Diana Rexhepi, gazetare, Zagreb – Drini.us
Deklarata e zotëri Gjokë Dabajt është shumë e rrezikshme, sidomos krahasimi i tij rreth pësimit më të madh të shqiptarëve në krahasim me hebrenjt, sipas tij. Nuk mund të ketë krahasime të tilla. Në asnjë nivel e as rrethanë historike. Absolutisht. Ngase Gjermania naciste nga 1939., deri 1945., i cfarosi dhe i dogji, tekstualisht i dogji 6 gjasht milionë Hebrenj. Holokausti nuk mund të krahasohet, thjeshtë nuk krahasohen këto dy shembuj. Ata, Hebrenjt, janë konsistent. Kombi baraz me besimin, baraz me vetvetën, popullin.
Dhe kështu më shumë se 5 mijë vjet. E shqitarët… pakës te humbun në përkthim. Vije këtu si dëshmi e hidhur jetësore e historike: Turqizimi i shqiptarëve, Islami Politik i shqiptarëve; një jokonsistencë e shqiptarëve për shkak të mungesës së identitetit të qartë kulturor e kombëtar: përleshje brenda për brenda vet shqiptarëve, patasj aradha ushtarake të pafundme të shqipetarëve mbrenda Ushtrise Turke – Osmane kur me shekuj ishin faktor dobësimi i vetëdijes shqiptare.
Edhe sot eksistojnë reflekse të së kaluarës. Ekziston vetasimilimi i madh përmes xhamive, të gjitha të meremetuara e ndërtuara nga Turqia neoosmane, për qëllimet e saj si në të kaluarën. Në mënyrë që përmes asimilimit të shqiptarëve nëpër xhamitë e panumërta, ti përdorin ata pastaj si mish për top. Sikurse në të kaluarën shumëshekullore.
Në Kongresin e Berlinit më 1878., kur e pyesin Otto von Bismarck: Cka do të bëjmë me shqipetarët, ai kishte pyetur:
“Kush jane ata?!”
Jemi popull i munguar në Histori, prandaj historia flet e foli pa ne …! Sidomos në kohën kur krijoheshin kombe dhe shtete nacionale në shekullin 18-të. Ishim të munguar në Histori, prandaj pësuam. Ishim të turqizuar, apo me sjellje anadollake në shumicë. Eksiston një thënie te kroatët: “Gori je poturica od samog Turčina”. (Ma i zi (keq) është turkoshaku, se sa Turku). Nuk do ti pranoj Europa aq lehtë shqiptarët se nuk paraqiten ata që janë prej natyrës e historisë, Shqiptarë, por ashtu sikurse po i paraqet Turqia neoosmane dhe dhëheqësit e poshtër shqiptarë, si krijesa të shfytyruara, si do far “arnautësh”! Sepse shumica paraqiten si mysliman. Nuk e pranon Europa as Turqinë në BE e që është shtet- superfuqi rajonale, e le më që t’i pranon shqiptarët. E këtë “xhoker” mund të themi se e kan serbët në xhep dhe e nxjerrin shpesh para botës. E shqipetarët, si duket, nuk e kuptojnë realitetin, as faktin domethënës: Nuk don Europa Islamin dhe popullin e asimiluar shqiptar në oborrin e vet. Ata me qëllim i kanë shpërnda e nda si është më së keqi boshnjakët-myslimanët gjatë luftës së viteve të ’90-ta. I dërguan nëpër nëpër vende të ndryshme të Botës që të mos kthehen kurrë më në Bosnje e Hervegovinë. Kurrë më …!
Më shumë se gjysmaa e tyre kurrë më nuk do të kthehen në Bosnjë.
Kështu disi qëndron puna edhe me ne. Kot me ato parulla: “Ne jemi shqiptarë, parasëgjithash…!”
Për shtetet e Europës shqiptarët janë popull që e avancojnë Islamin Politik. Kjo është e vërteta e hidhur. Mjafton ti shihni e numëroni islamistët e njohur politik nëpër viset shqiptare, qoftë në Tiranë apo në Prishtinë. Dhe fushatën e papanguar të tyre në favor të islamit politik antishqiptar.