Nga MUSTAFA V. SPAHIU
RRËFIMI PËR SHPATIN
Tungjatjeta, o shpat me rrëpira,
Grellat me gjurelesh sa t’i dua!
Masivin tënd me të vetmin krua
Dhe korijet me flladet më t’mira.
Korrik-gusht – fajkua – n’shkurre,
Rrëfimin e kam më se të vërtetë!
Unë,Leci e Lili kur binim n’kënetë;
Për ujqit mbanim nga ‘i kacaturre!
Me buallica futeshim te Gjir’i Hotit,
Thekeshim nën diell të buzëqeshur,
Me dhe pa brekë – nudo – zhveshur;
Laheshim n’lumë, pra, sipas notit…
Bagëtia n’luadhe kullosnin bar shqim,
Pojaku i fushës ishte ters shkurtalaq!
Tinëza na zinte, oh, ai horri-helaq, me
Tri thupra na fshikullonte si ndëshkim.
Shpatit fshiheshim me hapat n’arrati,
Lisat i lidhnin degëzat shoq më shoq!
Çdo idilë rioshe – kujtimesh na u dogj;
E djeshmja jonë guvash rrin fshehtësi.
Të ndarë – fati deshi – kush përcaktoi?
Ngelëm të pangopur – kështu në jetë.
Si poet i fshatit për vargje rri i paqetë;
Zjarrkaltërti me shokët s’më bashkoi…
E hënë, 14 qershor 2021, në
Dardanin Ilire
S’LUHET ME ZJARRIN
Në zjarrin e zemrës fare papritur,
Zjarri tjetër befasishëm fillon, se –
Durimi i parapërgatitur e duron,
Ndizet zjarri nën hi turr ngulitur.
Po me zjarrin si vehet miqësia?
Ndofta është guxim ose hipokrizi.
Nga ndokund vjen ndoj’ dashuri
Dhe si zjarri të djeg oh, befasia!
Zjarrit i largohem – shpejtësisht!
Në fshat i lashtë kaherë – zakoni,
– Cilën zonjë n’gjezdi ta takoni, –
Ta fal një shikim sa ëmbëlsisht…
Sytë me zjarr ç’e magnetizojnë,
Me ndjesë bisedën për ta filluar;
Vjen ndarja e zjarrtë pa sqaruar,
Ç’dobi, s’dua bota që ta pohojnë!
Le të ikë – dita – ngushëllimtare…
Do të rri në vetminë e shtrenjtë.
N’grackë të grave s’do bie lehtë,
Ndërgjegjevrarë s’ndjehem fare!
E hënë, 14/15 qershor 2021, në
Dardaninë Ilire
KTHIMI NË FSHAT
Po kthehem i moshës së harrimeve
Pas asaj dite ika me lirikë dikurshëm
Portash më përcillnin fjalëtrukshëm
Sytë lagur mallë jetemot t’bekimeve,
Për t’u kthyer do gjejë portë e portë
Domosdo dola strehimesh i shkreti
Qyteti gjëmshëm gati desh m’treti
Kur udhëtoj patjetër me pasaportë
Të thadërt qeshjesh mbushur mëri
Vitet rrëshqitën me valëzat sa larg
Breshër e urrejtje i shoqëruar varg
Kam bredhur me vetveten n’zhauri
S’jam i çmendur fshati sa m’pëlqen!
Shpatit shih vjollca trumëza t’mëdha
Zogjtë këngëtarë cicërojnë pajanda,
Një qenush kureshtar prapa m’vjen.
Kthimi err e terr bëshmërisë s’fshatit
– Bimën e harrimeve mos ma qortoni!
I tëri përtëritem, oh, ju ndaçi besoni
Zëri im jehon luginave e monopatit…
E martë, 15 qershor 2021, në
Dardaninë Ilire
GUASKAT NË MALBREZE
Guaskat e malit e kanë për nderë,
E para hapet sikur hapet qielli, nga
Vlaga e vet befas – shfaqet dielli, e
Hëna rrezesh nusëron përngaherë.
Rrezet e diellit me kend s’u takuan,
E shkrifta tokë veshi anteri me vlagë;
Fatomorgana vegonte porsi ‘i flakë,
Bimë e lule – hovshërake graflluan.
Me mijëra inxhi rruaza mëngjesore,
Mbi petale trëndafilash – qëndrojnë,
Fijet e barit rritën nisin e zgjatojnë, e
Dielli sitë vlagën kudo në hamullore.
Djali-diell duke hapëruar në livadh,
Dielli stinësh tund shami të firarit…
Tokës i fal sheka sermi dhe t’arit…
Nga perëndimi kërcen si sorkadh.
Guaska tjetër-hap si deltë krahët,
Hëna verdhake s’ndalet lundruar,
Napën e ka paksa si të rënduar, me
Avash shket mbi lisa dhe n’ahët…
Hëna nëpër errësirë ndien mundim,
Me yjët e qiellit me endire vallëzon!
Anamorava me lodrash e shoqëron;
Trokashkat mullinjve bëjnë kumbim.
Me hënën peshqit lumit ikin sa vrap,
Lojën bredhat me afshe përqafojnë!
Bufat sygacë natës dalin gjahtojnë…
Hijesinës skilja (çklup) bie në çark!
Për diellin e kam vargun e ngrohtë,
Hënën e kam motër – tjetrin vëlla!
Për guaskat kapak të mbyllur s’ka!
Diell dhe hënë – nderoi në botë…
E mërkurë, 16 qershor 2021, në
Dardaninë Ilire