RUKIE SARAÇINI: ME PASION, PËR POEZINË DHE ARTIN…

0
839

Nga: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues

Rukie Saraçini ka lindur në qytezën e minierës së kromit, në Kam të Malësisë së Gjakovës (Tropojë). Aty e kaloi dhe fëmijërinë, Pasi kreu shkollën 9-vjeçare , e vazhdoi dhe e mbaroi Gjimnazin “Asim Vokshi”, në qytetin “Bajram Curri”.
Në vitet pasardhëse jetoi me familjen e saj në vendlindje. Në vitin 1999, për një jetë më të mire, emigruan në qytetin Savona të Italisë, ku jetojë edhe sot.

Qysh në vitet e hershme në shkollë, i pëlqenin letërsia dhe arti, e ndikuar nga këngët popullore të vendlidjes, leximi i librave dhe bukuritë natyrore të krahinës, me Valbonën ujekaltër e Shkëlzein e lartë, me bjeshkët mbuluaar me borë të përhershme dhe, në përgjithësi, me Alpet tona krenare e hijerënda. Poezitë e para i ruante me kujdes në një fletore dhe ua lexonte shoqeve më të ngushta, të cilat e përgëzonin me dashamirësi. Por ndodhi qëshumica e poezive të atyre viteve i humbën, gjatë udhëtimeve për në itali?!

Por edhe kur u largua nga Shqipëria, Rukia nisi të shkruante poezi, bile dhe në gjuhën italiane. Kështu, së pari, më 2013 publikoi shtatë poezi, në Shtëpinë Botuese “Pagine”. Por pasion e dëshirë e përhershme e saj vazhdon të mbetet poezia në gjuhën tonë të bukur amtare. Ajo ka krijuar shumë të tilla dhe me tematikë të larmishme, si: atdhetare, shoqërore, për bukurit e natyrës amtare etj. Por, nganjëherë, ka provuar dhe gjininë e tregimit të shkurtër.

Tani ajo po përgatit për botim vëllimin e parë me poezi. Menduam që të shkëpusim pak strofa, prej tyre dhe po ua paraqesim, më poshtë, lexuesve tanë.
Megjithëse ka vite, që Rukia është larguar nga vendlindja e saj e dashur, me mendje e zemër është kurdoherë atj:

Kur rrinim të qetë
nën hijen e pishës shekullore.
dhe, nën këmbët tona,
uji i kthjellet i Valbones gurgullonte,
dëgjonim zërin e ëmbël
të zogjëve, që shkonin e vinin…
Dhe, me këta tinguj të bukur,
sinjalin tonë filluam ta thurnim…
(Nga poezia “Mesazhi”)

Po bukuritë e Malësisë së Gjakovës (Tropoja) janë përherë të pranishme në kujtesën e kësaj poeteje edhe pse jeton në qytet e vend të zhvilluar perëndimor, siç është Italia fqinje:

Atje, ku ajri është i pastër…cingrimë;
atje, ku flladi i mëngjesit kundërmon,
aromë të fortë,pishe nga bjeshka;
aty, ky bilbili këngës ia merr herët në agim;
aty, ku zogjtë e bjeshkës nuk ta kursejnë shoqërinë;
aty, ku çdo gjë me ëmbëlsi të përshëndet
edhe majat e lart, me kreshta gjeër te rete…
…………………………
Aty, ku dëgjohet tingulli i lehtë e melodioz
i lahutës së Malësisë;
at, ku buçet tupani e tingull’ i ëmbël i çiftelisë;.
atje, ku legjendat përcjellin ndër breza,
trimërinë,urtësine e bujarinë;
atje, ku rudinat,mrizat,hijet e shkelqimi i diellit,
ruajtën me fanatizëm bukurinë e shtojzavalleve;
atje, ku Shqiponjat fluturojne krenare-
Aty je ti,,,,
Malësia im!…
(Nga poezia “Malësia ime”)

Por edhe në krijime të tjera poetike, si: “Bija ime”, Mërgimi”, “Dashuria” etj., autorja shafqet para lexuesit me ndjeshmëri të lartë e frymëzim poetik, që e bën lexuesin për vete.
Ndër ato, do të veçoja një krijim të gjatë të kësaj poeteje, shkruar (shqip e italisht) në Savona, në gusht 2009. Poetja sikur udhëton e sheh tërë botën, me të mirat e të këqijat e saj. Ndërsa, në fund të atij udhëtimi imagjinar, e shprehë me forcë,dufin e vetë, ndaj padrejtësive, që kudo ka parë nëpër rruzullin tokësor:

Tunda kokën e hutuar,
udhëtimi im këtu kish’ mbaruar…
Por shumë gjëra më mësoi:
Jetojmë nën një qiell,
na ngrohë të gjithëve një diell
e për të gjithë sundon një Zot-
e prapë shumë padrejtësi
ka mbi këtë tokë!?
(Nga poezia “Udhëtim imagjinar”)

2.
Rukie Saraçini e ka shfaqur pasionin e talentin e saj edhe me punime të ndryshme artistike, si: piktura, punime në drurë të vegjël e me guacka ose qëndisje të ndryshme. Të gjitha pikturave, ua ka punuar vetë kornizat, në përshtatje me përmbajtjen e tyre. Si rrjedhojë e kësaj, me punimet më të zgjdhura hapi një ekspozitë në qytetin ku banon, po në vitin 2013, e cila u shikua me interes nga shumë vizitorë.

Pasionet e veta, si në krijimtarinë letrare e artistike, përpiqet t’ia edukojë edhe vajzës, Ernestinës, e cila vazhdon vitin e dytë të shkollës së lartë, për shkencat politike. Ajo ka fmori çmimin e parë një konkurs letrar, në Liguria dhe meritoi çmimin “Unicef”, kur ishte 13-vjeçare. Ndërsa në moshën 17-vjeçare botoi një roman, në gjuhën italiane, kapakët e të cilit i bëri Rukia. Ernestina dëshiron që, ketë roman, ta përkthejë e ta botoj edhe në gjuhën shqipe. Tani kjo po shkruan romanin e dytë.

Që të krijohet një ide më e saktë për punimet e bukura artistike të Rukies, disa nga të cilat ajo i ekspozoi në qytetin Savona, përkrah Flamurit tonë Kombëtar, po bashkëngjesim një fotografi…

…Në mbyllje të këtyre pak radhëve, e përshëndesim dhe e urojmë, përzemërsisht, poeten dhe artisten Rukie Saraçini, në udhën e bukur të krijimtarisë!
Shprësojmë që, së shpejti, të kemi në duar vëllimn e parë poetik, me ndjenjat e mendimet e saj, mbushur plot frymëzime!

Tiranë, 4 tetor 2017