Rugovasit ishin arbërorët e fundit që u islamizuan

0
1609
Gani Mehmetaj - Shpërfytyrimi i islamit

Gani Mehmetaj, 31/03/2016

Rugovasit ishin të krishterët e fundit arbëror që e u islamizuan (1830-1857), pasi ushtria turke u fut tradhtisht në krahinën e tyre, pas katërqind vjetësh sundimi në Rrafsh e në Pejë.

Otomanët masakruan pjesën më të madhe të burrave, ç’njerëzuan gra, ndërsa i detyruan ata që mbetën gjallë të pranonin islamin.

Rugovasit e tregojnë se si i prenë në besë peshterasit e krahina e Rozhajës, fise arbërore të islamizuara e të sllavizuara, sepse turqit depërtuan nga krahina e Rozhajës e Peshterit.

Prapë më shumë se gjysma e fisit të Kelmendit mbetën katolikë, nga ky fis doli edhe Papa.

Papa Kelmendi XI – Papa Clemens XI

Të islamizuarit e vonshëm në Rugovë as e praktikuan fenë e re – myslimanizmin, as ndërtuan xhami, i mbajtën kishat, në të cilat shkonin fshehurazi gratë. Rugovasit më shumë se të gjithë shqiptarët e tjerë mbajtën emrat e vjetër arbëror. Më së paku ndër shqiptarët e fesë myslimane e praktikojë fenë, pjesa dërmuese e tyre kanë vetëdijen më të lartë kombëtare, pjesa dërmuese e tyre mburrën për gjyshërit katolik, janë të vetmit shqiptarë, që e ndërtuan kishën katolike me paratë e tyre, përderisa shoqatat islamike nga Arabia Saudite e ndërtuan xhaminë, për kundërvënie kishës së rugovasve, e jo pse dikush shkon në te.