– 14 Nëntor 2019
Te dashur miq, Këshilli Kombetar Boshnjak me kryetar personalitetin e njohur Sulejman Ugljanin, qe eshte dhe organi me i larte i boshnjakeve, shqiptareve dhe banoreve te tjere te Krahines se Sanxhakut, te drejtat e te cileve jane dhunuar dhe dhunohen nga Beogradi, keto dite vendosi te kerkoje qe:
– Rajoni i Sanxhakut te kete kushtetuten e vet, parlamentin me fuqi legjislative, gjyqesorin, policine, guvernatorin e vet dhe te zhvilloje zgjedhje me mbikqyrje nderkombetare.
Duke mbeshtetur fuqimisht kerkesat e tyre te drejta dhe bere thirrje komunitetit nderkombetar te degjoje zerin e tyre te arsyeshem, si kusht per te kontribuar ne paqen dhe stabilitetin rajonal, ju ftoj te dashur miq te lexoni ketu raportimin e gazetarit dhe veprimtarit te njohur te te drejtave te banoreve te Sanxhakut, Ismet Azizi.