Pirro Prifti
– pasojë e përplasjes Rusi-NATO
Përçatjet nuk kanë të sosur, dhe mesa duket po ndodh si në rregullin e rrëzimit të Dominove; gradualisht me prishjen e komunizmit dhe më fitoren e demokracisë perëndimore në Europën qëndrore dhe lindore, madje dhe në Rusinë ish komuniste, krahas ngritjes së ekstremizmit islamik si pasojë e boshllëkut shpirtëror dhe zhgënjimit nga idetë utopikë të komunizmit i cili në realitet ishte e kundërta e `lugës së florinjtë me të cilën do të hanin njerëzit`, krahas rënies së ekstremizmit islamik por përhapjes për herë të tretë të Islamit në Perëndim, BE, SHBA, Kanada, Australi, e cila po shoqërohet me degjenrimin kishtar katolik ku mijra priftërinj katolikë pedofilë vite me rradhë mesa duket pa e ditur nxitën përhapjen e LGBT-ve, e cila predikohet nga demokracia perëndimore si `te drejta dhe liri të njeriut` kur në fakt ato janë perversitete seksuale madje nga më të ndyrat, krahas përpjekjeve në emër të demokracisë perëndimore u nxit shkatërrimi i disa shteteve afro-aziatike si Libia, Tunizia, Siria, Egjypti, Iraku, Afganistani, Jemini, tani po shohim edhe ndarjen e Orhtodoksisë e cila në dukje ishte e pathyeshme.
Kjo po ndodh midis Ukrainës dhe Rusisë, dy vëndeve të një gjuhe e të një Religjioni, në emër përsëri të demokracisë perëndimore të LGBT-ve, dhe të degjenerimit moral.
Ka disa kohë që nga takimi më 19 qershor 2016 të të gjithë Primatëve të Kishave Orthodoxe të botëstë mbajtur në Katedralen e Shën Mina-it Heraklion, Kretë, https://www.holycouncil.org/, e deri para tre ditësh kur Kisha Orthodoxe Ruse e drejtuar nga Patriarku Kirill lajmëroi se i ndërpreu marëdhëniet me Kishën e Kostandinopojës, që edhe bota Orthodoxe pëson schizmën e saj sigurisht për arësye të presionit politik të shkaktuar nga përplasja Rusi -Ukrainë që pas vitit 2014 pas Aneksimit të Krimesë nga Federata Ruse.
Kjo schizmë apo përçarje e madhe Midis Romës së Tretë (në fakt kështu quhet Moska pas Kryeqëndrës katolike në Vatikan dhe Qëndrës Orthodoxe në Stamboll, por që nga ana Religjioze mban emrin e Kostandinopojës) dhe Kostandinopojës apo Stambollit të sotëm, në fakt i ngjan një luftë midis Goliathit Orthodoks për qindra milionësh besimtarë orthodokse të Rusisë me në krye Patriarkun Kirill, dhe të kishave lindore sllave dhe aziatike të Kinës, Japonisë, në SHBA, etj, apo me Qëndrën e vjetër `fantazmë` të Kishës qëndrore të Kostandinopojës me në krye Bartholomeun i cili nuk ka më shumë se 2000 besimtarë në Stambollin prej 12 milion banorësh, por që ka influencë në disa kisha orthodokse në Europën qëndrore dhe lindore ashtu dhe në Shqipëri.
Ndërprerja e marëdhënieve po ta shohësh nga ana politike dhe gjeostrategjike e fuqive të mëdha europiane dhe Rusisë, është psaojë në fakt e përplasjes së egër në Ukrainë në të cilën grushti i shtetit që largoi Presidentin e zgjedhur Janukoviç, prorus, i cili u largua me dhunë nga pushteti në shkurt të vitit 2014 nga një kryengritje e armatosur në Kiev ku u vranë rreth 1.000 vetë.
Interesat e BE dhe SHBA për të përfshirë Ukrainën në BE dhe NATO, nuk kanë pushuar që nga shpërbërja e BRSS, në të cilën Republikat ish sovjetike fituan pavarësinë në një moment lëshimi spektakolar të Gorbaçovit ndaj Perëndimit, i cili përmëndi në një takim me kancelarin Kohl se…` kjo lojë shahu ishte e humbur për Rusinë, kështu që duhet filluar një lojë tjetër…`.
Ukraina e fitoi indipendencën në 5 dhjetor të 1991 duke u drejtuar në atë kohë nga anti-Rusi Kravçuk, dhe që atëhere në Ukrainë pati dy rryma të fuqishme; njëra pro-europiano perëndimore dhe një proruse.
Krahas hezitimit të BE dhe SHBA për të përfshirë zyrtarisht Ukrainën si anëtare të BE dhe të NATO-s, për shkak të marëveshjve të bëra nga Gorbachov dhe Reagan në Rekjavik, marëveshje të cilat ishin midis `xhentëlmenësh`, ku BRSS nëpërmjet Gorbaçovit pranonte dështimin e Komunizmit dhe shpërbërjen e BRSS duke lënë të lira pa luftë të gjitha vëndet komuniste të bllokut lindor dhe qëndror së bashku me shpërbërjen e BRSS dhe të Traktatit të Varshavës, duke lejuar unifikimin e dy Gjermanive, me kusht që SHBA dhe Tregu Europian të mos ndërhynin politikisht në këto vënde dhe as të futeshin në NATO.
E vërteta qëndron se Rusia e mbajti fjalën, kurse Presidentet e mëvonshëm të SHBA, dhe BE që u formua më vonë nuk e mbajtën fjalën, dhe filluan përsëri ndërhyrjet në jetët politike të vëndeve të ish-Bllokut sovjetik. Me kalimin e viteve, SHBA dhe BE, mbajtën nën presion dhe ndikuan që Rusia të qëndronte e dobët ekonomikisht dhe ushtarakisht dhe – nën emrin e Demokracisë, të drejtave të njeriut, duke ushtruar presion mbi Ukrainën, e cila në fakt mbetet një nga vëndet më të fuqishme të bllokut ish sovjetik qoftë me popullsi e qoftë me mbushjet bërthamore që pati nën zotërim menjëherë pas shpërbërjes. Përplasja arriti kulmin në dhjetor 2014 kur Janukoviçi u largua nga Predienti pas grushtit të shtetit.
Zgjedhjet e mëvonshme vendosën President Poroshenkon, një antirus i tërbuar. Ukraina duke patur në përbërjen e saj rreth gjysmën si rusisht folës por vetëm 30% me origjinë ruse, Kievi duke qënë vatra e Orthodoksi së Rusisë dhe Ukrainës, duke patur në pjesën perëndimore popullata katolike shumica dërrmuese e të cilave janë polakë në varësi të Vatikanët, Ukraina u bë vatra edhe e një lufte të re; asaj fetare. Kisha Orthodokse Ukrainase në varësi të Rusisë, kërkoi ndarjen tek Patriarku i Kostandinopojës Bartholomeu, me qëllim që të bëhej një Kishë Orthodokse e pavaruar (Autoqefale) nga Moska, por duke shprehur gadishmërinë të bëhet edhe Kishë Unite, – pra e varur nga Vatikani. Ka plot Kisha të tilla Unite në Europë dhe në botë, përfshi dhe kishën arbëreshe e cila është e ritit lindor por e varur nga Vatikani.
Përfaqësuesi i kësaj Kishe Orthodoske Ukrainase me emrin Filaret, nuk e njohu varësinë nga Moska dhe kritikoi Presidentin Putin në 2014 duke e quajtur atë `të poseduar nga Satanai`.
Duke e kuptuar se krahas rivalitetit ushtarako-ekonomik dhe politik midis Perëndimit dhe Rusisë, në mënyrë paralele rivaliteti midis Vatikanit dhe Romës së Tretë (Moskës), ka shpërthyar po aq ashpërsisht duke tentuar përçarjen në mënyrë identike sipas parullës romake `divider et impera`. Kremlini e ka ndjekur me kujdes përprlasjen midis Kishave orthodokse Ruse dhe Ukrainase dhe zyrtarisht ka komunikuar se megjithse Shteti është laik dhe nuk në përzihet çështjet kishtare , ai (Kremlini) është kundër çdo ndarjeje të Orthodoxisë.
`Natyrisht për Moskën dhe krejt botën Orthodoxe botërore, i vetmi skenar i preferuar është ruajtja e Unitetit të Botës Orthodokse`, deklaroi një përfaqësues i Kremlinit para disa ditësh)
(https://www.telegraph.co.uk/news/2018/09/15/russian-orthodox-church-cuts-ties-constantinople-patriarch-bitter/).
Historikisht dihet që Kisha Ruse Orthodokse u themelua nga Apostulli Andrea i cili erdhi nga Skithia dhe kolonitë greke të brigjeve veriore të Detit të zi, dhe Peshkopi i Parë u dergua nga Kostandinopoja në Novgorod rreth vitit 866-867, por Princi i parë orthodox rus ishte Princesha Olga e cila ishte zotëruese Kievan Rus në vitin 945-957në të cilin u vendos Mitrooplia e parë ruse.
Kjo Kishë u njoh si e pavaruar (Autoqefale Orthodokse) de facto nga Kostandinopoja, vetëm në vitin 1448 dhe formalisht me Tomos në vitin 1589.
Pa shumë përplasjesh, sidomos pas pushtimit mongol ku kisha u çvendos në Sarai- kryeqytet i `Golden Horse` mongol, pas përplasjeve dhe luftrave me Kishën Katolike, Kisha Orhtodokse ruse filloi ekspansionin e saj në kohën e Katerinës së madhe.
Në 1914 Kisha ruse kishte 55173 kisha dhe 550 manastire. Pas revolucionit te Tetorit e deri në 1989 mbeten pa u shkatërruar vetem 6893 kisha dhe 18 manastire. Kisha Orthodokse Ruse po e rimerr fuqinë e saj duke u shtrirë edhe në Kinë Japoni, SHBA, madje edhe sipas një marëveshjeje të vitit 2007 duke bashkëpunuar me Kishat orhtodokse ruse jashtë Rusisë (https://en.wikipedia.org/wiki/History_of_the_Russian_Orthodox_Church).
Është për tu marrë në konsideratë toleranca religjioze dhe bashkejetesa fetare midis myslimanëve dhe orthodoksëve si në Shqipëri ashtu dhe në Rusi, madje në të gjitha vëndet e Europës lindore dhe Qëndrore, në të cilën këto dy komunitete të fuqishme fetare kanë bashkëjetuar gjatë së bashku por që kanë vuajtur njëlloj në komunizmën.
Mesa duket, popujt dhe komunitetet e kanë gjetur gjuhën e përbashkët në mjerim pra, jo çdo gjë e keqe – është e keqe; ka dhe ajo pasoja pozitive si në rastin e bashkëjetesës fetare, gjë që e cila vërteton thënien e famshme `ishim mirë kur ishim keq`.
Përçarjet religjioze si kjo që ndodh midis Rusisë dhe Ukrainës nuk i sjellin asgjë të mirë popujve të këtyre dy vëndeve përveç se fatkeqësi dhe luftra.
Le të shpresojmë në të kundërtën- të shpresojmë për Paqen.