S’bëhet politika e re, me kastën e vjetër

0
518
Ibrahim Kabili
Ibrahim Kabili

Ngjarjet e njëpasnjëshme që po ndodhin kohët e fundit në Kosovë të ngjallin neveri. Dashje pa dashje këto “politikanë” na e kanë bërë jetën të besdishme me idiotësitë e tyre politike. Hiqen si “baballarët” e kombit, “shpëtimtarë” të tij, si “krenaria” jonë etj. Gjepura! Iluzione! E si mund ta mendosh kështu klasën e vjetër politike të Kosovës? Si ka mundësi që këto fytyra të vjetra në politikë grinden mes njëri tjetrit, vetëm për pushtet? A nuk dinë këto pelivanë të bashkohen për çështje madhore? Po sigurisht! Dinë! Po përse veprojnë kështu këti njerëz të “mirë”? Çështë kjo miopi e thellë politike? A e dini me cilin keni të bëni? Në rast se po, mos i konsideroni udhëheqësit e Serbisë me të cilët po përballeni në dialog si njerëz që mud ta “hanë” sapunin për djathë.

Dhe, kësaj radhe, meqë jeni dhe “ju” në bisedime, do lëshojnë pe. E kundërta është e vërtetë! Po ju ndajnë, po ju përçajnë, po ju “coptojnë” me njëri tjetrin, po bëjnë rolin e viktimës, dhe në fund dalin të fituar. Fatkeqësi e madhe! Përse kaq iferior ju, zotërinj politikan? Atë që nuk e realizuan dot në luftë po jua “grabisin” në paqë. Po ju mundin në paqë me ato palo marrveshje të nënshkruara nga këto politikan “grabitqar” shqip folës. Sa keq! E keqja e shqiptarëve janë vetë shqiptarët, thonte dikur Konica i madh. Sa aktuale tingëllojnë këto fjalë sot në Kosovë! Nuk duhet me u habit gjithnjë ka patur shqiptar të shitur që i kanë shërbyer armikut! Një gjë është e sigurtë, në mos herët, vonë, populli u a ka treguar rrugën, vendin! Etja për pushtet i verbon këtë “takëm” njerëzish, i kthen në esadistë, rrahmanistë, hasanistë dhe sa e sa – istë të tjerë.

Për mua vendimi që dha Gjykata Kushtetuese me datën 28.05.2020, qe i pritshëm, por pa asnjë dyshim, jo i drejtë. Jo i drejtë, në mendimin tim, pasi u shpërfill verdikti i popullit, u deformua vota qyterare. Jo i drejtë pasi vite më parë kjo Gjykatë për të njejtin problem dha vendim tjetër. Jo i drejtë pasi Gjykata përdori standart të dyfishtë. Përse vallë kështu? Pyetja është retorike, dhe përgjigja po kështu, vendimi u mor nën trysninë e Thaçit dhe mban vulën e tij. Në këndvështrimin tim ky vendim është i padrejtë pasi shpërfill votën e sovranit, popullit, qytetarëve. Sovrani votoj bindshëm Vetëvendosjen, dhe si parti e parë, ajo duhet të ishte pjesë e qeverisë.

Këtë ja pamundësoj presidenti Thaçi me Mustafën të ndihmuar edhe nga Haradinaj, Limaj dhe Veseli. Ai e kishte rival Kurtin dhe mund të punonte të punonte me një kryeministër të formatit të tij. Ai qe i ri, intelektual, energjik, jo i korruptueshëm dhe i vendosur në mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës. Bashkë me Mustafën bënë mocionin, dhe realizuan rrëzimin e Qeverisë. Kjo është një lojë e pisët politike! E kam thënë dhe herë tjetër, e keqja më e madhe e politikës kosovare është presidenti. Bëmat e tij në politikën e Kosovës të lenë një shije të hidhur! Tezat e “tij” alla serbe për: Ndryshim kufijsh dhe shkëmbim territori janë të pa pranueshme. Në rastin më të mirë është një injorancë politike, dhe në rastin më të keq tradhëti kombëtare. Po si mund të arrijë një shqiptar, dhe aq më tepër presidenti, të shprehet se Veriun na e ka dhënë Rankoviçi?

Kjo nuk ka shpjegim tjetër, veç asaj të shitjes të interesave kombëtare, shitjes së vendit për interesat e veta politike. Kujton i “shkreti” se do ti shpëtoj drejtësisë! Në rast se ai ka bërë krime lufte një ditë do jap llogari, do përgjigjet! Turp për të, si ish drejtues politik i UÇK-së, si president, dhe, më shumë turp për mbështetësit e tij! Kur vendi digjej në luftë, kur serbët bënin gjenocid ndaj popullsisë civile, kur u zhvendos rreth një milion shqiptar nga trojet e tyre etnike, Rugova takohej me Millosheviçin! Kjo sot është e trishtë dhe krejtësisht e pa pranueshme. Pikërisht pazari i fëlliqur bëhet me Isën, pasardhës i “largët” i Rugovës nga LDK-ja. Politikan i vjetër, me lidhje me regjimin e vjetër ish jugosllav dhe përgjegjës për 3% e luftës, dhënë nga diaspora për UÇK-së etj.

Isa nuk ka moral të nxjerr jashtë loje Osmanin, një politikane të re, shumë idealiste, me mbështetje të gjërë popullore dhe e pozicionuar qartë kundër, ndarjes! Burrëri dhe besë është kjo?!. Më keq për Haradinajn! Ish komandanti i Rrafshit të Dukagjinit për UÇK-në, të bëhet palë për shkarkimin Kurtit!? Përse? Për pushte! Nga ky nuk pritej një qëndrim i tillë! Ky si “viktimë” e taksës nuk duhej të bëhej palë për rrëzimin e Kurtit. Për të kjo është e pafalshme. E pa falëshme duke u nisur nga kontributet në luftë, dhe vënja e taksës si kryeministër. Kjo është absurditet! Mendoj se do paguj shumë si politikan në të ardhmen, për këtë problem. Kjo mund ti kushtoj dhe karrierën e tij politike në të ardhmen. Të votosh për të sjell në parlament listën Serbska, për të është e pa falëshme, aq më tepër kur është familje dëshmori e ka dhënë kontribute të mëdha në luftë. Kjo është punë e tij!

Po kështu dhe Limaj, ish, komandant në UÇK, bëhet palë në rrezimin e Qeverisë Kurti, dhe pjesë e Qeverisë Hoti! Sa politikan të etur për pushtet! Nuk do tja “dijnë” ish komandantët për shtetin e ri dhe shumë të brishtë të Kosovës. Sot, pas kaq vitesh për ish komandantë e UÇK-së shtohet pyetja: Për se luftuat o komandant të nderuar të UCK-së? A i keni përmbush idealet e luftës për liri e pavarësi? Si mund të bini pre e pushtetit, duke dëmtuar ekstremisht shtetin? Aq më keq duke bashkëpunuar me listën Serbska! Këto janë paradokse shqiptare, që të kohës së rendit feudal! Nuk e duron më Kosova emrin “Kosovo” dhe ndarjen e saj në feude, siç po veproni ju. Ne që nuk kemi luftuar, kemi qenë me mendje, zemër dhe shpirt me Kosovën, luftën e lavdishme të UÇK-sê, kundër pushtuesve serb. Ndjejmë neveri për veprimet kontraverse të disa politikanëve të Kosovës.

Këto janë disa nga problemet më të mprehta, për situatën aktuale në Kosovë. Nuk është qëllimi për të ngjall urrejtje dhe derdhë mllef ndaj këtyre politikanëve. Me veprimet dhe mos veprimet e tyre ato po e çojnë ujin në mullirin e vjetër të Serbisë. Ajo është dhelpër e vjetër dhe tepër dinake! Mos bini në kurthet e saj. Ju e treguat veten luftë. Gradualisht, pa u ndier, hap pas hapi, deri në çbërje të shtetit, po humbni dhe paqen. Urojmë të jetë e kundërta! Por situata nuk flet për ju! Lereni politikanët e rinj Kurti dhe Osmani ti dalin zot Kosovës. Ju e kryet misionin e nderuar si ish komandantë në luftë. Misioni juaj tani, ka përfunduar.

Të gjithë çka folëm më sipër i përket së shkuarës. Kuvendi tani do votëbesoj Qeverinë Hoti. Uroj që qeveria e re të mos i marrë votat në Kuvend! Jo se kam ndonjë problem me figurën e Hotit. Ai i përket kastës së re të politikanëve, por nuk do e lejojnë “ustallarët” e vjetër që të punojë. Edhe në rastin se mund të marrë votbesimin në Kuvend, ai do ketë fatin e dy qeverive paraardhëse. Këtij, vetëm një herë i jepet mundësia të jetë kryeministër. Le të tregohet vetvetja dhe të mos shndërrohet në një qeveri “patericë”, e Isës, vetëm për të nënshkruar marrveshjen! Ky është misioni që i kanë vënë “padronët” e tij, pse jo indirekt, dhe Serbia.

Që Avdulla Hoti ta shtyj ca dit apo muaj, me nder, si kryemonistër duhet:
● Të mbaj në fuqi reciprocitetin e vendosur ditët e fundit, nga qeveria Kurti, ndaj Serbisë.
● Të përgatitet mirë për dialog me Serbinë, të heqë Thaçin si kryenegociator, të marrë kryesimin e bisedimeve dhe mos të lëshoj pe ndaj Serbisë.
●Të mos preket shtetësia e Kosovës, të mos ndryshohen kufijtë dhe në asnjë mënyrë të mos bëhet shkëmbimi i territoreve.
● Të rishikohen të gjitha marrveshjet e dëmshme të Kosovës me Serbinë.
● Të hedhë poshtë me neveri “minishengenin” Ballkanik.
● Të luftoj, si dhe Kurti, nepotizmin dhe korrupsionin në administratë, që e bënë të modës ish komandantët në qeveri.
● Të marri masa ekonomike për ndalimin e hemoragjisë së ikjes së shqiptarëve.
● Të kërkoj nga Serbia dëmshpërblimet e luftës, ta bëjë atë të kërkoj ndjesë për krimet e kryera dhe të rikthej të pagjeturit e luftës që gjenden në Serbi e gjetkë.

Këto janë disa vija të kuqe që qeveria Hoti nuk duhet ti shkelë. A mund ti zbatoj ai këto? Jo dhe vetëm jo! Ka shumë pengesa përpara! Ja kanë minuar fushën! Por le të mos paragjykojmë, dhe mundet ti zbatoj. Le të shpresojmë! Kjo është më e mira. Po nuk arriti ti zbatoj ai, le t’jua lërë vendin dyshes simpatike në politikë, Osmani-Kurti. Këto pavarësisht se janë vënë në shënjestër dhe po sulmohen egërsisht nga medio, gazerar dhe analistë të tipit”Haxhiu” me ” kompani”, kanë një mbështetje mbarë popullore të admirueshme. Falë kësaj mbështetje Kosova do të dalë nga kjo katrahurë ku e ka çuar politika dhe politikanët e papërgjegjshëm.

IBRAHIM KABILI
Tiranë më 02.06.2020