SAKRIFICA E JASHARAJVE – THEMEL I SHTETIT TË KOSOVËS

0
646

Nga Hysen Ibrahimi, Suedi, Förslöv, 22.03.2020

Shaban Jashari me djem Hamzën e Ademin, u dëshmuan se ishin në linjën e interesave kombëtare, u dëshmuan se ishin gjithëçka të gatshëm të flijonin edhe familjet e tyre për pavarësinë e Republikës së Kosovës, si një rast unik në tërë globin tokësor. Madje mund të themi pa mëdyshje ata u shndrruan në sakrificë njerëzore dhe u bënë temë qëndrore para botës perendimore dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të ju dhën shkas për të intervenuar NATO dhe për t’a çrrënjosur këtë farë sllavo-serbe nga Dardania Antike. Tani e 22 vite më parë, i kujtojmë ngjerjet e dhimbshme të familjes Jashari.

Sot kur e kujtojmë sakrificën e familjës Jashari dhe komandantit legjendar Adem Jashari. 5 Marsi i vitit 1998 ishte kthesa e historisë së madhe për Kosovën. Sakrifica e Adem Jasharit me familjen e tij, e tronditi botën, duke shkaktuar edhe habinë më të madhe se çfarë mund të bëjë njeriu për vendin dhe lirinë e tij.

Sulmi mbi familjen Jashari kishin një dimension më të gjerë të Serbisë, e cila tentonte të mbillte frikën mbi popullin shqiptar, por plan famkeq i saj, u shndërrua në projektin për Kosovën e pavarur. Pas krimeve të rënda që kishte bërë ushtria e policia e Serbisë, nuk kishte mbetur më opsion tjetër përveç pavarësisë së Kosovës. Gjaku i burrave, grave e fëmijëve të kësaj familje, ujiti një krijesë të re – themelin e shtetit të Kosovës.

Është folur dhe është shkruar për Komandantin Adem Jashari dhe heroizmin e tij. Do të shkruhet edhe më tutje. Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, në Suedi, ka shkruar në librin “Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi”, për këtë histori të lavdishme të Jasharajve në Prekaz. Shkrimet janë bërë, qoftë drejtpërdrejt, qoftë në mënyrë indirekte, sepse secili krijues kur shkruan tema për kombin e ka të pamundur të kalojë pa e përmendur familjen e Komandantit Adem Jashari.

Ne në mërgatë, në çdo aktivitet, në çdo manifestim në çdo tubim, marrim frymëzimin nga bijtë dhe bijat tona që kanë dhënë jetën për lirinë e vendit tonë dhe ne mburremi me historinë e lavdishme që kemi, sa herë që atë e prezantojmë tek popujt e tjerë, në vendet ku jetojmë.

Lavdi Komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij,
Lavdi të gjithë heronjëve dhe dëshmorëve të kombit
Zoti e bekoftë popullin shqiptar.