SALI BERISHA DUHET TË KËRKOJË TË ZBARDHET E VËRTETA NË INSTITUCIONET E DREJTËSISË SHQIPTARE

0
190
Sali Berisha

Si shihet atdheu nga larg

Shteti kroat e burgosi dhe ia mori pasurinë e vjedhur ish-kryeministrit Ivo Sanader dhe e denoi me nëntë vjet burgim(!). Askush në Koraci dhe në Zagrebin zyrtar nuk mori (non-grata) dhe askush nga shteti demokratik dhe anëtar i BE-së dhe NATO, nuk paraqiti denoncim ndaj Amerikës(sic!).

Nuk i hiqet historia kombëtare dhe demokratike e ish-Presidetit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha për këto vite të “tranzicionit demokratik” të vonuar (sic!) në Shqipëri. Por në këto vite shoqëria civile, mjetet e informimit publik, gazetarë, intelektualë dhe të tjerë e kanë zënë shpeshherë në gojë emrin e Sali Berishës për të bërat e tij në rrafshe të afërta me korrupcionin dhe, si kumbar i kësaj gangrene të kaheve të demokracisë dhe të shtetit shqiptar(sic!).

Nuk është dashtë Sali Berisha të denoncojë sekretarin e shtetit amerikan për paraqitjen e tij zyrtare nga Washingtoni dhe (non-grata) ndaj veprimtarisë tridhjetëvjeqare të tij(sic!).

Sali Berisha është dashtë të kërkojë prej organeve shtetërore të drejtësisë (Prokuroria e shtetit shqiptar), që të nisë hetimet ndaj tij dhe përmes vijës ligjore të drejtësisë shqiptare të dalë në dritë e vërteta për “bëmat ose jo të bëmat” e tij në rrafshin e korrupcionit!

Dhe, tevona, kur të dalë e vërteta atëherë do të ishte e drejta e tij qytetare dhe ish-udhëheqës i shtetit shqiptar të kërkojë nga administrata e shtetit amerikan në Washington të shqyrtojë heqjen e masës ligjore (non-grata) ndaj tij.

E drejta e Sali Berishës dhe zbardhja për të vërtetën (korrupsion ose jo korrupsion) ndaj tij mund të zgjidhet vetëm në institucionet ligjore të drejtësisë shqiptare në Tiranë!

Çikago, 21 maj 2021


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]

Shënim: Sali Berisha e din mirë se çfarë ka bërë në këtë vend. Shumë gjëra edhe mund të mos e implikojnë atë, për mungesë provash, se i ka kryer nga palë të treta, por ka gjëra plot, që mund ta implikojnë atë në të gjitha ato, që akuzohet nga DASH. Prandaj tani që Saliu nuk e kontrollon dot drejtësinë shqiptare, ai e di shumë mirë se po të funksionojë drejtësika tek ne ashtu siç duhet, ai përfundon si Sanader, dhe më keq se ai. Atëherë si e kërkoka Saliu një gjë të tillë? A mori pak a?

Akuzën ndaj Sekretarit Blinken, ai e bën sa për të gënjyer si gjithnjë mbështetësit e tij, sikur ai po bën namin, por një kokërr m. do të bëjë, sepse një gjykatë në Francë nuk mundet ta gjykojë sekretarin amerikan. Meqë drejtësia shqiptare nuk ka mundur ta dënojë Saliun për krimet që ka bërë dhe dëmin e madh dhe të pariparueshëm ndaj shtetit shqiptar e shqiptarëve, Amerika na e mori disi hakun në këtë rast. /AÇ