Bajram Bashota
SA HIJE TË KISH PLISI I BARDHË!
( Milazim F. Kadriut )
Sa hije të kish plisi i bardhë
Ty poet e shkrimtar
Publicist e gazetar
Patriot e atdhetar
Për ditën e plisit
Si borë e bardhë
Të rrinte mbi kokë
Si maje bjeshke bora
Ti mbaheshe krenar
Liria të qeshte në ball
Se ishe ushtar i lirisë
Atdhetar lule e krenarisë
Ecje në manifestim krenar
Me simbolin tonë mivjeçar
Ta stoliste kokën e shpirtin
Ti luftar i lirisë
Simbol i pavarësisë
Simboli kombëtar
Kur bëhej thirrje
Për festen e plisit
Na lajmëroje të gjithë
Plisbardhve të Llapit
Kahdo që vizitonim kullat e lirisë
Të Azem Galicës e Ahmet Delisë
Kullën e Adem Jasharit e të
Zahir Pajazitit kulla t’krenarisë
Mbusheshin kullat me plisa të bardhë
Për t’përkujtuar këta heronj kombëtarë
Ishe plisbardhi i Llapit që u prive n’ball
Gëzimin e madh ti në shpiert e ndije
Që n’kokë mbaje plisin e bardhë si borë
Simbolin tonë shekullor!
KOHA
Ditët, muajt e vitet
Shpejt po kalojnë
Njerëzve pa diktueshëm
U shtohen rrudhat n’ballë
Ti kohë tinzare e pa mëshirë
Diken e kërrusë, dikujt i bën mirë
Dikujt i jep fuqi, diken për tokë e shtrinë
Ti kohë tinzake, ti kohë dredharake
Dikujt i sjell liri, dikujt robëri
Cave u sjell vuajtje e cave kënaqësi
Ty mbi këtë dhe të dërgoi perendia
Që të shijojnë e gjithë njerëzia.
KUSH BËN — BËN VETIT!
Fjalë e popullit xhevahir
Ajo këputë vargoj zingjir
Fjalë e popullit është dukat
Po e dëgjove s’të len n’sokak
Fjalë e urtë thotë: — Kush bën – veti
S’të lanë lumi as s’të lanë deti
Po s’e dëgjove prite kiametin
Kujt s’i dhimsesh – ja bëre veti!
VITE TINZARE
Vite të jetës
Vite tinzare
Që zbritën furishëm
Nga fushë e male
Zbritën si rrufeja
Livadhit të jetës
Për të vështirsuar
Kënaqësinë e jetës.