RRËZIMI I KULLËS SË PREKË CALIT – CILA ËSHTË E VËRTETA?

0
4761
Malësi e madhe - kullat

Në letrën e publikuar nga fondacioni Prek Cali, kemi një foto të Prek Calit, një imazh të projektit, dhe dokumentin që Majlinda Laçaj ka lëshuar, duke e cilësuar kullën e Prek Calit “monument kulture”.

E VËRTETA OBJEKTIVE RRETH KËSAJ NGJARJE, QË MORI PËRMASA KOMBËTARE,
E PARË KJO NGA PIKËPAMJA FORMALE/LIGJORE

Arben Çokaj

Këto ditë, të gjithë u alarmuam rreth një ngjarje të rëndë, që mbuloi mediat tona vizive, portalet e gazetat: Kulla e Prek Calit u rrëzua! E habitshme, a nuk mjaftoi që komunistët e vranë këtë trim e atdhetar të flaktë, që i mbrojti me forcë kufijtë e Shqipërisë?

E nuk munguan akuzat për komunistët, që rrëzojnë kullën e heroit të Malësisë, mllefet e pakënaqësitë e mëdha… sidomos në rrjetet sociale… Dhe mund të thuhet se u përhap edhe një mjegullnajë e qëllimtë, sikur fajin e kishte Bashkia Malësi e Madhe për rrëzimin e kullës.

POR SI QËNDRON E VËRTETA?

Duke njohur përfaqësues të Bashkisë dhe njerëz të tjerë, që u shqetësuan nga kjo ngjarje, mora edhe informacionin e nevojshëm, për ta bërë këtë sqarim, me fakte e fjalë më të kuptueshme, se si filloi e si erdhi puna deri këtu, me këtë ngjarje të pakëndshme.

Disa njerëz që kanë lidhje me deputetin Tomë Doshi, si Gjeto Dukaj – ish kryetar i Komunës Kelmend, Sandër Laçaj – mik i Tomës dhe bashkëshorti i drejtores së monumenteve të kulturës në Qarkun Shkodër, Majlinda Laçaj, etj. në bashkëpunim me Fondacionin Prek Cali në SHBA, kishin mbledhur fonde për të ndërtuar një kullë 3 katëshe, dhe një shtatore të Prek Calit para saj.

Drejtorja e monumenteve kulturore kishte lëshuar kështu një dokument (në të djathtë, por nuk duket qartë), sikur shtëpia apo kulla e Prek Calit ishte monument kulture, gjë që rezulton të jetë e pavërtetë. Pasi monument kulture, një objekt shpallet vetëm me vendim të Ministrisë së Kulturës. Por ky dokument fals (nëse është i tillë) u përdor për të bindur atdhetarët shqiptarë në Nju Jork e më gjerë, që të mblidhnin fondet për ndërtimin e kullës së re…

Nga fundi i korrikut, fillimi i gushtit, filloi edhe puna për kullën e Prekë Calit. Në fillim u rrëzua kulla ekzistuese, u bë një platformë apo bazament betoni dhe u vendosën hekurat e kolonave, pasi sipas ndërtuesve, ajo kullë që të bëhej e fortë dhe e qëndrueshme, duhej të mbështetej mbi një bazament të ri prej betoni, e të bëhej me kolona betoni, dhe jo vetëm ndërtim me gurë, që ka qenë kulla ekzistuese. Përderisa ky ishte një investim pothuajse privat nga ana e organizatorëve, që injoronte totalisht institucionin e Bashkisë, atëherë edhe kjo mund të lejohej, pasi kulla e Prekës nuk ishte ende monument kulture. Por çfarë duhej atëherë letra e Drejtorisë së monumenteve, që thoshte se kulla është monument kulture? Kjo duhej për të shmangur e injoruar Bashkinë nga ushtrimi i detyrës, për të krijuar alibinë, se gjoja lejen e ndërtimit e kemi nga një institucion më lart…


Me 10 gusht në Facebook disa kelmendas flasin për rrëzimin e kullës së Prek Calit, dhe fillimin e ndërtimit të kullës së re.

Me datën 16 gusht – tregon raporti i Bashkisë, një banor i fshatit Rapshë të Hotit, z. Ndue Dok Dreshaj, që është edhe personi më i afërt i mbetur nga familja e Prek Calit, informon dhe i kërkon ndihmë kryetarit të Bashkisë, se kulla e Prekës ishte rrëzuar dhe kishin filluar ndërtimin e një kulle të re, në vend të saj. Z. Dreshaj mund të gëzojë në fakt edhe të drejtën ligjore të trashëgimisë së pronës së Prekës, si nip i tij. Kjo e vuri në lëvizje Bashkinë, e cila të nesërmen shkoi në vend-ngjarje dhe konstatoi rrëzimit e plotë të kullës ekzistuese të Prekë Calit, nga ata që kishin filluar pa leje ndërtimin e një kulle të re.

(Kjo mund të shihet edhe nga fotografitë, që punonjësit e Bashkisë, kanë bërë në vazhdimësi).

Bashkia u ka kërkuar ndërtuesve dokumentacion për rrëzimin e kullës dhe për ndërtimet që po bënin, por ndërtuesit nuk kanë paraqitur asgjë. Në vazhdimësi, iu është dhënë atyre një urdhër për pezullimin e punimeve dhe paraqitjen në Bashki të kërkesës për leje ndërtimi.

Por kjo nuk mund të bëhej, pasi ndërtuesit po ndërtonin në një truall, që figuronte si tokë e shtetit në kadastër. Pra ata nuk kishin as pronësi mbi tokën. Meqë kërkesa për leje ndërtimi e dokumentacioni i duhur kërkon që trualli ku ndërton të jetë në pronë të ndërtuesit, këta nuk e paraqitën në Bashki dokumentacionin e duhur brenda dy javëve, prandaj Bashkia, në fillim të shtatorit, mori vendim për rrëzimin e objektit në ndërtim, si ndërtim pa leje dhe gjobiti sipas ligjeve të shtetit në fuqi me 500 mijë lekë kundravajtësin, që kryente punimet e paligjshme.

Duket betoni i hedhur në pistën e bazamentit të kullës së re, që po ndërtohej.

Kjo i detyroi organizatorët që kishin grumbulluar fondet, që të takoheshin me deputetin Paulin Sterkaj, të cilin u përpoqën edhe me mënyra jo fort të pranueshme, ta bindnin që ai të lejonte ndërtimin pa leje të kullës, por ai nuk pranoi. Ndërsa ndërtuesit vazhduan ndërtimin deri me ndërhyrjen e Bashkisë me datën 14 shtator, ku një fadromë e Bashkisë shkoi dhe rrëzoi një pjesë të murit të ndërtuar në ato ditë. Duke pezulluar kështu edhe vazhdimin e ndërtimit më tej, deri në përgatitjen e dokumentacionit të duhur, për të ri-vazhduar ndërtimin e objektit.

POLITIKA NË MES DHE MUSKUJT E DEPUTETËVE

Ka njerëz që dyshojnë se kjo ngjarje agravoi në këtë përfundim të pakëndshëm, për shkak të arrogancës së treguar nga grupi i deputetit Tomë Doshi, të cilët ua premtuan ndërtimin e kullës malësorëve në SHBA (dikush bleu në këtë kohë edhe një Mercedes-Bens për 40 mijë dollarë), por nga ana tjetër filluan veprimet e rrëzimit të kullës ekzistuese e ndërtimit të tjetrës, pa e pyetur fare Bashkinë e Malësisë së Madhe. Pa e kryer fare procedurën për lejen e ndërtimit dhe pa paguar edhe detyrimet e parashikuara me ligj. E kjo sidoqoftë, është ligjërisht e papranueshme.

Por pse Bashkia u tregua kaq e rreptë, në veprimin e saj për rrëzimin e një pjese muri të ndërtuar dhe pezullimin e punimeve, kur bëhej fjalë për kullën e një figure malësore të respektuar si Prek Cali? A mund të sillej Bashkia pak më butë, më e matur në këtë rast? Këtë e sqaron kryetari i bashkisë, Marinaj, me një deklaratë për mediat ku thotë: “Bashkia ishte e detyruar të ndërhynte. Gjykoni vetë, sa spekulim ka patur me këtë ndërtim pa projekt, që do ishte në jetë të jetëve pa administrator. Pra, një objekt historik duhet të ketë projekt, për sot e për nesër dhe dikush do e administrojë atë. Kush do e administronte godinën pas ndërtimit pa leje dhe për çfarë do e përdornin atë matrapazët, për hoteleri, biznes privat a për çka? Ja pra pse Bashkia ndërhyri. Ndërhymë që Shtëpia e Heroit Legjendar Prek Cali të mos kthehet në një biznes privat të matrapazëve, që nuk pranojnë ta bëjnë të ligjshëm objektin në fjalë.”

Kështu që edhe pretendimet se deputeti Sterkaj nuk pranoi ndërtim pa leje, për shkak të konkurrencës me deputetin Tomë Doshi, bien. Kjo çështje është thjeshtë ligjore, nuk ka pse politizohet, është keq-menaxhim i atyre që morën përsipër ndërtimin pa leje në një territor të administruar nga Bashkia Malësi e Madhe. Fondacioni Prek Cali ka grumbulluar fonde, por është mashtruar, është prerë në besë nga ata njerëz, që e morën përsipër ndërtimin e kullës, pa e pyetur fare Bashkinë, e cila administron territorin e Malësisë së Madhe.

NJË ZGJIDHJE E MIRË PËR TË GJITHË

Meqë ngjarja u bë virale dhe pushtoi mediat e politikën, aq sa edhe KM Rama u shpreh për këtë, kjo tregon për sensibilizimin e shoqërisë sonë në lidhje me këtë ngjarje, prandaj duhet të synojmë të përfitojmë prej saj, që të bëhet si duhet, brenda ligjeve një punë e mirë tashmë, pas së gjithave.

Toka ku ndodhej kulla e Prek Calit, duhet t’i kalojë në pronësi nga Bashkia trashëgimtarit legjitim të Prek Calit. Pastaj me miratimin e pronarit, të kërkohet leja e ndërtimit për objektin e ri, duke i paraqitur një projekt inxhinierik Bashkisë dhe dokumentacionin e nevojshëm, konform rregullave. Dhe me ndërtimin e kullës së re, të financuar tashmë nga Fondacioni Prek Cali në SHBA, të kërkohet nga Bashkia Malësi e Madhe më pas, që ky objekt të kthehet nga Ministria e Kulturës në monument kulture dhe të mbrohet nga shteti.

Besoj se me këtë zgjidhje të gjitha palët do të bien dakord, duke mirëpritur edhe një mbështetje nga KM Rama, në këtë rast.


Publikimi në gazetën Dita

Pas publkikimit të shkrimit tim në gazetën Dita, Auron Tare bën komentin e mëposhtëm dhe e shpërndan:

Deri me tani shkrimi me korrekt mbi debatin e fundit ne lidhje me Kullen e Preke Calit. Fatkeqesisht ne kete katundin tone te vogel, zeri i sherrxhineve qe bertasin eshte me i larte.

Keto dy tre dite kam lexuar zerat e patrioteve te zakonshem mediatike qe per kapital politik apo arsye te tjera me nje shpejtesi te habitshme vrapojne ti hedhin benzine ne zjarrin e nje debati totalisht te pa kuptimte. Duke vrapur te nxjerrrin gjoksin ne vijen e pare te parades patriotike shume nga keta personazhe kur kishin mundesi apo ishin ne pozita shteterore as qe e kishin degjuar ndonjehere emrin e Preke Calit. Sot lexova nje nga keta patriote (te leshit) qe vikaste nga “kulla” e tij mediatike se Prekes se shkrete ja prishen shtepine se ishte katolik. Nje marrezi sigurisht por edhe nje ligesi e cila eshte mjaft e rrezikshme ne kontekstin e koheve te fundit ku ka nje tendence te dukshme te disa personazheve per nje percarje fetare mes shqiptaresh.

Dhe imagjinoni se ky patrioti i (leshit) ka qene nje ish zyrtar i larte i Ministrise se Kultures i cili kishte ne dore cdo gje per ta rregulluar Kullen e Prekes ne se me te vertete i dhimbte shpirti per kete malesor te shquar ne krahinen e tij. Vikatjes se percarjes politike dhe krahinore sigurish i shtohen edhe zerat e zakonshem nga Parlamenti te cilet kane kontribuar prej vitesh qe shoqeria shqiptare te jete e fragmentarizuar per ta pasur me lehte ne kontroll. Ku ishin keta vikates keto 27 vjet qe ja lane Kullen Prekes qe ti rrezohej nga koha dhe harresa? ne se me te vertete ju ka pas dhimbs ky burre i malsise tja kishin rregullu Kullen para se te rregullonin Kullen e tyre pasi Kulla e Prekes ka qene nje simboll i mbrojtjes se kufinjve te veriut dhe jo simbol i bashkepunimit me armiqte e Prekes.

Personalisht nuk kisha degjuar asnje here per Prek Calin deri kur ne vitin 2008 shkova ne Vermosh. Kam kujtimet me te mira nga banoret e asaj zone per mikpritjen e tyre tradicionale. Mesova mjaft gjera ne ate vizite te shkurter dhe kam kenaqesi te rikthehem shpesh ne ate zone te bukur dhe madheshtore. Per Prek Calin degjova me vone nga bashke malesoret e tij te emigruan ne shtetin e MIchiganit ku te grumbulluar rreth Kishes se Shen Palit ne Rochester ruajne ende me fanatizem zakonet e tyre. Kam degjuar disa histori per Prek Calin nga keta malesore dhe jam bindur se ai burre ka lene gjurme te thella ne ato vise ne vecanti per rezistencen qe ju beri Malazezeve per ceshtjen e kufinjve. Te gjithe malesoret binin dakort se kishte qene Prek Cali ai qe kishte mundur (me aq sa i kishin lejuar rrethanat) ti ruante kufinjte aty ku jane sot.

Por historia e Prekes ndalonte pak a shume ne kete kohe. Kam mendimin se Preka si lider i kohes per ato krahina eshte perpjekur te mbijetoje ne rrethanat politike dhe historike te kohes duke bere paqe me Zogun dhe duke pranuar miklimet e Italianeve te cilet shperndanin para per blerjen e bajraktareve te Veriut. Status quo me gjermanet eshte mjaft e kuptueshme ne kontekstin historik te kohes ne se do te kemi parasysh faktin se per malesoret e veriut armiku i tyre nuk ishte ushtria gjermane e cila nuk kishte asnje qellim pushtimi mbi Malesine por armiku tradicional shkjau. Pra pranimi i ushtrive gjermane nga Bajraktaret veriore perfshire edhe Preken ishte e keqja me e vogel ne rrethanat historike ku ata ishin te detyruar te mbijetonin.

Malesoret e tij megjithate ndaheshin ne nje pike mbi figuren e Prekes. Beteja e Tamares atje ku (sipas disave) partizanet u goditen gjate pushimit duke besuar se ishin ne bese te malesoreve te zones apo se kishin ardhur te digjnin zonen. Ky moment i rendesishem per figuren e Prekes ha debat dhe do ishte mire qe te kishte nje perqasje sa me te pa anshme bazuar ne deshmite dhe dokumentat e kohes. Fakti qe disa bajraktare nuk moren pjese ne priten e Tamares dhe nuk ju pergjigjen kushtrimit per goditjen e partizaneve hedh dyshime mbi qellimin e atyre qe ngriten priten.

Por te gjitha keto jane pjese e historise dhe duhen trajtuar si te tilla, aq me shume per ata qe kane deshire te ngrene figuren e Prekes.

Nderkohe debati per Kullen eshte nje debat ligjor dhe administrativ i cili duhet trajtuar si i tille dhe kursesi si nje ringjallje rivendikimesh krahinore apo aq me keq fetare.
ne se Kulla ka pasur statusin e Monumentit te Kultures pergjegjese per restaurimin e saj eshte vetem Ministria e Kultures e cila me ane te IMK nderhyn ne baze te nje projekti te miratuar ne Keshillin e Restaurimeve.

ne se Kulla nuk ka pasur status MOnument atehere hapi i pare ne te gjithe kete zallamahi duhej te kishte qene marja e Statusit dhe detyrimi ligjor qe sjell ky status per rimekembjen e Kulles.

Fati i mire i kesaj Kulle dhe i Preng Calit eshte fakti se malesoret e tij nuk e kane harruar dhe kane deshire te rimekembin Kullen dhe figuren e tij. ne se Kulla do te merte statusin dhe fondi ishte ne dispozicion Kulla e vjeter duhej te kishte shpetuar dhe cdo gje do te zhvillohej ne logjiken normale pa ju dhene doren e lire benzinhedhesve mediatik .

P.S si njeri qe jam marre me trashegimine kulturore per nje kohe te gjate jam kategorisht kunder prishjes se Kulles se vjeter me idene e ndertimit te nje Kulle te re moderne dhe aq me shume 3 kate. Kjo e ben Kullen e Prekes te pa vlefshme duke e nxjerre jashte kontekstit historik dhe jashte cdo lidhje me figuren e Prekes. Kulla duhej te restaurohej ne menyren se me profesionale te mundeshme duke e rikthyer ate ne identitetin e saj dhe duke i dhene frymen dhe lavdine e dikurshme te nje njeriu i cili edhe me dritehijet e jetes se tij ja vlen te kujtohet.


Sokol Pepushaj: Gezim Vucaj, Auroni ka thënë të vërtetën. Shkrimi i Benit është më me vlerë se gjithë shkrimet dhe kronikat e gjithçka është thënë rreth çështjes në fjalë këto ditë të zhurshme të marra së bashku. Është vertet vlerë që duhet të mësojmë të gjithë ne. Beni, mirë a keq është punë e tij… është shumë racional, shumë konciz, një model amerikan të shkruari. Ne e dime mirë ku është dallimi mes mediave europiane e amerikane… Mediat amerikane jane vite drite ndryshe… apo jo… kane centrim… drejtim… zgjidhje… jo fjalë, ku mund të lush si të duash.


14 KOMENTE TE GAZETA DITA

3 MILION KOKE PALARE

‘Pordhe, pordhe moj dervishe
pordhe, veshet nga gervishe
ti me mire te kishe dhjere
veshet mos na kishe çjerre’

Fondacioni nuk flet qe ka kerkuar fonde e sa fonde ka mbledhur e ku kane shkuar!?
Nipi pas ndertimit e shpalljes monument kulture òfar fiton si i vetemi trashegimtar kullen e viçidollit! te Surelit apo te gjirizit te lalesit ndertuar me kurbane femijet jetime te koke palareve per te bere politike!!!!!

specialisti

I dha zgjidhje gazetari. Si ka mundesi qe nje kulle shekullore e nje personi te jete prone shteterore ?
Nipi i tij nuk ka kerkuar deri tani ti njihet e drejta e trashegimise ? Tani qe po behet nje ndertim tre katesh kujtohet ai ?
Rendesi ka qe te ndertohet kulla sipas rregullave dhe te sherbeje sipas deshirave te trashegimtarit.
Politizimi i prishjes dhe rindertimit , nuk i sherben askujt. Kush ka qene Prek Cali, nuk ka lidhje me prishjen e rindertimin e kulles. Ta gezofte ai qe me ligj i takon.

Moisi Golemi

Keto jane punet e Tom Kodoshit.

lili

Pune taman alla albanistani, ku askkush nuk pyet askend e sikkush vepron krye ne veti: me cfare leje u prish nje prone private komuna? Nuk duhet nje vendim gjykatese si ne cdo vend te botes pasi komuna te kete bere nje denoncin tek gjykatesi per ndertim pa leje, a me leje?
Kush vendos ? Ne nje shtet normal LIGJI, ne shqiperi Maliqi, dmth ai qe eshte ma i forti!…
Edhe ky ligji i trashegimise pak si cudi, se ne boten normale ku ta di nipi apo kastranipi se ka nje trashegimi, ne boten normale shteti kerkon trashegimin edhe informon trashegimtaret se dikkush ka lane dska, a doni a jo me marr persiper ate trashegimi! Ne Shqiperi vendos Maliqi…

Edhe ky zotnia pretendon me ba nje analize nga ana pikepamja ligjore!
Ne cdo gjykate nderkombtare do denohi ,nese veproni keshtu: shteti se nuk ka lajmeruar trashegimtarin per te drejtat e ti mbi ate prone, shteti prape qe ka lejuar ndertim nga nje pale te trete ne nje prone private,pa lejen e trashegimtarit, -apo nuk ka lejuar nderhyrjet mvaret sipas kerkeses(se ne boten normal, kur bene nje kerkese per ndertim e nuk te pergjigjet shteti eshte po ashtu nje shkellje te drejtave te qytetarit) , komuna qe ka derguar pa vendim gjykateseve fadronat atje..

Bref siç thone francezet, sido qe ta marrish dell fajtor shteti qe nuk vepron ligjerisht e nuk imponon nje LIGJ qe perputhet me normat nderkombtare te pronesise.
edhe ne kete kaos ligjore, e nga ky kaos ligjor, lindin kaoset tjera shoqeror e politike…
po prape faji eshte tek institutionet qe nuk jane ne gjendje me dall me nje deklarate zyrtare ,te argumentuar, po duhet nje gazetar me be kete pune ;; alla albanistaneze…
Pfff e doni me shkue n’evrope?
keni halla shume pune shtepie me krye.

Rifat

Burri i Drejtoreshes se Monumenteve te kULTURES qenka ai sekser qe ka mbledh Fondet ne Amerike me gruan e tij drejtoreshe e paska ble edhe mercedes 40000 dollar. Ata kane qene personalisht ne Usa ne muajin maj dhe kan grumbudhu dollar ne emer te shtetit me dokument te firmosur nga drejtoresha gezon statusin monument kulture. drejtorja eshte antare e krysis se PS dhe Edi Rama nuk ka buthe ta fute ne burg, Edhe ministerja KUMBARO duket se eshte ne kete loje pasi nuk po arrestohet drejtorja e burri i saj SANDER LAÇAJ, nje mashtrues qe genjen se punon per amerikannet e nuk ka lene njeri pa mashtruar duke nxjerr viza ne ambasade… Horllek hesapi

Arben Çokaj

Meqë flet për gjykatë, shiko ligjet e shtetit shqiptar. Sipas ligjit, IMVT, Malësi e Madhe ka të drejtë të pezullojë një ndërtim pa leje. Subjekti që ka rrëzuar kullën ekzistuese, duhet të ketë leje për atë veprim, pasi ka siguruar dokumentacionin e nevojshëm për truallin, se në pronësi të kujt është dhe ka rënëdakord me pronarin. Me datë 14 shtator, kur Bashkia ka ndërhyrë për të penguar veprimet e mëtejshme të ndërtimit, jam informuar se trualli aty është pronë shtet. Më pas kam parë intervistën me nipin e Prekë Calit, i cili thoshte se pronësia mbi truallin i ka kaluar atij. Mundet se ka qenë në procedurë dhe ende nuk janë bërë kalimet në kadastër. Tani për çfarë gjyqi po flet ti i albanistanit? Ku po sheh procedurë të parregult këtu? Nëse subjekti ndërtues e padit bashkinë, mbi cilën bazë ligjore e bën? Si mund të ndërtohet mbi një truall të dikujt tjetër pa leje e të mbrohesh nga ligji, se gjykata ligjin interpreton?!

Arber I

Sqarim i sakte!

Sander

Me rruani biren e bythes. Jam burri i drejtoreshesn dhe kulla e P. Calit eshte monument kulture. Un kam krijua lidhjet me Fundacionin P Cali dhe kemi shkua ne Amerike per punet tona. Bencin e ka deklarua gruaja se i ka fale vllai emigrant.

Titi

Kea lloj njerzish jane mesuar te bejne cdo gje pa ligj.Ne kete rast kryesore eshte e drejta e pronsise nderteses e truallit,kush ka pronsine te regjistruar ne hipoteke,sipas ligjit i drejtohet bashkise me projekt e dokumentacjon te plote per te kryer ndertimin. Keshtu fuksionon sipas ligjit.Ju gazetar duhet te dini se edhe salihi ka nj kulle ne vucidol dhe para par kohe e beri te re,mbi rrenojat e mbetura, shkoni pyetni ati si ka vepruar perpara se te shkruani brockulla per tja shitur lexuesit kete e them se ai ka dale ne shtyp per te thene teverteten qe ai gjithnje e konsidefon monopol te tij.Pyteni ku i mori lejen ,projektin parate,qe e ndertoje etj.Pastaj nipiprek calit eshte i orjentuar per te bere veprimet e duhura.Se pari ai duhet te zgjidhi prpnsine e kunt eshte se ne artikullthuhet se eshte e shtetit dhe per kete ai dihet te zhvilloj nje gjya kunder shtetit per pronsine qe pretendon se eshte tashegimtsri i asaj kjo eshte e para .Per rastin ne fjale bashkia ka veprjar sipad ligjit dhe keshtu duhet te veproje cdo bashki.Deputetet qd psrmenden ne kete histori jane ligjvenes te vjeyet dhe ligjet i kane miratiar vete dhe asnje prej tyte nuk duhet ti shkele osr ti injoroje.Keshtu nuk shkohet ne europe

Arben Çokaj

Shkrimi është shkruar mbi bazë të atyre fakteve që janë njohur deri në atë kohë. Më pas lexova se nipi i Prekës është shprehur se e ka të marrë pron¨rsinë mbi truallin, dhe ndoshta kjo ka ndodhur ndërkohë. Unë jam informuar me datën 14 shtator se trualli i ndërtimit është nën pronësi tështetit në kadastër.

Drejtesi

Aleksander Laçaj, burri i drejtoteshs Majlinda Laçaj nashi na dolli pronar i kulles se Prek Calit. Po nga eshte kz e pse nuk arrestohet apo e mbron ambasada amerikane, pasi po thuhet se kz ka cuar ne amerik edhe kriminelin tom doshi se ashtu ka qene toma deri para kater vitesh qe i ka marre viye Aleksander La[aj, Pse nuk arrestohet pra

Juristi

Sander Laçaj eshte bos, Tom Doshi eshte gjigand e bos, e nip i Prek CALIT, Zef Selca eshte bos e mbledhes fondesh gjithe jeten per figura te ndershme shqiptare e perdite eshte ne Shkoder e ka ble tere gazetaret e nuk ka askush tager ti afroi mekroofon e televizionet se i ka ble me dollar. Posht komunistat e Edi Rams Kulla do behet prej Tom Doshit e shkruani sa mundni se asgje nuk beni. Nuk u lexon kush.

Luli

O njerez mos e kruani me Tom Doshin, Aleksander Laçaj qe punon ne Ambasad Amerikane e ia kendon kengen lule lule bash ne lule deri deputetve e me zef Selcen kryetar te fondacionit Prek Cali. Ata jane te forte e bejne ca duan. Mos e kruani se per Alleh jane te forte e Toma deklaroin se keto dite do nisin punet e do e coi kullen tre kat e ju shkruani prralla ne beze…