, e i s’keqes!

Edhe thuju mediave: Mos t’vajtojnë si për Enver H., se ti kthehesh prap qysh je kthye – pa therrë n’kamë!

Eh more Ramush, prap Haga, prap Strasbourgu, e munden shqiptartë prap varg me t’pa!
Por s’di a vjen edhe Çuni, se erdha dy herë, por m’shkoi Çakorri! Ba me ardhë kësaj radhe, dro se shkon edhe Boletini!