RRUGËTIMI FATAL I HASHIM THAÇIT

0
507
Thaçi -Vuçiq

Nga: Binak MAXHARRAJ

Mos e harroni këtë datë, 24 Qershor 2018. Kjo ditë nuk është si çdo ditë tjetër, është një ditë e veçantë, është një ditë pa diell dhe e mërroltë, sepse atje diku larg në Bruksel dy fantazma te zeza mavi e kanë nisë lojën e djallit për Kosovën dhe rreth Kosovës.

Atje në Bruksel po bisedon njeriu më i vetmuar i Kosovës, Presidenti i kontrabanduar, Presidenti jo i fjalës dhe më i pabesisë, i korruptuar dhe i shantazhuar deri ne fyt Hashim Thaçi. Ai ka shkuar atje pa askënd, hu vetëm, i vetmuar i dalë nga foleja e qyqeve, sepse askush që është i mençur nuk ka pranuar te shkojë me te, ai atje ka shkuar më duar n’xhepa, pa kurrfarë platforme dhe përkrahje nga askush, nga asnjë parti, pa përkrahjen e Parlamentit. Sot, pra ky njeri që fati i keq e solli të bëhet President i Kosovës, po bisedon për “Çështje të “madhe” për Kosovën, po bisedon për një çështje dhe për një marrëveshje historike me Serbinë, vrastaren shekullore të kombit tonë.

Edhe më keq, po ky njeri po bisedon me njeriun më te urryer për Shqiptarët, me njeriun, me çetnikun e V.Sheshelit, i cili së bashku më S.Miloshqviq i shkaktoi shumë trauma, shumë vuajtje dhe viktima Kosovës gjatë luftës së fundit e me heret, i cili as sot e kësaj dite nuk kërkon, bile, as falje, por qe 18 vjet shkakton turbullira, shantazhe në Veriun e Kosovës të cilin gjatë gjithë kësaj kohe e konsideron si te veten, e që nga sot dëshiron qe ta bëjë krejtësisht te vetën. E ky njeri, nuk është askush tjetër, pos antishqiptari dhe çetniku i kamufluar ne njëfarë demokrati Aleksander Vuçiq.

I ngazëlluar qe po takohet me A.Vuçiq, Hashim Thaçi pa fije turpi në një prononcim te tij për publikun para se te shkojë ne Brukse tha:

Me Vuçiqin na presin bisedime të renda, të zorshme. Unë edhe ai po synojmë ta përmbyllim këtë proces me një Marrëveshje historike dhe politike (sikur Kosova te ishte pronë e tij) dhe arritja kësaj Marrëveshje ka karakter nacional dhe shtetëror për Kosovën”. Së çfarë karakteri nacional dhe shtetëror për Kosovën do te këtë kjo marrëveshje nuk e dinë askush, por vetëm ai.

Por ai ne prononcimin e tij për publikun tregoi edhe ketë:

Atje ne Bruksel me kolegun tim Vuçiq do te bisedojmë edhe për çështjet tjera: çështja e Demarkacionit të kufirit Kosovë-Serbi, do te vihet vija kufitare për herë te parë në historinë tonë në kufirin Kosovë – Serbisë (pra Hashim Thaçi si “historian”, që është ai nuk e paska ditë qe Kosova, gjithmonë dhe historikisht i ka pas kufijtë me Serbinë, kufi ky, i cili njihet edhe si kufi shtetëror sipas Kushtetutës se vitit 1974), se do të kërkohen edhe ndryshime Kushtetuese edhe në Kosovë edhe ne Serbi”. Po, pra krejt këto janë ato kompromiset e tij të dhimbshme që do të ia bëj Serbisë, për te cilat qe sa kohë i thotë përmendesh si ndonjë papagall.

Por, çka… Si është e mundshme dhe a ka kuptim te bahet ndonjë marrëveshje e re me Serbin, pa i la do hesape Serbia ndaj Kosovës. Po si te behet ndonjë Marrëveshje dhe pajtimi me Serbin e cila na dogj dhe na poq si ne hell, na bëri shkrumb e hi, e cila tani as qe pranon të kërkojë falje, ani pse krerët tonë e kanë gojën, flasin për pajtim pa kërkim falje. E çuditshme. Si mund te këtë pajtim me Serbinë pa dhanë Serbia llogari për viktimat dhe gjenocidin qe e bëri ne Kosovë,për demet e luftës, për shndërrimin e Kosovës në tokë të djegur. Si është e mundshme që pushtetarët tanë dhe Hashim Thaçi të lëshojnë pe në të gjitha këto për një njohje nga Serbia apo për një pranim në OKB, e cila edhe sot e kësaj dite lufton për ç’njohje nga Kosova, sepse Serbia edhe pa këto pajtime nuk ka qare dikuar pa e njohtë Kosovën, dhe dikuar me siguri do te pranohet edhe ne OKB, qe do te thotë se kompromiset janë më të dhimbshme.

Pra,pse lejojnë këta pushtetarët tanë të bëjnë kompromise të dhimbshme në favor të Serbisë,kur ajo nuk e banë asnjë favor për Kosovën, heqja e Kosovës nga preambula e Kushtetutës së Serbisë nuk konsiderohet ndonjë kompromis e as favor, sepse fjala Kosovë aty qëndron jashtëligjshëm. Pushtetarët tanë po e krijojnë Serbinë sikur ajo të ishte viktima e jo agresori te cilat ia mundësojnë Serbisë që të hyj në Bashkimin Evropian, sikurse ajo të mos kishte bërë asgjë në Kosovë, pa dhënë llogari për asgjë që ajo ka bërë.

Kjo është e çuditshme, kjo është e papranueshme.

Por kjo nuk është krejt e tëra. Strumbullari i krejt këtyre bisedimeve do sillet rreth formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Këtu fshihet djalli, këtu e ka dhimbjen, këtë po e pretë Serbia.
Pikërisht këtu do të gjunjëzohet Kosova përmes Hashim Thaçit dhe këtu do të ndodhë kompromisi më i dhimbshëm për Kosovën, këtu Hashim Thaçi to t’ia ve thikën pas shpine Kosovës?!
Pse?!

Ju e dini se Serbia është një territor sa 3-4 herë më i madh se sa Kosova. Ju e dini se Serbisë nuk i hanë palla se a do ti jepen disa hektar tokë asaj, siç ia dha Malit të Zi, sepse ju e dini se Serbia nuk ka nevojë për disa hektar tokë, apo çofshin ato edhe disa kilometra, sepse Serbia ka bollë territor. Në Serbi sot janë treva të mëdha, siç është Shumadia, etj. gati të zbrazëta në të cilat nuk banon askush, ose banojnë shumë pak banorë, sepse Serbia e ka shkallën më të lartë të ç’popullimit të saj. (Dikur, shumë vjet para lufte, saktësisht në vitin 1983 kur po e punoja doktoraturën, pata theksuar se duke e parë rënien e popullsisë në Serbi dhe rritjen e popullsisë në Kosovë (ku në 100 banor te shtuar, 75 vinin nga Kosova dhe pata theksuar se nëse ky trend vazhdon deri ne vitin 2030, atëherë ne Parlamentin e Serbisë do të flitej kryesisht shqip sepse atë Parlament do ta përbenin mbi 70% shqiptarë). Pra, Serbisë edhe nuk i intereson gjithaq territori, por…

Sot, edhe 19 vjet me parë pas çlirimit të Kosovës,na vetë me dorën tonë e lejuam Serbin te përzihet ne punët tona, duke i lejuar asaj qe te sillet si ne shtepin e vetë ne Veriun e Kosovës. Për te gjitha këto vite nuk ishim te zotet qe ta marrim pushtetin ne Veri, por e lejuam Serbin qe ta ”serbizojë” veriun, ajo atje për te gjitha këto vite e kishte fjalën kryesore, e jo Kosova, ajo atje përmes serbeve lokal për te gjitha këto vite e shantazhoi Kosovën për interesa te veta. Ajo atje i bëri të gjitha këto punë të fëlliqura dhe i vazhdoi duke e pritur ditën e sotme te diagolimit dhe për ti dhanë në epilog i cili do të jetë fatal për Kosovën. Ajo për te gjitha këto vite e kishte shumë te qartë se e donë Veriun e Kosovës, jo për shkak të një grushti serbësh që jetojnë atje por për pasurin e saj marramendëse që ka ky rajon i Kosovës i cili fatkeqësisht nga sot to ti rrëshqas ngadalë nga duart e Kosovës, të cilin edhe ashtu de facto nuk e ka pasur në menaxhim për të gjitha këto vite.

Pra,shkurtë e trup Serbisë i intereson vetëm dhe vetëm formimi i Asociacionit te komunave me shumicë serbe. Kjo është alfa dhe omega e Serbisë te cilën ne këto biseda Serbia do ta zgjidhë ashtu siç do Vuçiq e jo siç do Thaçi, sepse Serbia për te gjitha këto vite te pasluftës e ka luajt rrolin brilant te viktimës në kët pjesë te Kosovës. Kjo është e sakët, Presidenti i jonë Hashim Thaçi në vitin 2015 e nënshkroi Marrëveshjen sekrete ne Bruksel për Asociacionin e komunave me shumicë Serbe, i cili asnjëherë nuk u bë transparent. Këtu Hashim Thaçi fshihte diçka, nuk tregonte asgje. Sa herë qe flitej për Asociacionin.

Këta tanët e kishin fjalën plotë se ky Asociacion do të formohet por pa kompetenca ekzekutive, kurse serbet insistojnë se Asociacioni do të bëhet sipas Marrëveshjes së Brukselit. Këtu diçka nuk është në rregull, nuk shkon, këtu fshihet diçka?!

Por si duket ngadalë çdo gjë po delë në dritë, do të dal edhe gjatë këtyre bisedimeve përfundimtare, se Hashim Thaçi e ka nënshkruar Marrëveshjen e viti 2015 ne Bruksel me kompetenca ekzekutive. Dhe kjo mendoj se është e vërtetë, dhe do të del ashtu, ashtu siç ndodhi me Demarkacionin me Malin e Zi ku thoshte Hashim Thaçi së Kosova nuk po humbë asnjë centimetër tokë, por ajo humbi mbi 82 mijë hektar. Pra, ne këtë diagolim përfundimtar, siç e quan Thaçi historik, do të bëhen kompromise të dhimbshme duke lejuar formimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive, kurse Hashim Thaçi do të dorëzohet para kësaj sepse këtë e obligon edhe nënshkrimi i tij i dhënë në vitin 2015.

Më këtë rast, i cili do te ndodhë, sepse Hashim Thaçi duke e pa pozitën e tij nënshtruese nuk do të jetë i zoti, qe ta mbrojë këtë dhe Asociacioni do te arrihet si “Marrëveshje historike e Hashim Thaçit”.

Këtu fillon të cenohet sovraniteti i Kosovës, cenohet pavarësia e Kosovës, Kosova me nuk do të jetë shtet sovran, sepse veriu do të administrohet nga Beogradi përmes këtij Asociacioni famoz. Ekonomia e Kosovës de facto do ti humb Trepçën dhe Ujmanin, pa te cilat jeta në Kosovë do të vështirësohet. Ky ishte qëllimi i fundit i Beogradit qe 19 vjet luftoi për këtë. Më nuk do të bëjnë punë as protestat popullore, nuk do të bëjnë punë as vendimet e Gjykatës Kushtetuese, e as Vendimet e Parlamentit të Kosovës, sepse çdo gjë do të vihet në lojë, në jetë ashtu siç e do Brukseli që e ka pranuar edhe Hashim Thaçi që në vitin 2015 kur na ishim duke fjetur.

Në këtë mënyrë me dijen apo pavetëdijen tonë, me neglizhencën tonë, me pa syqeltësinë tonë na vendit ia prumë ujkun në torishtë. Pra me ditën e sotme fillon Bosnjëzimi i Kosovës, ku Kosova edhe de facto nuk do të këtë asnjë lidhje me veriun e saj, por atë do ta menaxhojë me të gjitha resurset Beogradi, deri te ajo ditë edhe kur do të thotë se veriu është i joni dhe juridikisht i takon Serbisë. Por, deri atëherë nuk dimë asgjë se çka do të ndodhë me Hashim Thaçin, protagonistin e të gjitha këtyre të këqijave dhe fatkeqësive që ia solli vendit.

Pra ky do të jetë rrugëtimi fatal i Veriut te Kosovës së bashku me Hashim Thaçin.