Sali Berisha dhe familjarët e tij shpallen NON GRATA në SHBA, për korrupsion që ka minuar demokracinë në Shqipëri

0
212
Sali Berisha me familje

Departamenti Amerikan i Shtetit shpall “non-grata” ish-presidentin dhe ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha.

Berishës por edhe familjarëve të tij të afërt, bashkëshortes dhe fëmijëve, iu është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Lajmin e bën me dije Sekretari Amerikan i Shtetit në administratën e presidentit Biden, Anthony Blinken, i cili thotë se vendimet e Berishës “minuan demokracinë në Shqipëri”.

Veprimet korruptive të ish Presidentit Sali Berisha minuan demokracinë në Shqipëri. Sot shpall publikisht Berishën dhe familjen e tij të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA. Ne qëndrojmë të #BashkuarKundërKorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri.”, deklaroi Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken.

Berisha është politikani më i lartë shqiptar që shpallet i padëshiruar nga SHBA.

Vendimi plotë nga Departamenti Amerikan i Shtetit:
https://www.state.gov/public-designation-of-albanian-sali-berisha-due-to-involvement-in-significant-corruption/


Shënim nga Top Channel Albania

Sali Berisha jetoi aq gjatë në politikë sa të shikonte turpërimin e tij dhe fundin si një shpifësi të korruptuar. Atë që nuk bënë dot gjykatat shqiptare, e bëri departamenti i shtetit me një deklaratë me disa rreshta. Ai kishte shansin të hynte në histori si një lider që historia e vendosi në vitet 90 në anën e duhur të saj. Rrëzimi i komunizmit dhe më pas hyrja e Shqipërisë në NATO ishin dy momentet kur Berisha mund të vendoste emrin e tij si lider në historinë e shqipëisë.

Por ai zgjodhi rrugën e rrënimit të figurës së tij. Kishte shansin të dilte në pension si njeri i nderuar por bëri të kundërtën. Në 30 vitet e historisë së tij në politikë ai zgjodhi të ishte një shpifës ordiner, duke prekur jetën e dhjetra mijë personave. Zgjodhi të ishte i vetmi lideri që e futi shqipërinë në krizë. Sakrifikoi kënaqësinë për t’u bërë një lider historik me kënaqësinë që merrte nga shpifjet, vjedha dhe nxitja e dhunës.


MEDIA NDËRKOMBËTARE RRETH SALIUT: