Rreth librit „NJERIU MES LIRISË DHE PËRGJEGJËSISË“ të Marjan Sebaj SOPI

0
1013

Shkruan: Arsim Haziri, analist politik

4 shkurt 2018

Librin “Njeriu mes lirisë dhe përgjegjësisë“, të Marjan Sebaj Sopi, sapo e përfundova së lexuari. Në këtë botim krejt çka munda të shoh të paraqitur është pasqyrimi i qartë i gjendjes në të cilën jetojmë si shoqëri e komb. Se jetojmë mes papërgjegjësisë, shkeljes dhe zhvillimit të fenomeneve negative dhe mosdëshirës për shtet të së drejtës dhe funksional, është mëse e vertetë.

Mirëpo, këto elemente të cilat i kontribuojnë mosdinjitetit, zhvillimit të vlerave negative, si dhe përfundimisht pamundësisë për të krijuar, përçuar dhe përcjellur harmoni tek njeri-tjetëri, ishin të shprehura mjaftë bukur dhe korrekt tek botimi i Marjan Sebaj-Sopi “Njeriu mes lirisë dhe përgjegjësisë”.

Vërtetë shoqëria jonë është udhëhequr nga subjekte të cilat asnjëherë e madje aspak nuk kishin shprehur gatishmëri dhe vullnet të konsideruar për krijimin e shtetit që të ishte në shërbim të dinjitetit si vlerë fundamentale, dashurisë ndaj njëri-tjetrit po ashtu edhe përfundimisht krijimin e një mirëqenie të paanëshme fetare.

Pjesa më e madhe e fjalorit politik nder “liderë” është e mbushur me atribute të cilat mëtojnë ta vazhdimësojnë shtetit brenda rregullave e normave ligjore, por pjesa më e madhe e mundit të tyre fatkeqësisht shkon si kundërthënie mes asaj çka e thonë dhe asaj çka e bëjnë, si dhe përgjigjen më të mirë, objektive, konkrete, të dukshme dhe mjaftë të prekshme na e thotë realiteti.

Realiteti si pasqyrë e shprehjes së mospunës dhe neglizhencës së tyre, rrjedhimisht është pengesë për mosfunksionalitet shtetëror, është duke e dhunuar mjaft shumë perspektivën e përgjithshme.
Madje, çfarë shprehet në këtë botim është edhe kritika objekitve dhe mjaftë e argumentuar, duke mos anashkaluar edhe ndjenjën e krenarisë të atyre që po e kanë me rastin e shpalljës së Pavarësisë së Kosovës.

Pavarësia në syrin e autorit mund të jetë shpallur nga kush do, dhe shpalljen (leximin e deklaratës së mëvetësisë) nga ata, nuk duhet parë në mundin dhe sakrificën kolosale që kinse e kanë bërë. Sepse, dihet botërisht që atë mund ta ketë bërë çdo kush, pas ardhja e saj ma shumë ke qenë projekt i kontributit të pandalshëm kombëtarë.

Prapë qëndron gjykimi të cilin e ka paraqitur autori “Ta bësh është lehtë, por ta mbajsh është më e vështirë“. Kjo shprehje – aforizëm është sa i qëndrueshem madje edhe mjaftë i evidentur, natyrisht edhe i përputhshem me rrethanat fizika të cilat si tërsi përbëjnë realitetin, të cilat njëherit edhe po e determinojnë çdo proces të jetës shoqërore.

Ne përgjatë kësaj kohe mjaftueshëm kemi dëshmuar se s‘po mund të jemi për shtet që zberthehet në shërbim qytetarësh, në shërbim për harmoni, dashuri dhe liri. Sot e vërteta e kësaj qeverisje është mjaftë praktike, e ndjeshme, dhe me shumë e prekshme prej atyre shtresave ku ekziston maksimumi i pabarazisë me klasat tjera.

Përfundimisht, konsideroj se ky botim ia vlenë të lexohet sa i vlenë të jetohet, ia vlenë të studiohet ngase në vete ngërthen realitetin e hidhur, të cilin e kanë shkaktuar pushtetarët kurse po ndëshkohen qytetarët.

Unë e përgëzoj autorin për këtë punë sa të lodhshme aq edhe të nevojshme për secilin lexues, në mënyrë që të njoftohen më detalisht me realitetin e brisht i cili realitet negativisht po e ndërton trupin publik.

Njëherit, shkrimtarit Marjan Sebaj-Sopi i uroj të ketë shëndet, poashtu ky libër të jetë prejse e shumë librave tjerë.