Prezantimi i taksës së Rrugës së Kombit dhe testimi i saj është pritur me kundërshtime të ashpra, nga qytetarët dhe opozita. Një protestë e mbajtur dje në afërsi të tunelit të Kalimashit degjeneroi në dhunë dhe shkatërrim të sporteleve, ku prej së dielës së kaluar po testohet taksa.
Qeveria thotë se aplikimi i kësaj takse është i domosdoshëm për mirëmbajtjen dhe përfundimin e kësaj rruge, ndërsa shumë qytetarë dhe zëra nga opozita e kundërshtojnë aplikimin e saj.
Një pjesë e opinionit e sheh normale vendosjen e taksës, por nuk është dakord me shumën mesatarisht 5 euro.
Udhëtimi me automjete në shumë prej rrugëve të Evropës është me pagesë, por në disa të tjera është falas.
Faqja Tolls.eu ka një listë të vendeve ku paguhet dhe ku udhëtohet falas.
Kështu, në Europë, duhet të paguash nëse do të udhëtosh në rrugët e Bjellorusisë, Bosnjes dhe Hercegovinës, Kroacisë, Francës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Greqisë, Irlandës, Italisë, Norvegjisë, Maqedonisë, Polonisë, Portugalisë, Serbisë, Spanjës dhe Turqisë. Në këto vende taksa paguhet cash ose me kartë në pika të posaçme.
Vende të tjera kanë aplikuar një abonim (vignette), i cili është një taksë e llogaritur në bazë të kohës së përdorimit, ndryshe nga tarifa tjetër që bazohet në gjatësinë e rrugës. Abonimi aplikohet në rrugët e Austrisë, Bullgarisë, Çekisë, Hungarisë, Moldavisë, Rumanisë, Sllovakisë, Sllovenisë dhe Zvicrës.
Ndërkohë, falas mund të udhëtohet në rrugët e Andorës, Estonisë, Finlandës, Islandës, Kosovës, Qipros, Lihtenshtejnit, Luksemburgut, Maltës, Monakos, San Marinos, Ukrainës dhe Vatikanit.
Disa vende të tjera taksojnë kalimin në ura dhe tunele. Në këtë kategori, Tolls.eu ka futur në listë edhe Shqipërinë. Krahas saj, vendet ku paguhet janë: Belgjika, Danimarka, Lituania, Letonia, Mali i Zi, Holanda dhe Suedia.
Në Serbi, një nga vendet e rajonit, paguhet mesatarisht 3,00 – 5,50 euro/100 km me makinë.
Në Maqedoni paguhet mesatarisht 180 dinarë maqedonas për çdo 100 km të përshkuara me makinë.
Përgatiti: Gazmira Sokoli
Maqedonia/ Pagesa në dinarë
Mjetet | Mjete mbi 1.3 m gjatësi | Mjetet me dy ose më shumë akse | Autobusë, kamionë, trajlera | Mjete me më shumë se 3 akse, mbi 1.3 me gjatësi |
Kumanovë – Miladinovci | 60 den | 80 den | 150 den | 220 den |
Shkup – Petrovec | 40 den | 50 den | 100 den | 150 den |
Petrovec – Veles | 80 den | 120 den | 220 den | 330 den |
Veles – Gradsko | 60 den | 100 den | 180 den | 260 den |
Shkup – Miladinovci | 40 den | 60 den | 100 den | 150 den |
Tetovë – Gostivar | 30 den | 40 den | 80 den | 110 den |
Shkup – Tetovë | 40 den | 60 den | 110 den | 160 den |
Ne Prishtine per te hy ne parkun Gerrmiia qe 12 vite paguhet 1 Euro… per 20 metra rruge… edhe askush nuk proteston… ndersa per nje tunel fantastik protestohet!!!
Komentet janë mbyllur.