RREZIKU I MADH: KOSOVA PO SHKON SI CJAPI TE KASAPI…

0
563
Hashimi duke korrigjuar kufijtë

Arben Çokaj

Fahri Musliu po punohet për me u prishë marrëdhëniet me Amerikën. Në lojë edhe xhokeri i Hashimit, Berat Buzhala… Duke i shërbyer interesave serbe, Hashimi po nxjerrë keq Ramushin e taksën 100% me Serbinë. Amerika synon stabilizim të marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë, e pavarësisht çfarë po i bën Serbia – Kosovës, presidenti i vendit bën lojën serbe, jo lojë në interes të Kosovës! E kjo po na dëmton në dy plane: 1. Po na e jep veriun e Kosovës për Serbinë, dhe 2. Po na prish me Amerikën.

Kjo është diplomacia serbe, që kanë futur në lojë edhe Soros dhe po ia marrin anash Kosovës dhe Amerikën po shikojnë me e mashtrua, duke menduar se Amerikës nuk i intereson edhe aq territori i Kosovës. Djalli fshihet në detaje, thonë. Poshtërsitë po i bën Hashimi e fajin Berati ua hedh amerikanëve. LDK nuk po duket se ka lidhje të mira me SHBA-të, për me e sqarua situatën, as Albini, të cilit i peshon kredoja ma shumë se interesat e Kosovës, e këtu ose Ramushi po luan dobët, ose taksa e tij është pjesë e lojës së Hashimit, që me u dobësua forca e Kosovës dhe mbështetja amerikane!

Duhet me e kuptua lojën e pistë e pastaj me shikua me e zgjidhë, por s’e di a do mundet Kosova ta bëjë, se armikun e ka në krye të shtetit… Tani nëse ky projekt realizohet, Kosova humbet territorin strategjik dhe të rëndësishëm, por humbet gradualisht edhe njohje, e sidomos mbështetjen e SHBA-ve. Kur Kosova të shkojë drejt kësaj gjendjeje disfatiste për marrinë e liderve të vet, atëherë mbetet të shkojë ku ka qenë, si sqapi te kasapi… nën sundimin serb…

I rroftë lufta e humbjet Kosovës, sharjet që i kanë bërë gjithmonë Rugovës, se kështu degjeneron shteti, kur vendos njerëz të paaftë me drejtua vendin… Dhe tani Hashimi ose është i kapur aq keq për bishtit, sa po bën tradhëti kombëtare, osde nuk po e kupton se po e çon Kosovën drejt rrënimit përfundimtar, drejt kthimit në pikën zero…