Një nga këngëtaret më të famshme të momentit, është padyshim shqiptarja Dua Lipa.
Pas çmimeve të fituara në Brits Awards, hitet e Dua Lipës po kryesojnë listat muzikore në të gjithë botën.
Pak ditë më parë këngëtarja shqiptare publikoi edhe listën e shteteve ku ajo do të mbajë turin botëror, në të cilën përfshihet edhe Kosova në 10 gusht, transmeton TCH.
Por sa kushton një biletë për të parë live Dua Lipën?
Në koncertin e 9 Majit në Singapor, çmimet e biletave të koncertit janë marramendëse.
Çmimet nisin nga 100-1000 euro, por në shitjet online këto çmime arrijnë vlerën 1300 euro.