E kohës
Nëpër këto vite, po e shohim në pikë të ditës se si po shantazhohen vlerat e lirisë e të demokracisë në shtetin e ri të Kosovës.
Boll më mashtrime para Zotit dhe para Atdheut…!
Janë bërë kogja shumë (Burdusha)faqe zi që mashtrojnë popullin me (hajmalitë e shpetimit)në jetë, kur e kur, këta janë gënjështarët më të mëdhenjë para Zotit dhe, nuk e kanë për turp në pikë të ditës në Kosovën e lirë, ata dalin si “shpetimtarë” për fatin e njerëzve me dofarë dokrrash që u ka kaluar koha…!
Boll më mashtrtime me “besimin politik Islam” në Kosovë!
Shteti i Kosovës duhet të veprojë së më parë me Ligjin për besimet fetare ashtu siç veprohet në të gjitha vendet e lira me demokracinë dhe vlerat e saj universale… Feja e ka vendin e vet në shoqëri dhe tek besimtarët. Këtë as sot e askurrë nuk ka kush që e konteston! Mirëpo, feja duhet të qendrojë sa më larg politikës së ditës, sa më larg kutisë së mashtrimeve me njëfarë “Kur’ani”, që nuk është vertetë Kur’ani i shenjtë i të madhit Zot por me kolovajzën e disa hoxhollarëve (shqiptarë), që po vishen keq e më keq si në dasmën e dreqit(sic!) dhe po hedhin vallen me njerëzit me hallet e mëdha në jetë…!
Boll më hoxhollarë që gënjejnë dhe ata me sjelljet e tyre nuk mund të jenë “pasaporta” më e mirë që ne të jemi më afër dhe me Zotin përpara… Ata, kështu, si po sillen Burdushët dhe disa tipa të Shefqet Krasniqit, veçse na pengojnë dhe shumë na pengojnë në rrugën tonë që të jemi më afër me Zotin e madhërueshëm.
Boll më hoxhollarë të veshur me (besim politik Islam) në Kosovë sa më larg duart nga shteti i Kosovës dhe liria e besimit sipas Kushtetutës mos të keqpërdorët nga matrapazët e veshur me rrobat e bardha e, të shëmtuar kur i shohin se kah kalojnë me mizën në kapuq, mashtro e fito qyetarët tanë pa bërë asnjë minutë punë e djersë.
Boll më hoxhollarë që po luani me fatin e njeriut tonë në Kosovë, e paçi të mallkuar bukën e Mëmëdheut që e hani pa punë e pa djersë, por me mashtrime edhe para Zotit(!)
Boll më hoxhollarë me modelin e huaj që po na vjen dikah dhe për një qëllim…! Na duhen hoxhollarët me shpirt e mendje që janë në krah të Atdheut dhe të Kombit Shqiptar, ndonëse si thoshte i madhi patriot dhe hoxhë Idriz Kosova, edhe ZOTI DI SHQIP…!
Boll më hoxhollarë që janë “martuar” me dreqin dhe punojnë në shembjen e vlerave e të panteonit kombëtar shqiptar në Kosovë!
Boll më…!
Çikago, 16 nëntor 2018
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]
O Skender muslimani jopolitik,
Ne Kosove s’ka islam politik, por ka islam.
Burdushi dhe Naim Trrnava, Xhabir Hamiti, Shefqet Krasniqi… jane rrenca… edhe jane te barabartë para ligjit… sepse te gjithe keta jane rrenca… pra me ligj duhet t’u mundesohet, qe BIKU dhe Burdushi te rrejne ne menyre ligjore… sepse edhe rrena eshte kategori qe hyn ne kuader te lirive te mendimit.
Rren Shefqeti, rren Trrnava, rren Xhabiri, rren Burdushi, rrensava Janjiqi, rren Dom Lush Gjergji, qe i adhuron vellezerit e tij muslimanë… etj. etj…
Rreni sa te doni, por rrena te sanksionohet me ligj me rrenë apo religjion.
Komentet janë mbyllur.