Skënder Jashari *)
Rusia e viteve 1992, nuk mund të mbahej në këmbë, as për të ushqy popullatën e saj, e lëre më të ketë patur interferim në politika jasht territorit të saj, veçmas kur bëhet fjalë më larg sesa fqinjët e saj. Kjo bëri që të jenë rrethanat perfekte ndërkombëtare, që të gjithë të robëruarit nga ky monstrum ( Bashkimi Sovjetik), të ngriheshin e të fitonin Lirinë, edhe realisht ashtu bën!
Fatkeqësia ishte, që institucionet ndërkombëtare, me theks të veçantë SHBA-të, i dhanë mjaftë ushqim për popullsinë e Rusisë( shkaku i katastrofës humanitare)- duke shmangur rënijen e përjetshme të këtij përbindshi ( ky mbetet gabim i pafalshëm, Rusia do duhej të mos ndihmohej derisa çdo armë bërthamore së paku të ketë dorëzu, si dhe të gjitha shtetet fqinje të saj, të jenë antarësu në NATO!).
Historikisht, që nga ngritja e Rusisë, ajo vazhdimisht ishte rrezikues Paqe dhe Sigurie, jo vetëm i fqinjëve të saj Estonisë, Lituanisë, Letonisë, Polonisë, Ukrainës etj, por edhe të tërë Europës dhe veçmas edhe Ballkanit( ku pansllavizmi në Ballkan ngritet dhe rritet nga mbështetja e saj!). Ngaqe Rusia gjithëherë krijoi armiqë në kufijt e saj e më gjerë, kjo është tregues, që ajo shpërndau terror dhe hegjemoni, e jo demokraci dhe ide përparimtare.
Sa më e dobët Rusia, aq më e fortë Shqipëria( si shtet i të gjithë Shqiptarve!)
Rusia edhe në kohën e Mikhail Gorbachev, hapur demostronte mospëlqimin për dorëzim dhe rënije të tillë. Kjo tregonte pretendimet e Rusisë që të ringrihej sërish. Mikhail Gorbachev si president i Bashkimit Sovjetik nga 15 mars 1990 deri më 25 dhejtor 1991, kur edhe dha dorëheqje. Ky president u gjunjëzu, duke nënshkru shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, më 26 dhjetor 1991, siç njihet Deklarata nr. 142-H.
Pasardhës i dhunshëm që kishte marrë pushtetin ishte Gennady Yanayev, i cili e mbajti nga 19 gusht 1991 deri më 21 gusht 1991.
Ndërsa Boris Yeltsin nga 10 korrik 1991 deri më 9 gusht 1996, ishte zgjedhur President i Rusisë nga mbështetja që kishte marrur nga Lëvizja Rusia Demokratike, ndërsa mbajti edhe mandatin e dytë nga 9 gusht 1996 deri më 31 dhjetor 1999. Pra tërë këtë dekad e udhëhoqi këtë shtet ky president.
Pasuar nga Vladimir Putin, në mandatin e parë ishte nga 7 maj 2000, deri në prill 2001, mandatin e dytë e kishte nga prill 2001 deri në 7 maj 2004, si dhe mandatin e tretë e kishte nga 7 maj 2004 deri më 7 maj 2008. Pasoi nga Dimitry Medvedev, si president i Rusisë në mandatin e parë 7 maj 2008 deri më 24 shtator 2011, si dhe mandatin e dytë nga 24 shtator 2011 deri më 7 maj 2012. E që për t’u pasu sërsh nga Vladimir Putin, nga 7 maj 2012 deri më 7 maj 2018. Nga kjo mund të kuptohet që nga viti 1991-2000, ishte dekada e katastrofës në Rusi, në çdo aspekt ekonomik, social, ushtarak etj.
Mbi bazën e këtyre përvojave historike( që do jepen më poshtë), mund të konkludojmë, që Rusia e dobët është më së shumti edhe në Interesin tonë Kombëtar, ngaqë po në këtë periudhë në Trojet tona Shqipëtare, u zhvilluan ngjarje historike që ishin në favorin tonë, si dhe e kundërta, derisa Rusia ishte në piedestalin e lartësisë së saj, ngjarjet ishin në dëmin e Interesave tona Kombëtare! Edhe gjatë kësaj dekade( 1991-2000), Rusia nuk u tregu fqi i mirë, sepse u involve drejtëpërdrejt por edhe si mbështetëse në shumë konflikte me a në mes fqinjëve të saj.
Edhe gjatë dekadës 1991-2000, Rusia ishte përfshi në jo pak luftra, si:
Lufta e vitit 1991-1992, Lufta e Osetisë jugore, apo ndryshe siç njihet Lufta e parë e Osetisë Jugore, që filloi më 5 janar 1991 dhe mbaroi më 24 qershor 1992. U zhvillua në mes Osetianve të cilët mbështeteshin nga Rusia, kundër Gjeorgjisë! Mbi 1000 të vdekur.1)
Lufta e Prigorodnit Lindor, e cila filloi më 30 tetor 1992 dhe mbaroi më 6 nëntor 1992, në njërën anë ishin Osetia veriore-Alania dhe mbështetej nga Rusia, kundër Ingushetisë. Me mbi 550 të vdekur.2)
Lufta e Transnistrisë, e cila u zhvillu nga 2 mar deri më 21 korrik 1992, në mes Transnistriasve të cilët mbështeteshin nga Rusia ( dhe Ukraina) kundër Rumanisë dhe Moldavisë. Mbi 1000 të vrarë, edhe pse s’ka shifra të sakta.3)
Lufta e Abkazisë, e zhvilluar nga 14 gusht 1992 deri më 27 shtator 1993, në mes palëve ndërluftuese Gjeorgjisë, kundër Abkazve që mbështeteshin nga Rusia dhe vendet tjera fqinje kaukaze. Pala abkaze pësoi 2.220 ushtar, 122 të zhdukur, 1820 civil të vrarë, ndërsa Gjeorgjianët pësuan 2600 ushtar dhe 1000 të zhdukur, rreth 20-30.000 civil të vrarë.4)
Lufta civile në Taxhikistan, filloi më 5 maj 1992 dhe mbaroi më 27 qershor 1997, ku palët në konflikt ishin, Taxhikistani( qeveritarët) të mbështetur nga Rusia, Uzbekistani dhe Armenia, kundër opozitës së Taxhikistanit, të mbështetur nga Afganistani, Talebanët e Al-Qaida, Jamiat e islam etj. U vranë mes 50-100.000 persona.5)
Kriza kushtetuese e vitit 1993, në Rusi, e cila filloi më 21 shtator dhe mbaroi më 4 tetor 1993, në mes Presidentit të Rusisë Boris Yeltsin dhe Parlamentit të Rusisë. Pësuan me vdekje 187 persona sipas vlersimit zyrtar, ndërsa sipas parlamentaristëve ishin vrarë mbi 2000 persona.6)
Lufta e parë Çeçene – e njohur edhe si lufta Çeçene, e cila filloi më 11 dhjetor 1994 dhe mbaroi më 31 gusht 1996, në mes të Rusisë kundër Republikës Çeçene të Içkerisë dhe Muxhahedinëve të jashtëm. Në këtë luftë u vranë dhe u zhdukën nga pala ruse 5.732 sipas vlersimit zyrtar, ndërsa sipas vlersimit të CSMR vlersohet rreth 14.000 si dhe 161 civil të vrarë jashtë Çeçenisë, ndërsa nga ana e Çeçenisë janë vrarë ose zhdukur 3.000 apo sipas vlersimeve ruse janë 17.391, si dhe 30-40.000 civilë ( sipas Rusisë), ndërsa 50-100000 sipas Çeçenve, ndërsa sipas Human Rights grupeve vlerësohen në 80.000.7)
Lufta në Nagorno-Karabakh apo me emër tjetër si lufta kufitare Armeni-Azerbejxhan, që u zhvillu në mes palëve ndërluftuese Armenisë e cila mbështetej nga Rusia dhe Azerbejxhanit e cila mbështetej nga Turqia, Pakistani dhe Izraeli, në rajonin e Nagorno-Karabakh, që u zhvillu nga viti 1994 deri më sot. Pësuan me vdekje 214 ushtar dhe 16 civil nga ana e Armenisë, dhe 1008 ushtar dhe mbi 90 civil nga ana e Azerbejxhanit.8)
Lufta e Dagestanit, e cila filloi më 2 gusht 1999 deri më 14 shtator 1999, në mes grupit Xhamat Islamik të Dagestanit, të mbështetur nga Kongresi i Içkerisë dhe Dagestanit, Brigadat Ndërkombtare Islamike, Regjimentit Islamik për qëllime speciale etj kundër Dagestanit të mbashtëtur nga Rusia. Pësuan rreth 1500-2000 terrorist islamik, dhe u vranë rreth 275 ushtar, polic e vullnetarë dhe u zhdukën 15 të Dagestanit.9)
Lufta e dytë Çeçene, e cila filloi më 26 gusht 1999 dhe mbaroi në maj 2000, në mes të Rusisë, ku më 1 tetor 1999 trupat ruse morën republikën Çeçene (çeçene-Içkerisë), kundër republikës Çeçene e Içkerisë, Frontit Kaukazian, Muxhahedinve të jashtëm. Ku pësuan 3536-3635 ushtar, 2364-2572 polic, 1072 polic çeçen, 106 të FSB-së dhe GRU-së, pra në total rusët humbën 7217-7425 persona, ndërsa 14.113 militant u vranë mes viteve 1999-2000 dhe 2.186 mes viteve 2003-2009, gjithsej 16.299 persona. Ndërsa humbjet në civil ishin mes 25.000 dhe mbi 5000 të zhdukur e deri në 80.000 të vrarë sipas Çeçenve, vlerësimet tjera shkojnë deri 150-250000 të vrarë!10)
Kjo është Terror-Rusia!
Më: 17 nëntor 2016
*) Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin, komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik! Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.
1. http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/196368.stm
2. http://www.colorado.edu/ibs/waroutcomes/docs/oloughlin_etal_prigorodnyy_2008.pdf, http://www.warandpeace.ru/ru/commentaries/view/29276/, http://www.amnesty.nl/sites/default/files/public/1206_rap_ingoesjetie.pdf, https://www.hrw.org/reports/1996/Russia.htm, http://www.policy.hu/sokirianskaia/research.html, http://www.rand.org/pubs/conf_proceedings/CF129/CF-129-chapter1.html.
3. https://www.rand.org/pubs/conf_proceedings/CF129/CF-129-chapter4.html, http://www.japantimes.co.jp/life/2001/10/08/travel/transnistria-relic-of-a-bygone-era-2/#.V_dCXtQrLGg, http://archive.unu.edu/unupress/unupbooks/uu12ee/uu12ee0b.htm#7%20large%20scale%20inter%20ethnic%20violence, http://www.olvia.idknet.com/ol166-12-06.htm, http://www.nytimes.com/1992/06/21/world/moldovan-forces-seize-a-key-town.html, http://www.memo.ru/hr/hotpoints/moldavia/benderye.htm,
4. https://www.hrw.org/reports/pdfs/g/georgia/georgia953.pdf, https://www.hrw.org/legacy/reports/1995/Georgia2.htm#P117_4464, https://web.archive.org/web/20140125204123/http://www.assembly.coe.int/Documents/AdoptedText/ta96/EREC1305.htm, http://europa.eu/rapid/press-release_IP-11-880_en.htm?locale=en, http://www.conflicts.rem33.com/images/Georgia/RUSSIA%20VERSUS%20GEORGIA.htm, http://abkhazeti.info/war/200601261553433412425.php, http://ida.aule.ee/ajalehed/tagakaukaasia/1993abhaasia_eestlased.pdf, http://www.airwar.ru/history/locwar/xussr/abhazia/abhazia.html, http://www.rand.org/pubs/conf_proceedings/CF129/CF-129-chapter5.html.
5. http://www.rand.org/pubs/conf_proceedings/CF129/CF-129-chapter3.html, http://www.globalsecurity.org/military/world/war/tajikistan.htm, https://web.archive.org/web/20080216014825/http://www.sozialwiss.uni-hamburg.de/publish/Ipw/Akuf/kriege/208bk_tadschikistan.htm, http://countrystudies.us/tajikistan/37.htm, https://www.hrw.org/legacy/backgrounder/eca/tajikbkg1005.htm, https://www.hrw.org/reports/1994/WR94/Helsinki-20.htm,
6. http://ecsocman.hse.ru/data/501/178/1217/006.RIMASHEVSKAYA.pdf, http://ecsocman.hse.ru/data/175/680/1219/042.PIKHOYA.pdf, http://old.nasledie.ru//oboz/N09_93/9_02.HTM, https://web.archive.org/web/20110723220434/http://www.law.edu.ru/article/article.asp?articleID=151800, http://www.kommersant.ru/doc/43501,
7. http://www.globalsecurity.org/military/world/war/chechnya1.htm , https://www.hrw.org/reports/1996/WR96/Helsinki-16.htm, https://groups.yahoo.com/neo/groups/chechnya-sl/conversations/topics/56847, http://www.memo.ru/hr/hotpoints/N-Caucas/soldat/, http://www.hartford-hwp.com/archives/63/080.html, http://www.webcitation.org/5zi2iyMcD.
8. http://www.thedailybeast.com/articles/2016/04/04/in-nagorno-karabakh-a-bloody-new-war-with-putin-on-both-sides.html, https://news.vice.com/article/putin-russia-armenia-azerbaijan-to-cool-it-after-fighting-erupts-nagorno-karabakh, https://news.vice.com/article/the-bad-blood-between-russia-and-turkey-is-spreading-to-armenia-and-azerbaijan, http://www.un.org/press/en/2008/ga10693.doc.htm, http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/7278871.stm, http://www.fletchersecurity.org/petersen, https://web.archive.org/web/20141103080836/http://besacenter.org/wp-content/uploads/2014/10/MSPS110-web.pdf, http://www.naharnet.com/stories/en/150603, https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/geos/aj.html#Issues, http://armenianweekly.com/2015/02/04/karabagh/, http://www.rferl.org/a/1079580.html, http://www.rferl.org/a/Three_Azerbaijani_Soldiers_Killed_Near_NagornoKarabakh/1962175.html.
9. http://www.globalsecurity.org/military/library/news/1999/08/990817-russia5.htm, https://web.archive.org/web/20120420105113/http://meria.idc.ac.il/journal/2005/issue4/jv9no4a4.html, https://web.archive.org/web/20080103014339/, http://www.cnn.com/WORLD/europe/9908/09/russia.unrest.03/, http://mdb.cast.ru/mdb/3-2002/ac/raowdsmcc/, http://www.vestnikmostok.ru/index.php?categoryid=17&id_item=154&action=view, https://web.archive.org/web/20090215185041/http://www.hrw.org/legacy/russian/reports/russia/2001/feb/, http://edition.cnn.com/WORLD/europe/9908/23/dagestan.withdraw/.
10. http://mdb.cast.ru/mdb/3-2002/ac/raowdsmcc, https://www.theguardian.com/commentisfree/2008/sep/30/russia.chechnya, https://www.theguardian.com/world/2006/jun/13/worlddispatch.russia, http://www.smh.com.au//breaking-news-world/russia-ends-10year-chechnya-operation-20090416-a8mi.html, http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/5219254.stm, http://www.nytimes.com/2008/06/21/world/europe/21briefs-CHECHENMASSG_BRF.html?partner=rssnyt&emc=rss, http://www.rferl.org/a/1060708.html, http://www.nytimes.com/2005/08/02/international/europe/russia-bars-abc-news-for-interview-with-rebel.html, https://web.archive.org/web/20111125034703/http://www1.american.edu/ted/ice/chechnya.htm.
Rusia, gjithmone ka qene, eshte, dhe gjithmone do te jete shtet ANTI/SHQIPTAR.
Pra, jo vetem ne ate periudhë 1991-2000… por gjithnje…
Edhe gjithmone ka qene shtet pro-islamik… dmth ANTI-SHQIPTAR… ne rastin tonë.
Komentet janë mbyllur.