IDRIZ ZEQIRAJ
Së fundi, u ngritë mocioni i pritur, në Kuvend, për shkarkimin e Bordit të RTK-së, duke e akuzuar si tellall të qeverisë, me anëshmëri të theksuar partiake, për PAN-in kiminal. Nismë e mbarim të ditës, madje, tërë natën, dezinformon opinionin, duke provokuar popullin, me paratë e të cilit financohet. Të paguajsh falsifikatorët e historisë, të djeshme dhe të sotme, bëhesh pjesë e krimit të tyre.
RTK sulmon, në mënyrën më ideoteske, Gjykatën Speciale, edhe pse ajo është themeluar me votën e deputetëve të Kosovës. Qëllimisht, falsifikon dhe identifikon UÇK-në, me individë të akuzuar për krime të pretenduara. Kjo po dëmton, seriozisht, luftën e drejtë dhe mbrojtëse të popullit tonë dhe po ndihmon Serbinë, për ta akuzuar UÇK-në, në vend që të lokalizojë krimet e mundshme tek individët.
Është bërë zëdhënëse e disa anarkistëve të OVL të UÇK-së, shumica absolute veteranë të rremë, të cilët zhvatin, falsifikueshëm, buxhetin e varfër të Kosovës tonë të përtokur, nga krimi i organizuar dhe hajnia zyrtare, e disa “komandantëve” mujëshorë e rrugaçë të pacipshëm.
RTK sjell në ekranin e tij llumin e shoqërisë shqiptare. Kujtoni gjeneralin kuksian Kudusi Lame, kreun e SHISH-it, kreun e krimit, Fatos Klosin si dhe bashkëpunëtorët e tij të zi, të cilët identifikohen me vrasjet politike, të nismuara në Shqipëri. Ata janë me dhjetra, por, ne, po citojmë vetëm disa syrësh:
Gazetari Ali Ukaj, i vrarë mizorisht në Tiranë më 1997; ministri i luftës, Kolonel Ahmet Krasniqi, i ekzekutuar zyrtarisht në Tiranë, shtator 1998; shefi i Emërgjencës të luftës, Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Mala, të ekzekutuar në aksin rrugor Qafë-Mali – Fierzë; vrasja, në pusi, pritë, e Rushit Elezit, kontraktor i kampit ushtrimor në Kolsh dhe Kalimash; ekzekutimi dhe zhdukja e kufomës të kuadrit ushtarak, Sadri Ramqaj; vrasja në rrugën Qafë-Mali – Fierzë e kuadrit ushtarak të Kosharës, Qazim Jakupit dhe Muharrem Tafës, kontraktor i kampit ushtarak, në Papaj, Tropojë dhe të tjerë të zhdukur, “pa nam dhe pa nishan!”
Tendenca e RTK, për të mohuar burgjet rurale në territorin e Shqipëtrisë, është e dështuar. Përveç atyre, që u mbytën në torturë e sipër, kanë mbijetuar të dajakosurit, të terrorizuarit në Cahan, Has të Kukësit dhe gjetkë. Dëshmitarët vuajtës, në mes tyre edhe Imer Imeri, vëllai i arsimtarit të ekzekutuar, Haki Imeri, janë fiksuar në ekranet televizive, duke përmendur emra sadistësh torturues. Disa syrësh i ka dënuar Gjykata e Kosovës, gjyqi i njohur kundër “komandant” Sabit Geci me kriminelët tjerë.
Por, të mbijetuarit e burgjeve rurale të improvizuara të Kukësit, përmendin, madje, me respekt e mirënjohje, edhe ushtarakë – policë fisnikë të burgut, siç është Haki Drenica. Ai i ka shpëtuar të burgosurit, robër të pafajshëm, me “fajësinë, e vetme, pse ishin ushtarët-luftëtarë të FARK-ut të Ibrahim Rugovës, në rrugë e sipër për ekzekutim.
RTK, defatore e qeverisë, në një mision të porositur nga LPK-ja e djeshme, PAN-i i sotëm, transmetoi një dokumentar, tërësisht, të falsifikur. Në përpjekje për ta demantuar një të vërtetë absolute, siç është ekzistenca e burgjeve rurale, të improvizuara, në territorin e Shqipërisë, gjatë luftës, ku janë maltretuar e sakatosur, deri në mbytje, burrat dhe djemtë luftëtarë të Kosovës, dështoi turpshëm. Falsifikimi është grotesk, sikur ngjarjet të jenë zhvilluar në prehistori dhe jo në shekullin digjital.
Në dokumentar paraqitet shtalla-burg e dikurshme dhe pronari falsifikator. Ai mohon se kjo shtallë, tej dy dekadave më parë, ishte një burg i torturës, vdekjes. Hetimet do të dëshmonin se pronari ka marrë qiranë dje dhe sot edhe pensionin e “veteranit” të Luftës së Kosovës! Gjeneral Spiro Butka, kryetar i OVL të UÇK-së, në Shqipëri, ka denoncuar dhe protestuar, madje, publikisht, për zhvatjen e buxhetit të Kosovës, nda “veteranët” e rrejshëm, qytetarë të Shqipërisë.
Gjeneral Butka, ngulmon dhe fakton, me listën emërore të dëshmorëve dhe të luftëtarëve, pjesëmarrës në Luftën e Kosovës, madje, në të gjitha kategoritë e shërbimit për luftën, saktësisht, 186 luftëtarë. Edhe pse pozicioni im, si kryetar i OVL të UÇK-së, nuk duhej të anashkalohej, për çfarëdo ndryshimi të kësaj shifre, fort të dokumentuar, tashmë, kjo ka ndodhur.
Në vend të 186 veteranëve të vërtetë, sot, Kosova paguan 3.000 “veteranë”, prej tyre, plot 2.814 janë “veteranë” të rrejshëm! Për çudë, edhe kjo shifër ka shënuar rritje dhe vazhdon edhe sot e gjithë ditën! Gjenerali përmend ish-kryetarin e OVL të UÇK-së, Fazliun, si menaxher shumëzues të numrit të “veteranëve” dhe bizneset e tij të hapura në Shqipëri. Zoti Fazliu është sheleg i RTK-së, me hapësirë të bollshme, për t`u mburrur me gjithçka, por, i kujdesshëm për t`i heshtur makro-abuzimet e tij, brenda dhe jashtë Kosovës!
Për këto dhe pisllëqe tjera, OVL të UÇK-së heshtë! Ajo merret me dosjet e Specialës, madje, Faton zeza e quan fashiste këtë Gjykatë të Kosovës. Abuzimi me demokracinë dhe injoranca nuk ka brirë. Asnjë reagim për falsifikatorët e 33.600 “Dëshmive të Veteranit”. Kësaj zhvatje e hajnie zyrtare, duhej t`i shkohej deri në fund.
Grupit të komisionerëve të liruar paradoksalisht, nga akuza faktike, duhej t`i shtohej edhe komandanti, që shifrën e rriti në tej 60.000 “veteranë”, edhe kryeministri, i cili, u tremb nga rrugaçëria e krerëve të OVL të UÇK-së dhe filloi shpërndarjen e parave! Madje, pa asnjë verifikim paraprak të listave të turpshme smadhuese, shumëzuese, duke arritur kuaotën e shumë mijërave “veteranëve” të rrejshëm.
Krerët e OVL të UÇK-së, në vend që të meren me mbrojtjen e krimit dhe të kriminelëve, duhet të interesohen për invalidët e luftës, luftëtarët e thjeshtë, të anashkaluar nga bashkëluftëtarët dhe shteti. Shpëndarja abuzive e pasurive të brezave shqiptarë, është kulmore. Dhe, ju heshtni, sepse keni përfituar në mënyrë selektive.
Janë shumë qindra veteranë mërgimtarë, që hallet e jetës, varfëria i ka degdisur nëpër botë. Dhe, sot u mohohet edhe e drejta e votës nga kryetarja e KQZ, Valdete Daka, e cila, shpërfillshëm, luan koçe me ata! Dhe, së bashku me ju, hesht edhe defatorja e qeverisë, RTK, duke përligjur, pacipërisht, mujëshinë ligjore të Valit, drejtore veterane, sikur e ka me tapi nga babai!
Në Kosovë janë shënuar 430 masakra. Në vend që të evidentohen, të faktohen dhe sistemohen në dosje, për akuzë ndërkombëtare, falsifikueshëm, RTK i quan “beteja heroike, ku UÇK-ja vrau shumë qindra ushtarë armiq!” Gënjeshtra! Kujtoni plojën në Lugështajën e Gorozhubit, kur në një pritë, nga të dy shpatët, kriminelët serbë vrasin 41 ushtarë, përfshirë edhe komandantin tyre. Dhe, duke plagosur e sakatosur dhjetra të tjerë, në pamundësi për rezistencë dhe kundërpërgjgje.
Ndërkohë, RTK falsifikon se “u vranë dhjetra armiq serbë!” Në këtë mënyrë, televizioni në fjalë, me propagandën çoroditëse, në bashkëpunim me “komandantët” lavdëraçë e mburracakë, e barazojnë masakrën, më betejën e pa bërë! Kështu ndodhë edhe me përkujtimin e masakrave tjera, ndaj popullatës qytetare, të paarmatosur dhe të pambrojtur, duke i kthyer, fiktivisht, rrejshëm, “në beteja heroike! dhe, gjithësesi, “fitimtare”!
RTK vazhdon ta transmetojë një dokumentar, tërësisht, të falsifikuar, për të bëmat e dëshmitarit të mbrojtur, nga Gjykata Speciale, Nazim Bllaca, anëtar aktiv i SHIK-ut. Qëllimi është ekstremisht i poshtër. Duan ta rehabilitojnë SHIK-un kriminal, duke i konsideruar dëshmitë faktike të Bllacës, si pjesë e bandës vrastare të kundërshtarëve politikë. Njëherësh, Gjykatën Speciale ta paraqesin si gjykatë të Serbisë dhe, kinse, po fabrikonë akuza për “çlirimtarët tanë!”
Vrasjet e organizuara dhe të komanduara, nga hiç më pak se ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm i UÇK-së, tani, i faturohen Nazim Bllacës, edhe pse ai nuk i njihte fare viktimat e tij. Shefi i Shtabit, Azem Syla, urdhëron Bllacën:
“Merr skorpionin, ekzekutoje Ibush Kllokoqin!”
Nazim Bllaca: “Pse bash unë ta vrasë?!”
Azem Syla: “Të gjithë duhet të vrasim!”
Dhe, Bllaca me shokë, e ekzekutoi Kllokoqin, ulur në divan, në dhomën e pritjes, në prezencë të familjes së tij. Ndërsa RTK, edhe pse i dinë këto fakte, i heshtë, përfshirë edhe shefin e Shtabit, por, veçon vetëm Nazim Bllacën. Dëshmitë e tij kanë rezultuar të sakta, në të tri gjyqet e organizuara nga gjykata e Kosovës, ku janë dënuar tre grupe kriminelësh, përfshirë edhe Bllacën. Dy prej tyre, pjesë e bandës vrastare të Drenicës, i ka liruar, me falje të dënimit, ish-presidenti Thaçi, një ditë para arrestimit nga Gjykata Speciale!!!
Disa krerë të LPK-së, hafije të UDB-së
Tashmë, dihet se disa nga krerët drejtues të LPK-së, kanë qenë argatë të UDB-së jugosllave dhe, me vonë, të BIA të Serbisë. Trinomi LPK-Sigurimi Shqiptar-UDB-a, me derivatët e saj, kanë funksionuar mrekullisht mirë. Sabotuan kontributet për Kosovën; bashkimin e faktorit ushtarak; sabotimin dhe dështimin e luftës të organizuar. Ndërsa Bllaca është një hafije i vogël i Serbisë, në krahasim me krerët e LPK-së. Këtë fakt, RTK- defatorja e qeverisë, e heshtë!
Për marrjen e pushtetit me dhunë, kopjuan Partinë Komuniste të Enver Hoxhës, organizuan vrasjen e ushtarakëve të FARK-ut të Ibrahim Rugovës; të kundërshtarëve politikë, kryesisht, veprimtarët e LDK-së. Por, edhe vrasjet brenda llojit, të prirë nga Behajdin Hallaqi, Ismet Jashari-Kumanova me shokë. Vrasjet politike kanë filluar përgjatë luftës, për të vazhduar edhe pas luftës.
Në dokumentarin paçavure, kundër Nazim Bllacës, dezinformimi, falsifikimi, shtrembërimi i fakteve, bënë efektin e kundërt, sepse dëshmitë e dhëna nga ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, janë identike me ato të Bllacës. Agjentët zyrtarë të UDB-së, tashmë, të ekzekutuar, ishin shefa të dikurshëm të disa krerëve të LPK-së, prandaj edhe u vranë, për t`i fshehur gjurmët. Kllokoqi ishte në kontakt me kreun e SHIK-ut, Kadri Veseli dhe e kishte “besën” e tij se nuk do të prekët. Siguri të njejtë ka pasur edhe Selim Brosha me shokë.
Thënë troç: RTK, me stafin e tij militant partiak, është bërë tellall i qeverisë dhe i forcave të errëta të shoqërisë në Kosovë, shpërdoruese e skajshme e besimit të qytetarëve të Kosovës dhe Shqiptarisë mbarë. Ky medium, në vijimësi, përzgjedh fytyra të urryera nga populli, të inkriminuara në hajni, haraç dhe deri në vrasje, me dosje e kartelë burgu, u jep hapësirë të bollshme, me përsëritje, deri në neveri. Si i tillë, reformimi i RTK, me statut dhe ligj të përcaktuar medial,
bashkëkohorë, është domosdoshmëri.