Rreziku nga iluzioni i “forcës” së liderëve tonë!

0
91
Politikanët në Kosovë

Shkruan: Florim Zeqa, 14.12.2021

Qëllimi i lobimit serb nëpër qëndrat e mëdha botërore, për qëllim e ka zhbëjen e shtetit të Kosovës, përkatësisht zhbërjen e procesit të njohjeve të Kosovës e jo të eleminimit të këtij apo atij lideri shtetërorë apo partiak.

Kosova e 17 shkurtit projekt ndërkombëtar

Vendosja e forcave ruso-franceze mbi Urën e lumit Ibër në Mitrovicë 22 vite më parë, përveq ndarjes së qytetit në dysh, e shkaktoj ndarjen e pjesës veriore nga ajo jugore, ndarje kjo e planifikuar dhe e dakorduar mes gjeneralëve të NATO-s dhe atyre të Ushtrisë Serbe në Kumanovë.

Nga ajo kohë e deri më sot, kjo ndarje mbeti “mollë sherri” mes serbëve dhe shqiptarëve në aspektin praktik, por edhe ‘konflikt interesi’ mes interesave të dy fuqive të mëdha botërore (SHBA-ve dhe Rusisë).

Sikurse njohja ndërkombëtare e Kosovës, siq e parapëlqejë ta quaj 17 shkurtin e vitit 2008, edhe proceset e mëpastajme të njohjeve, më shumë janë produkt i ndërkombëtarëve (SHBA-ve) sesa sukses i diplomacisë kosovare.

Pas ri-shpalljes së pavarësisë së 17 shkurtit 2008, të orkestruar nga bashkësia ndërkombëtare, radha i erdhi dialogut të Brukselit mes Serbisë (si shtet i pavarur) dhe Kosovës (me fusnotë*) si njësi territoriale e administruar nga forcat paqëruajtëse ndërkombëtare në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, e cila e nuk e njeh Kosovën shtet…!

Dialogun nuk e deshëm, por as nuk mund ta largojmë

Procesi i dialogut me Serbinë nuk erdhi si dëshirë e jona, por si kërksesë e bashkësisë ndërkombëtare, e cila nuk dëshiron të largohet nga Kosova pa e arritur një marrëveshje gjithpërfshirëse dhe përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Prandaj, duhet të tregohemi të kujdesshëm me ruajtjen e raporteve të shkëlqyera me miqët tonë, e në vçanti me sponsorizuesin kryesorë të lirisë dhe pavarësisë tonë-Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatit numër 1, mbase edhe të vetëm të shqiptarëve në rrethanat aktuale ndërkombëtare.

Askush nga drejtuesit shtetërorë apo partiak nuk guxon ta krijojë iluzionin e prezencës së përhershme ndërkombëtare në Kosovë. Arroganca e paarsyeshme dhe moskoordinimi i veprimeve të liderëve shtetërorë dhe partiakë me SHBA-të dhe shtetet e fuqishme të BE-së mund të çojë në veprime të njëanshme, përkatësisht me “prerjen e rrobave” të shtetit tonë dhe tërheqjen ushtarake nga Kosova!

SHBA garantuese e lirisë sonë

Sikurse që e mirëpritëm ndërhyrjen ushtarake të NATO-s e cila e solli lirinë tonë, duhet ta mirëpresim ndihmën e SHBA-ve në përmbylljen e dialogut me Serbinë për t’i dhënë fund një herë e mirë kapitullit të armiqësive dhe luftrave të gjata shqiptaro-serbe në ballkan.
Paragjykimi më i absurd i krijuar nga një pjesë e qytetarëve të vendit, kinse për frikën që e ka Serbia ndaj liderëve aktual shtetërorë apo atyre partiakë, është iluzioni më i keq dhe më i rrezikshëm për shqiptarët e Kosovës.

Këto hipoteza mund të jenë të lansuara nga vet Serbia për t’i neutralizuar më lehtë dhe për t’i vënë në gjumë të thellë dimërorë forcat progresive në Kosovës. Bindja e krijuar nga një hipotezë e tillë e lansuar nga Serbia, bënë që qytetarët e Kosovës të jetojnë në iluzionin e forcës së liderit e jo të forcës reale të mbrojtjes nga Serbia që është KFOR-i dhe trupat e NATO-s në Kosovë.

Në momentumin kohor dhe strategjik në të cilin ndodhet Kosova, ruajtja dhe frocimi i marrëdhënjeve me SHBA-në dhe me miqtë evropian është thelbësore dhe fundamentale, ngase Kosova ndodhet në udhëkryqin më të madh të saj nga paslufta e deri në ditët e sotme.

Serbia nuk ua ka frikën politikanëve kosovarë, por SHBA-së!

Dashtë Zoti të mos na bie me e provue forcën e liderëve tonë!