Poeti Zymer MEHANI
PËR TY
(SANDOKANIT – DËSHMORIT TË KOMBIT)
Për Ty zemra duhet të jetë e pastër
Dhe lapsi të jetë i mprehtë
Lavdia të takon, o trim
U ngjite në flamur, për atdheun e shtrenjtë
Për Ty, poetët duhet të shkruajnë
Artistët t’gdhendin në gravurë
Se Ti, veç Ti hasmin e dërrmove
S’iu bëre as vig, e as urë
Për Ty, o trim lirie
Sa kam shumë mall atdhesie
Vetëm ti, vëlla SANDOKAN
Më bën krenar, shqiptar që jam
Për Ty, Vigan Epoke
Vogëlushët po mësojnë çdo ditë
Të quajnë Ty, Yll lirie
Që qiellin e atdheut po e shndrit!
Për Ty, Abedin Rexha
Gjeneral ademjasharian
Dashurinë në zemrën time e ruaj
Si ngjyrat kuq e zi n’xhamadan
Veç Ti, o trim lirie
M’fale ndjenja atdhedashurie!…