RRUFJANI PARAFUNDIT I KALOSH ҪELIKUT

0
109
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

(“Armik” i dërguar nga Kosova
për shtetin e “përbashkët”
)

Përndjekje, partiake. Politike, “ kuqezi”:
Në mjetet e informacionit. Polici.
Dënim, punoj si mësues në Malësi
Dimër i Madh, në Kërçovë. Dhe, Shkup.
Edhe, pse: Nateditë, prisnin “Fatosi”
“Gëzimi”. Revista letrare për fëmijë’.

Arratisur, pesëmbëdhjetë vite në Malësi
Egërsirave Malit. Larg qytetit. Njerëzimit:
Gjoja, jam i dërguar “armik” nga Kosova
I “rrezikshëm”, për shtetin e “përbashkët”…

(I përdorën të gjitha
metodat policore
)

I përdorën të gjitha metodat policore
Pasi. Erdha nga Prishtina. Kosova:
Një ditë në Kërçovë. Dhe, Shkup.
Helmuan në Shkup. Dhe, Korçë
E dogjën banesën në lagjen “Ҫair”:
“Xhipin” para dritareve në parking.
U mbeti edhe, një metodë: Gra besnike.
Burra me dimi, rrufjanë gjysmëvdekur.

Dhe, dolën publikisht dudumët partiak
Që, i rriti sistemi komunist mes dhjami:
Diploma universitare. Tituj shkencor.
Vende pune. Honorare. Ҫmime shtetërore.
Sot, kope të arratisur partive politike:
Vendime pune. E, poste Qeveritare.

Denoncim, njëzetë nënshkrime. Polici
Turmë gazete, “vëllazërim-bashkimi”.
Reagime: “Është i dërguar nga Kosova
Takime të fshehta ka pasur në Bullgari.
Dhjetëra mijëra marka i ka dorëzuar
Vetë, Partisë Socialiste, në Shqipëri”:
“Armik”, është i shtetit të “përbashkët”?!

Nuk ka problem. E pranova përndjekjen
Edhe, punova pesëmbëdhjetë vite:
Maleve të Malësisë Shkupit Historik:
Pa tituj akedemik. Ҫmime. Vende pune.
Larg rrufjanëve të Partisë Komuniste
Sot, këmbekrye: Partive, Neokomuniste..

Librat më të mirë për fëmijë, asaj kohe
I shkruajta, dhe publikova mes maleve…

(Portreti artistik i një Shkërdhaçi
me Dy shtama verë Laydi Di
)

Zonjën Di, e kanë fejuar shkuesit
Me dimi nëpër këmbë, Livadheve:
Ferexhenë e zezë, hedhur krahëve.
Moti. Shtatë male larg, në Qeveri.
Nuk më thirrën si krushk në Dasëm
Dashuria, Ime: Shkërdhatë partiake.

Nuk jam Halil Garria i vdekur me Besë
Të zgjohem me kalë me shalë nga Varri:
Motrës, Besën e dhënë t’ia kthej në Lëmë
Gruan Besnike, Sot: Ta sjellë në Shtëpi.

Nuk ka pasur: Asnjë, dhuratë martese
Falë, u qofshin: Montimet “patriotike”.
Shpifjeve, se: Unë jam prodhues droge:
Substancave narkotike vdekjeprurëse.

Kutadi. Ndoshta, jam: I Poezisë Erotike?!..

(Problemi Im me Gruan
time besnike – Historike
)

Problem, s’kam me shtetin e “përbashkët”
Argatët e tij me poste partiake politike:
Tenderët. Honoraret. Ҫmimet shtetërore
Gratë e tyre besnike. Shtëpitë Publike.

Problem, kam me Poezinë: Gruan Besnike…

(Dallgë – dallgë)

Dallgë – dallgë, ende Lumi malor
Liqeni. Deti me kripë. Shkumë.
Errësira, në dritare. Hëna e plotë.
Zogkeqi mbi çati. Huti me veshë:
Këngë kobi. Vdekje, në Vreshtë.

Dallgë – dallgë Pandemia. Armiku, që:
Më burgosi në Karantinë me Poezinë…

(Deti ende Larg)

Bërlloku para derës Shtëpisë. Lëmë.
Qeni me zgjebe, armiku i pabesë.
Ditën më përcjellin matanë Urës
Qendrën Tregtare. “Parku i Grave”.

Dëllinjat e Djeshme, Sot janë bërë pisha
Vardari, ndanë Shkupin me kufi politik:
Dy shtete: Shqiptar. Dhe, “maqedonas”
Rretherrotull Kalasë Historike Dardane.

Liqeni mes maleve. Deti, ende Larg…..

(Rrufjani parafundit
i Kalosh Ҫelikut
)

Përsëri, nuk ka problem: Luftë
I dua Gratë besnike. Xhadinë!
Punemadhe, edhe Njerkën e tyre
Kopilat e saj, përkundur në djep:
Bythekrye, rrokullisur në Shtëpi!

Sulmoni, rrufjanë! Gra besnike
I pëlqej, metodat e juaja policore:
Armët, Penën: Ende, e kam në brez!

Problemi! Ndërseni, këlyshë me zgjebe
Rrufjanë, me një torbë taxhi përqafe:
Poeti, i do: Dy shtamaverë Laydi Di!…

Shkup, 17 korrik 2021