RRETH NOMINIMIT TË ÇMIMIT NOBEL PËR PAQE

0
382

Gani I. Mehmeti

Emërtimi për Çmimin Nobel për Paqë sipas Marrëveshjes Kosovë-Serbi në Vashington, e nxituar, e papranuar dhe e dëmshme sa edhe e humb kuptimin!

Me nënshkrimin e Marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Vashington më 4 shtator 2020, nuk është bërë asgjë. Kosova me Serbinë kanë nënshkruar me dhjetëra Marrëveshje, por ato kanë rënë në ujë e nuk janë zbatuar. Serbia është në gjendje të nënshkruajë bukur shumë nga ato çka i ofrohen, por ajo di të bëjë lojën dhe të mos i zbatojë asnjëherë.

Përndryshe, sikur vërtet të ishin marrëveshje me rëndësi, dhe që do të zbatoheshin nga Serbia, do ta meritonin edhe Çmimin Nobel, siç është propozuar nga deputeti i Partisë Social Demokrate të Suedisë.

Nuk mjaftojnë vetëm nënshkrime, por edhe zubatime. Nuk mjaftojnë nënshkrime çfarëdo qofshin ato, por që çojnë peshë dhe ndahet drejtësi.
Kjo do të vlente sikur të pranonte Serbia Pavarësinë e Kosovës dhe t’i jipej fund armiqësisë me dy shteteve Kosovë – Serbisë.

Mirëpo, t’i jipet çmimi Nobel dhe për Paqe bashkëpunëtorit dhe ministrit të Milloaheviqit, i cili edhe me sharrë t’i pritej koka, nuk do pranojë Pavarësinë e Kosovës, është në kundërshtim të vetë qëllimit të këtij çmimi, dhe, kjo bën një devalvim shumë të dëmshëm të vetë këtij çmimi.

Duke ndarë çmime të tilla për kriminelët që kanë bërë edhe gjenocid ndaj popujve, sikur nxit edhe të tjerë të bëjnë këso veprash gjenocidale, që dikur të nominohen për çmim Nobel. Shkurt, është çmendurake. Prandaj, po besoj, se nuk do të bëhen të çmendur edhe ata që ndajnë Çmimin Nobel për Paqe sikur ky deputeti i çmendur që bën nominimin. Do të ishte absurdi më imadh, sa nuk do ketë më peshën e rëndësinë e këtij çmimi në të ardhmen. Kjo do të ishte një lojë joserioze.