Rrenat e pushtetarëve si mjet i propagandës?!

0
742
Skënder Mulliqi

Koment

Nga Skënder MULLIQI

Thuhet së ata që flasin shumë edhe rrejnë shumë. Propaganduesit e rrenës e përseritin aq shumë ate, sa njerëzve as që iu bie ndërmend së dikush ka mundësi të rrenë aq shumë. Të gjitha rrenat janë shumë neveritëse, pos atëherë kur njeriu e përdorë rrenën për të shpëtuar jetë njerëzish. Rrena natyrisht bwhwt shumë mw e dëmshme kur vjen nga njerëzit e politikëbërjës. Gjatë historisë më së shumti rrena është preferuar nga regjimet diktatoriale. Despotët e kan përdorur rrenën si strategji për ta mjegulluar realitetin, pastaj për ti paralizuar edhe mediat të cilat kan qenë rrept të kontrolluara.

Pak kush e ka pasur guximin e kundërvenjës rrenave të tilla. Serbët historikisht e kan preferuar rrenën, të cilën gjë e ka pranuar edhe babai i kombit serb, Dobrica Çosiqi. Rrenën serbët e preferuan më së shumti lidhur më shqiptarët dhe rreth Kosovës, për ta mbajtur gjallë mitin e rremë së Kosova është tokë e shenjtë serbe. Në vitin 1999 Kosova u shkëput nga kalvari shumëvjeqar i roberisë serbosllave. Nese u liruam nga rrenat serbe, si duket ramë në rrena të reja të njerëzve të politikës tanë, rrena këto natyrisht diamteralisht të kunderta më rrenat serbe.

Politikanët tanë shumë janë duke i propaganduar rrenat. Pasojat e këtyre rrenave po i dijmë të gjithë. Na servuan rrena të pa kripura lidhur me bisedimet më Serbinë. U zhvilluan bisedime politike maratonike, e më pak ishin bisedime teknike siq u proklamua vazhdimisht. Rrenat më të mëdha të pushtetarëve ishin temat e “Zajednicës” dhe ajo e Demarkacionit. Asociacion i posaqem i komunave donë të thotë edhe më kompetenca të posaqme – vendimarrëse.Asociacioni serb është një hap drejtë federalizimit të Kosovës. Rrena tjetër së Kosova nuk po humb territore më Mal të Zi, ende nuk po pushon.

Nese ky pushtet i delegjitimuar mendon që sërish të provon në kuvend ratifikimin sipas verzionit qeveritarë, vendi mund të futët në krizë edhe më të madhe politike. Temës së Demarkacionit i duhet një çasje krejt më ndryshe, duke i marrë për bazë të gjitha ato argumente të ekspertëve tanë. Krimi i organizuar dhe korrupcioni si fenomenët më të dëmshme të shoqërisë së re të Kosovës, u luftuan më shumë verbalisht së sa në menyrë faktike. Rrenë doli edhe premtimi i 150 mijë vendeve të punës… e rrena të tjera të cilat po na servohen si përparim i gjithë mbarshem…