Opinione
Nga: Gani Mehmetaj Më: 28 gusht 2019 Në BOTASOT.INFO
Shqiptari nga Shkupi me shkruan:”Në Shkup janë hapur qendra të mëdha të fundamentalizmit islamik me mjekrra e tesha afgane, me burka për gra, me fytyra te mbuluara… Krejt financohen nga shërbimet sekrete serbe me paga prej 1000 euro shefave e deri në 500 euro atyre më të vegjlive…
Shumë herë me kanë sulmuar të tillët. Ma shkatërruan veturen “Mercedes” në parking, ndërsa dëmi më kushtoi 3000 euro“.
Për shkak të terrorit e presionit thotë ai: “kam qenë i detyruar të dal në qendër të Shkupit me zyra me qira, ndërsa i kisha zyrat e mia në rrugën Xhon Kenedi, në Çair. Edhe banesën e kam lënë të zbrazët, e kam dalë në lagje maqedonase. Me i pa krejt me mjekra e pantallona afgane, fytyrat e mbuluara. Rrezil e kemi punën” – jep alarmin ai.
Shkupjanin e vjetër (mikun e mikut tim) donin ta bënin islamik, por ai nuk pranoi, prandaj u detyrua t’ua lëshojë lagjen afganëve.
Me tronditi rrëfimi i tij, por isha i pafuqishëm ta ndihmoja. Janë mijëra shqiptarë në Shkup e në Maqedoni në pozitën e shkupjanit, mirëpo nuk kanë kujt t’i shkruajnë as t’i ankohen.