Zef Preci
Duke cituar Raportin e Performances se vitit 2020 te ERRU, prestigjozja Monitor shkruante sot se “paralajmerohet rritja e çmimit te ujit. ERRU deklaron se Ujesjelles-kanalizime ka nevoje per 5 miliarde USD investime, nje pjese e kostos do kaloje te faturat”. Per kete qellim kerkohen rreth 200 milion Euro/vit, duke patur parasysh projektimin e tyre ne 25 vite.
“Menyra e synuar e financimit te nevojave fizike te sektorit percaktohet ne draft Strategjine e Financimit te sektorit te ujesjelles kanalizimeve nepermjet sistemit te 3T-ve, perkatesisht nga Taksat (buxheti i shtetit), Transferta (financimi i donatoreve), si dhe nga Tarifat (faturat e sherbimeve te ujesjelles kanalizimeve nga konsumatoret” thuhet ne raport.
Dmth qytetareve shqiptare nuk ju mjaftojne 3P (PPP), qe po gerryejne buxhetin e shtetit dhe varferojne me tej edhe brezat qe vijne, por duhen edhe 3T, nder te cilet T e fundit (Tarifat) ndikon drejtperdrejt mbi nivelin e jeteses se qytetareve, duke i bere te varferit edhe me te varfer.
Kjo perkon edhe me nje ide tjeter, shume te diskutueshme te dhene ne nje raport te meparshem te performances se ketij sektori, ku ERRU propozonte dy variante konkrete per agregimin (bashkimin) e ndermarrjeve te ujesjelles-kanalizimeve. E para, aplikimi i nje fature e unifikuar per sektorin ne vleren prej rreth 1400 leke/muaj, (aktualisht vlera mesatare e fatures mujore varion nga 350 deri ne 2,000 leke ne muaj).
Kjo automatikisht do te çonte ne nje katerfishim te fatures per ata qe sot paguajne me vlere minimale. Ndersa shkruaj keto radhe m’u kujtua shprehja: “te varferit taksohen jo se kane shume, por se jane shume”…
Por a jane vertet kushtet per te rritur me rreth 200 milione euro investime ne vit ne kete sektor per nje uje qe ne shumicen e territorit duke filluar me Tiranen eshte i papijshem (nje arsye djallezore perse ne te gjitha raportet zyrtare “cilesia e ujit” lihet jashte raportimit – shih pasqyren ketu me poshte)?
Ne vleresimin tim jo, eshte ende shpejt per te rritur tarifen fundore, perveçse nese ndokush ka vendosur ta marrë me koncesion a PPP edhe kete sektor ende ne duart e shtetit… Per kete mjafton te shihni progresin e bere qe nga vitit 2013 sipas te dhënave zyetare te raporteve vjetore te ERRU. Disa konkluzione, me dore te lire, jane:
– Mbulimi me uje (zyrtarisht te pijshem) i territorit te vendit eshte perkeqesuar.
– Mbulimi me kanalizime ka mbetur ne vendnumero.
– Kohezgjatja e furnizimit ka shenuar nje permiresim, por qe nuk justifikon qindra miliona Euro, shumica kredi te KfW, Bankes Boterore, etj te hedhura kuturu ne kete sektor.
– Mbulimi i kostos totale eshte perkeqesuar dukshem. Ne fakt, ky eshte nder treguesit me sintetike se si eshte menaxhuar sektori. Po keshtu edhe mbulimi i kostos operative dhe menaxheriale.
– Eshte permiresuar norma e arketimit, ndonese mund te ishte me pak represiv dhe qe merr ne konsiderate ndikimin mbi nivelin e jeteses se qytetareve.
– Eshte permiresuar eficiensa e stafit, ndonese mungojne te dhenat zyrtare mbi shperndarjen midis stafit drejtues dhe atij qe punon ne terren. Ne shtyp eshte denoncuar perdorimi i ndemarrjeve te ujesjelles-kanalizmeve si hambar votash, strehe propagandistesh mediatike dhe patronazhistesh politike.
– Eshte perkeqesuar uji pa te ardhura, dmth gjate 10 vitete te fundit ne çdo 3 litra uje qe hidhen ne rrjet, vetem 1 liter kthehet ne leke, ndersa dy te tjerat ose vidhen ose humbasin ne rrjet (humbje teknike). Ky eshte edhe treguesi me komprometues qe flet per rezerven kolosale ne efektivitetin te Ujesjelles-Kanalizimeve duke investuar me pepraresi ne rrjet, por edhe per permiresimin e meaxhimit me stafin ne dispozicion pa patur nevoje per rritjen e tarifave per familjet shqiptare.
– Eshte permiresuar niveli i matjes, dmth faturimit te ujit, ndonese ka nje rezerve shume te madhe edhe ketu per permiresimin e efektiviteti te investimeve te kryera dhe atyre qe do te kryhen ne te ardhmen…
Per te gjithe keta tregues personalisht jam kunder rritjes se tarifes se ujit ne Tirane dhe ne te gjithe Shqiperine duke e konsideruar kete si nje politike anti-popullore qe nuk lejon permiresimin real te menaxhimit te ketij sektori.
Eshte koha qe te gjithe ata qe marrin persiper te qeverisin fatet e vendit ne pushtet qendore dhe lokal te kuptojne se pa e bere ujin e papijshem (sot) te pijshem (neser), cdo debat tjeter per ceshtje tarifash, etj., shkon vetem ne dobi te tenderxhinjve, oligarkeve dhe abuzanteve me pushtetin qe duan te ruajne status quon-ne.