Sapo keni lënë duhanin? Ja 5 këshillat për një shëndet më të mirë

0
862

Revista Class, 16 MARS 2018

Pirja e duhanit krijon varësi në metabolizmin e personave që e konsumojnë duke bërë që ndërprerja e konsumit të bëhet e pamundur. Nikotina është substanca që pirja e duhanit të ofron, por nëse dikush nuk e konsumon duhanin trupi e krijon vetë nikotinën, e në momentin që nis konsumin e duhanit trupi nuk e siguron më këtë substancë.

Pirja e duhanit ul ndjeshëm edhe shijimin e ushqimit dhe oreksin, ndaj nëse keni vendosur të lini duhanin ne po ju ndihmojmë me disa këshilla se si të rregulloni metabolizmin tuaj dhe të pastroni sitemin imunitar, duke u ushqyer pastër e në mënyrë të rregullt.


Hani shpesh

Mos kini frikë për të ngrënë më shpesh se më parë, kjo është pikërisht ajo që trupi juaj ka nevojë tani! Ushqimi pesë herë në ditë do të mbajë metabolizmin tuaj në kontroll, duke ju bërë më pak të zymtë dhe më shumë energji gjatë gjithë ditës. Gjithmonë filloni ditën me një mëngjes të shijshëm e të bollshëm, pasi studimet tregojnë se njerëzit që hanë mëngjes konsumojnë më pak kalori gjatë ditës.


Pini shumë lengje

Duke qëndruar i hidratuar është një nga truket kryesore që do të ju mbajë të shëndetshëm. Uji i pijshëm ju ndihmon të ndiheni të plotë, gjë që ju bën të hani më pak. Rekomandohet të konsumi rreth 8 litra ujë në ditë për ët qenë përherë i shëndetshëm.


Konsumoni shumë proteina

Ushqimet e pasura me proteina mund të rrisin ndjeshëm metabolizmin tuaj në çdo kohë. Vetëm kini kujdes dhe shmangni ushqimet e yndyrshme që shpesh janë të pasura me proteina. Produktet si vezët, mishi, tërshëra, peshku ton, bajamet, kos grek dhe brokoli janë të mbushura me ushqyes dhe proteina me cilësi të lartë.


Përdorni erëza pikante në gatimet tuaja

Ushqimet apo erëzat pikante janë të njohura për të rritur metabolizmin, kështu që mund të jetë një ide e mirë për të shtuar disa ushqime pikante në dietën tuaj, përdorimi i tyre mund të nxisë metabolizmin tuaj për një kohë të shkurtër, duke pasur një efekt të ngjashëm me atë të nikotinës.


Ushtrohuni sa më shumë

Lëvizja është çelësi për të qëndruar i shëndetshëm kur nuk konsumon më duhanin. Kjo është një nga mënyrat më të lehta për të rritur metabolizmin tuaj. Mund të ushtroheni në palestër, të bëni ecje në park apo të ushtroni joga herët në mëngjes.