Rruga për në vendlindjen time: GRYKA e RUGOVËS!

0
493
Gryka e Rugovës

Nga Tahir Cukaj

13 Fshatra të lidhura njeri më tjetrin si mishi e thoni, më një popullat fisnike dhe njerêzore, dhe e pêrbuzur tani e 13 Shekuj dhe 13 pushteteve!

Kjo ishte dhe kjo mbeti vetem Rugovë, deri tek dita e sodit, deri tek pushteti i sodit, dhe hiç më i mirë se të parët!
E harruar, e përshkelur dhe e përçmuar si popull dhe si teritor më gjithë ato bukuri që ka!

Që nga harku dhe shigjeta, Jatagani dhe pushka, pa e anashkaluar sofren dhe penën, askush si kjo Rugovë më rugovasit e sajë!
Istikamet i paten djep dhe qefinin mbulesë të krenarisë, në çdo luftë dhe në çdo betejë.

Ata benë jetë nê male dhe shpella vetem e vetem për ta ruajtur dinjitetin dhe trojet, u benë roje e kufirit dhe u shendrruen në gur varrit, poshtëruan armiqët dhe kazamatet serbosllave, dhe prap se prap mbeten Rugovë dhe rugovas!

Ata u kallen në kulla baruti dhe rilinden ne faqet e historisë për hirin e atdheut, besa edhe duke filluar qe nga Londra e deri në Berilin, dhe që nga Roma e deri në Uashington ngriten zerin për pa drejtesitë historike që iu benë nga fuqitë e mêdha të botës!

Po, po keta ishin rugovasit dikur e sot!
E, sot e 22vjet çka më thenë për Ty e mira dhe e bukura Rugovë kur ke mbetur e boshatisur dhe kush nga pushteti se bëri as lavren e miut që punoj dhe të krijoj kushte për banim, për rikthim të popullit, por vetem të plaqkiten duke ti pre malet dhe duke ti nacionalizue kopshtijet e dikurshme, dhe duke ta falur token me troje dhe më varre pa të pyetur fare për rrjedhat e saj!

Tani mbi ata gur dhe germadha janë varret dhe nê faqet e historisë janë të shkruara lavdet dhe sakrificat, ku deshmi janë varret e vjetra dhe të reja qe kush nga pushteti një fjalë se flet as një kurorë mbi to se vendos!

Kjo eshtë çudia e zotit Gryka ime, Rugova ime!

Dërgoi për publikim, Skënder Mulliqi, gazetar