SA PARA DUHEN PËR FSHATIN DHE KUSH I JEP?

0
618

Iliriana Koleka

Borgjezët e rinj shqiptarë e kanë marrë veten. E kam fjalën nga paratë. Për ato të shkreta bëhet nami, për vete, fëmijët, nipërit dhe shtatë breza mbrapa.

Po për fshatin, që është pjesërisht pa ujë, drita, rrugë e stacione makinash e traktorësh, kush mendon?
Pasanikët shqiptarë, jo njëherë. Ata s’mendojnë as për nënën e tyre, jo për fshatin.

Një dhëndër pasaniku më tha:
– Pse s’punojnë këta fshatarët, pse duhet t’i mbajmë ne me bukë nga qyteti?
– I mbani ju se paguani paratë e papunësisë? – e pyes dhe e vras mëndjen sa mund të ketë vajtur ndihma sociale në Shqipëri. Para se të ikja unë në Itali, në 1992 ishte 1400 Lekë në muaj, kur kilja e bukës ishte 50 Lekë (i binte të jepnin 1 kile bukë në ditë për 28 nga 30 ditët që kishte muaji).

– Një gjë s’marr vesh – vazhdon dhëndri – vjehri im, në pension, që ka një copë tokë në fshat si baçe, mbjell për qejf e merr domate, kastraveca, mashurka e lloj lloj frutash. Po këta fshatarët tanë pse s’bëjnë të njëjtën gjë.

Harron që vjehri ka pension dhe të mirë, ka shtëpi në Tiranë me ashensor, ka makinë dhe shtëpinë e dytë në fshat e ka me tre kate, të sapo bërë të re, punon baçen për qejf, po sa i jep baçja? Prodhon vërtet po sa prodhon? Vetëm ca perime e fruta për t’i shitur mënt fqinjëve dhëndrit e mysafirëve dhe kaq, kurse fshatarët (shumica) s’e kanë për qejf, po për të mbajtur veten, punën në bujqësi.

– I shkatërruan SMT-të (Stacionet e Makinave dhe Traktorëve) dhe s’ka më traktorë. Përveç kësaj shteti s’jep më fara për mbjellje e plehra azotike për ta bërë tokën pjellore- i them.

Po ky prapë me vjehrin e vet, që paska blerë dhe traktor.
– Sa del nga Tirana, i ke parë rrugët e fshatrave rreth të Tiranës? – i them – s’ecën dot nga gropat. Po mungesën e ujit në fshatrat, që në kohën e Enverit kishin dhjetra çezma e ke vënë re?

– Jo, kam parë ato të Përmetit ngul këmbë djali i qytetit, që e ka vjehrin përmetar.
– Pse përmetarët s’ikën në kurbet, ngaqë s’qisnin gjë si “fermerë kapitalistë”? – ngul unë këmbë.
– Po vjehri, vjehra, nusja ime çupë dhe i vëllai, qenë 10 vjet në Greqi e punuan – më thotë miku.
– 10 vjet në Greqi paskan bërë namin vetë i katërtë, sa të zot këta përmetarët, po ti pse s’bëre namin 10 vjet në Greqi? – vazhdoj unë të gërmoj mikun.

– Unë s’munda të kursej – më thotë me kokën e ulur.
Aha, ti s’dije, apo vjehri kur u kthye nga kurbeti, mësoi të kursente për 4 vjet si drejtor drejtorie në Ministri, në kohën e Salës. “ Kurseu” kaq shumë sa që vuri mullë pë restin e jetës.

Ta lëmë këtë me vjehrin përmetar.
Ç’kam qeshur me një tjetër pasanik shqiptar, që i’u duk sikur kapi qiellin me dron, ngaqë martoi evlatin me një të huaj, me idenë që evlati s’do robëtohej më në punë, se do ta mbajnë tërë jetën me para të tjerët. Unë mendoj që unaza në gisht s’janë bashkëshortët apo bashkëshortet, që të mbajnë, po aftësia professionale e seicilit për të mbajtur veten dhe familjen që krijon. Mu kujtua e veja e Kenedit, që për para u martua me Onazis-in, grekun që shiste armë e fitonte miliarda dhe jeta i shkoi s’ka më keq.

E sa të tjerë njoh, që janë martuar me të huaj të kamur dhe pas ca vjetësh janë bërë pishman.
Dardha e ka bishtin mbrapa.
Ajo që mund t’ju duket sot e bukur, prej parave, nesër mund të dali një llogari pa hanxhinë, se kur bien këmbanat e bie sipari, një zë brënda teje të pyet:
Ç’Bëre a derëzi o a derëzezë për vëndin tënd e për fshatin shqiptar nga e ke origjinën?
Unë i them socialistëve:

– Në doni t’ju mbajnë mënt si PPSH-ja për elektrifikimin e vëndit, paisjen e bujqësisë me stacione makinash e traktorësh, fara, plehra azotike etj., etj., filloni o socialistë me paisjen e fshatarëve me ujë.
Ka mundësi me pak para e me harxhim zero (përveç investimit fillestar, që amortizohet brënda një periudhe të shkurtër) të paisësh fshatrat me ujë, duke e nxjerrë nga ajri.


Ngjan si përrallë kjo nxjerrja e ujit nga ajri, vetëm me energji diellore, por në fakt është realitet.
Hollandezi Ap Verheggen, themeluesi i SunGlacier = Akullbërësit me diell, nxjerr ujë nga ajri me shpenzime zero. Kjo arrihet me mbledhjen e avullit në ajër dhe ujëzimin e tij nëpërmjet ftohjes.

Aparati në formë kubi, përbëhet nga pllaka çeliku të pa oksidueshme të plotësuara me qeliza diellore që prodhojnë energji elektrike të mjaftë për të ftohur një kon të përmbysur, në të cilin formohen rreshje, që pikëzojnë shi.

Tërë puna është të arrish shiun shpejt e pa shpenzime energie. Nevoiten 25 Wat energji për këtë punë dhe për këtë qelizat diellore i zgjedhim, që të prodhonjnë 40 Wat. Del e tepron gjatë ditës, teprica e energjisë ruhet për të bërë rreshje dhe gjatë natës.

Në këtë aparat s’ka nevojë as për elika ftohje, bateri shtesë apo kthyes energjitikë.
Vetëm qeliza diellore dhe punë për ta prodhuar në Shqipërinë tonë të dashur nga atdhetarë të devotshëm.

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar