Gjykata greke dënon kapitenin e Manchester United
GazetaDita.al, 26 gusht 2020
Harry Maguire i është dhënë 21 muaj dënim me kusht, për sulm dhe ryshfet ndaj policisë greke.
Avokati grek i policëve të sulmuar nga Maguire tha se ylli i Man Utd duhet të ulë kokën me turp, për “shpikjen e një pakete gënjeshtrash” për “shqiptarët që u përpiqën t’i përdhunojnë motrën”.
Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire u përball me katër akuza nga autoritetet greke: sulm, abuzim verbal, sulm ndaj policisë dhe përpjekje për të korruptuar policinë helene.
Vëllai i futbollistit Joe u akuzua gjithashtu për sulm dhe përpjekje për ryshfet ndaj policisë.
Sot edhe 29-vjeçari Christopher Sharman u përball me akuzat e sulmit dhe abuzimit verbal.
Të tre mohuan pretendimet pas përleshjes së pretenduar në ishullin Mykonos, javën e
kaluar.
Harry Maguire nuk ishte në gjyq, megjithëse babai i tij Alan është duke marrë pjesë në gjykimin, që po zhvillohet në Greqi.
Ylli i United, me një vlerë prej 85 milion euro, u kthye në Mbretërinë e Bashkuar, ku ai po bisedon me Gareth Southgate përpara se Anglia të nisë përgatitjet për Ligën e Kombeve.
Maguire, 27 vjeç, u shpall fajtor për sulmin ndaj policisë, abuzimit verbale dhe përpjekjen për të korruptuar policinë greke, pas sherrit të së premtes së kaluar , vetëm disa orë pasi ai mori mbështetjen e menaxherit të Anglisë, Gareth Southgate, i cili këtë pasdite e thirri në skuadrën kombëtare.
Miliona tifozë tani do të shohin nëse lojtari do të mbajë vendin e tij për ndeshjet e muajit të ardhshëm në UEFA League League, kundër Islandës dhe Islandës.
Trajneri i “Tre Luanëve” paralajmëroi se ai mund të përjashtohet, nëse ndryshojnë faktet e informacionit.
Ioannis Paradissis, avokat për dy nga gjashtë policët, e përfshirë në ngjarje, i tha MailOnline: Harry Maguire duhet t’i vijë turp. Ai ka shpikur një paketë gënjeshtrash dhe nuk pati guximin të kërkojë falje”.
“Ai ka fyer oficerët tanë të policisë dhe bashkë me miqtë e tij la tre prej tyre të plagosur. Ata duhej të dërgoheshin në spital, sepse u rrahën brutalisht nga Maguire, vëllai i tij Joe dhe shoku i tyre”.
“Maguire dhe miqtë e tij shpikën një histori për shqiptarët që gjoja i sulmuan të motrën e tij. Unë kurrë nuk kam dëgjuar për ‘mbeturina’ të tilla. Kjo ishte një përpjekje e turpshme për të mbuluar sjelljen e tij të neveritshme. Kjo është një fyerje për shqiptarët dhe policinë greke”.
“Maguire është model, ai duhet të ulë kokën me turp dhe të kthehet në Greqi për të kërkuar falje.”
Po për futbollistin anglez janë shtuar telashet, teksa tashmë është hequr edhe nga përfaqësuesja e Anglisë.
Trajneri Gareth Southgate ka konfirmuar se mbrojtësi i United nuk do të jetë pjesë e ekipit në sfidat e Nation League në shtator ndaj Islandës dhe Danimarkës, kjo për shkak të dënimit të marrë nga gjykata greke.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Sky Sport.
j.l./ dita