Bajram Bashota
Unë, Bajram ( Muharrem ) Bashota, lindur më 06.01.1946 në fshatin Llapashticë e Poshtme, komuna e Besianës. Shkollën fillore e kreva në vendlindje, kurse shkollën shkollën e plotë tetëvjeçar e kreva në Besianë. Pas shkollës fillore vazhdova gjimnazin e Besianes dhe pas kryerjes së gjimnazit u regjistrova në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prizren, kurse e përfundova në SH.L.P të Prishtinës. U punësova në fshatin tim të lindjes, pastaj vazhdova shkallën e dytë të Fakultetit Filozofik në grupin Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Prishtinë me korespondencë, pa u ndarë nga procesi mësimor. E kreva dhe shkallën e dytë të fakultetit dhe fitova titullin profesor i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe dhe vazhdova punën si mësimdhënes në vendlindje.
Kjo ishte paralele e shkollës amë e Llapashticës së Epërme. Punën e kam filluar në vitin shkollor 1967/68. Punova si mësimdhënës gjer në vitin 1989 dhe pas këtij viti u emërova drejtor i shkollës amë në Llapashticë të Epërme. Aso kohe shkolla amë mbante emrin “4 Korriku” dhe në gjirin e saj kishte paralelet Llapashticë e Poshtme, Katunishtë, Kodrali, Popovë, Potok. Kishte 75 punëtorë e 1200 nxënës. Plot pesë vite udhëhoqa këtë instuticin arsimor në kushte të jashtzakonshme, të përjashtuar nga pushteti okupues serbosllav.
Bëhej presion i madh sistematik vetëm e vetëm pse bojkotonim sistemin arsimor të Serbisë dhe aplikoni sistemin arsimor të Republikës së Kosovës. U bë presion i madh mbi shkollën shqipe, por kot, sepse arsimi qëndroi fuqishëm i pa lëkundur në idealet e popullit.
Në këtë mandat timin emërtuam shkollën amë me emrin e figurës arsimore e kombëtare Naum Veqilharxhi, të cilin emër e mban sot shkolla.
Në këtë mandat timin, u shpall Kosova Republikë dhe prej kësaj date Ministria e Arsimit e Kosovës nxori dokumentet me vulën e Republikës së Kosovës dhe u aplikuan
në gjithë territorin e Kosovës. Patëm presione, malltretime e kërcnime nga pushteti barbar serb, por asnjëherë arsimi nuk u nënshtrue edhe gjatë luftës.
Pas pesë viteve të mandatit tim, vazhdova punën me ditarë në fshatin tim të lindjes të rrënuar e të djegur nga barbaria serbe. Kjo paralele pas lufte u pavarsue me vendimin e Ministrisë së Arsimit dhe u pgëzua me emrin ” DITURIA”.
M’u në këtë shkollë e përfundova karieren katërdhjetë e tre vjeçare në arsim.
Gjatë karierës sime sistemi arsimorë i Kosovës ishte nën okupimin serb. Me ramjen e këtij pushteti, ra edhe sistemi arsimor komunist, ndryshuen edhe planprogramet shkollore që ishin në frymë perendimore e demokratike. Shumëçka filloi nga e para, çdo gjë ishte më e avancuar dhe më bashkëkohore.
Shkollat në Kosovë filluan të punojnë në bazë të korikulave të reja. Gjatë punës sime në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj, kam pasë edhe vështërsi, sepse në vitet e para të punës kishte mungesë të infrastukturës shkollore,mungonin dhoma mësimore me standarde të duhura. Mungonin kabinete, bibliotekasi dhe kishte mungesa të kuadrit mësimorë e kjo ishte në vitet shtatëdhjeta isha atsimtari i parë i diplomuar në këtë trevë.
Përveç proçesit mësimor me nxënës,organizoja edhe aktivitete të lira me nxënës. Formova grupin letrarë ” Migjeni “. Bënim gara në recitime ,lexonim poezi të shkruara nga nxënësit. Jemi marrë edhe me arsimimin e të rriturve. Kam pasë fatin të punojë me punëtorë të arsimit të përndjekur politik e të burgosur në burgjet serbosllave si mësuesin Nexhmi Sejdiu e Xhafer Meta intelektual të parë arsimit.
Arsimtarët ishin të gëzuar kur nxënsit e tyre korrnin suksese. Me nxënës kam punuar me zell duke u pregatitur për orët mësimore në mënyrë që para nxënësve të jemë sa ma atraktiv dhe sa ma i kuptueshëm. Jam munduar të jemë sa ma afër me ta.
Çdo gjë gjatë më simit kam spjeguar me kujdesin më të madh duke i argumentuar gjërat dhe duke u lënë nxënësve hapsirë për pyetje në rast të paqartësive. Ditën e daljas në pension kam qenë i emocionuar, sepse po ndahesha prej atyre (nxënësve), që kisha kaluar gati tërë jetën me ta, por jam krenarë që me punën time shumë vjeçare kam edukuar dhe arsimuar po aq gjenerata të cilat sot janë: profesorë, doktor, inxhinjer e shumë profesione tjer me të cilët krenohem që sot i shërbejnë popullit në të gjitha fushat e jetës.
Për punën time ka marr mirënjohje prej individëve dhe institucioneve ku kam punuar.
Mesazh ime i veteranitit të arsimit për nxënës dhe mësimdhënës është vetëm ajo thënja e të madhit Naim Frashërit : ” Punë,punë natë e ditë,që të shohim pakëz dritë “! Pra, duhet t’ i përveshemi punës me vullnetin më të madh se rezultat nuk do të mungojë. Mësimi është e adhmja e jetës, prandaj mësimdhënësit duhettë jenë sa më të përkushtuar në punën e shenjtë të tyre. Nga mesimdhënësi varet edhe suksesi i nxënësve.
Me edukimin dhe arsimimin e suksesshëm të gjeneratave varet zhvillimi i një shoqërie dhe shteti. Ky është borxh që duhet ta kryejnë punëtorët e arsimit ndaj fëmijëve dhe shtetit. Pushtetarët duhet ta kenë në qendër të vemendjes arsimin.
T’u ofrojnë kushte më të mira për punë, sepse është në të mirën e shoqërisë dhe shtetit.
Pensionistët e arsimit janë krenar për punën që kanë bërë.
Shoqëria po përpiqet që t’ ua bëj jetën e dinitetshme, por ka ngecje në këtë drejtim. Shoqëria ka mundur të bëj më shumë për pensionistë e arsimit.
Në familje pesionistët e arsimit kanë respektin e duhur të punës së tyre. Tash si pensionist po e vazhdoj punēn që e pata filluar si nxënës i shkollës fillore duke u marrë me shkrime. Poezinë që e kisha pasion, tash po e vazhdoj edhe në pension.
Të gjitha punimet i ruaja me kujdesin mē të madh në elbumin tim qē një ditë t’ i botoja nē libër, por u bē luftë e pērgjakshme nē Kosovë dhe barbaria serbe na dogji tërë fshatin dhe shtëpinë time me gjithē biblioteken dhe dorëshkrmet e mija. Me vullnetin tim i tubova të gjitha punimet që i gjeta në Biblioteken Kombētare dhe i botova dy përmbledhje poezishë njëra për fëmijē dhe njē për të rriur. Përmbledhja për të rritur titullohet “Frymëzime”, kurse ajo për fëmijë” “Kolonë cicrrimash” kurse botimi më i ri i përmbledhjes me poezi është “Plis e Flamur”. Në pension vazhdoj të merrem me shkrime. Argëtohem me nipa dhe mbesa dhe gjithë familjen si dhe me shoqërinë e punës dhe të jetës.