Naxhije Doçi – Prishtinë
RRI NË SHTËPI – SHPËTO JETË
Është dhjetëditësh i parë i muajit prill 2020
në dukje vërtetë pranverë e dëshmuar
natyra si përherë edhe këtë herë
vrullit të përtërirë me lule e fletë,
me cicërima zogjësh degë më degë
që në nismë agmie të ditës së re
melodi e jehut krahështrirë
në tela lyre komponuar.
Në thellësinë e shpirtit të tronditur
kjo pranverë 2020
në Kosovën me vite e dekada
etur për lirinë e mohuar
e për dashurinë e vërtetë
edhe stinë me buzëqeshje të zbehur
në krahët e erërave të panjohura.
Megjithatë, shpresat e pafajësisë së dëlirë
në krejt dheun tim krahështrirë
lashtor e sublim
përherë të pashuara në jetë
në mbijetim të pakohësisë.
Mendjendriturit e bekuar
shkenctarët mjekësor të përkushtuar
të botës mbarë anë për anë
natë e ditë hovit të pandalur në zbulime
në mundje të sëmundjes tinzare
që merr jetë njerëzish të pafajshëm
CorenaVirusit të panjohur vrastar
llojit të paparë
me emrin edhe CUVIN-19.
Që stina e radhës,
vera e nxehtë me hovin e saj të shpejt
të flakërojë me buzëqeshje agu
dhe me jehun krahëletë
në fusha e male
dhe në rrjedha të cemta e në det
vargu im me ndjenjësi shpirti
përgjerohet për të vërtetën,
pikturon ikona dashurie për jetën
se jeta është e bukur si shenjtëri
e vetmja bukuri që nuk përsëritet.
Andaj t’i respektojmë mesazhet e hyjnizuara
të dhëna nga zemërbardhët shëndetësorë
të përkushtuarit hirëplotë
në Kosovë e në Botë:
-Rri në Shtëpi – Shpëto jetë-
nga armiku i padukshëm e agresiv
nga Corona Virusi-CUVID-19.
Ta vlerësojmë jetën tonë me mençuri,
me dashuri e mirëkuptim ta mbulojmë
edhe mjek të vetvetës të bëhemi,
në frekuentime trishti dhe në përditëshmëri
bashkimin me njëri-tjetrin ta kultivojmë,
urrejtjen e frikën ta largojmë.
Vetëm me guxim e vullnet mund të triumfojmë
mbi armikun e planetit tokë
vrastar e kobëzi.
Prishtinë – 10 prill 2020