RRËFIMI I NJE TEPPISTI – poezi nga Sergei Esenin

0
498
Sergei Yesenin

SERGEI YESENIN

Sergei Alexandrovich Yesenin, nganjëherë i shqiptuar si Esenin; Rusisht: Серге́й Алекса́ндрович Есе́нин, 3 tetor, 21 Shtator 1895 – 28 dhjetor 1925. Ai është një nga poetët më të njohur dhe më të njohur rusë të shekullit të 20

varianti i ri

RRËFIMI I NJE TEPPISTI

Jo të gjithë mund të këndojnë,
Dhe jo të gjithë mund të bien
si mollë nën këmbët e të tjerëve sigurisht.
Ky është rrëfimi më i madh, e i sinqertë
Që mund të bëjë një tepist.

Eci me dashjen time flokshprishur
Me kokën, si një llambë mbi shpatulla.
Më pëlqen të shkëlqej në errësirë
E zhvesh vjeshtën nga shpirtrat tuaj.
Më pëlqen që gurët e fyerjeve
Më fluturojnë mbi kurriz si breshër
Prej gromësive në stuhi.
Vetëm atëherë shtrëngoj më fort midis duarëve
Dridhjen e kaçurelave të flokëve të mi.


SERGEJ ESENIN

Është kaq ëmbël atëherë kujtoj
Pellgun me bar e tingullin e ngjirrur të mështeknës,
Se diku babai dhe nëna jetojnë për mua,
Që s’interesohen për vargjet e mi asnjëherë,
Edhe pse unë jam për ta si fusha, si mishi,
Si shiu i imët për grurin e gjelbër në pranverë.
Me sfurqet e tyre ata do t’ju shponin,
Do t’ju ngopnin, t’ju rrihnin, me dru
Për çdo britmë kundër meje
Të këlthitur nga ju.

Të mjerët e mi, fshatarë të mjerë!
Ju jeni shëmtuar sigurisht
Ju i trembeni Zotit e moçalit përherë.
Oh! sikur ju t’arrinit të kuptonit se,
Biri juaj në Rusi
Është më i madhi i poetëve!

A nuk ju ukullohej zemra për të,
Kur këmbët e zbathura zhyste
Pellgjeve të vjeshtës në fëmijëri?
Përkundrazi, ai mban cilindër në kokë,
Këpucë me lëkurë të lustruar mbath tani.


ESENINI ME GRUAN

Por ende fle tek ai si më parë
Lakmia e çapkënit fshatar,
Çdo lope në tabelën e dyqanit të kasapit
Ai i dërgon një përshëndetje nga larg.
Dhe duke takuar në shesh karrocierët
Dhe duke kujtuar erën e plehut
Fushave amëtare ruse,
Ai është gatI të mbajë bishtin e çdo kali,
Si bishtin e fustanit të veshur nga një nuse.
E dua atdheun
E dua shumë atdheun!
Edhe nëse shelgjet e tij
I mbulon një trishtim ngjyrë ndryshku.
Të dashur janë turinjtë pis të derrave për mua
Dhe kuaksjet kumbuese të bretkosave
Në qetësinë e natës, prapë unë i dua.

Jam dhembsurisht i i sëmurë
Nga kujtimet fëminore,
Ëndërroj mjegullën
E brëmjeve të lagështa prillit
Panja dukej sikur strukej për t’u ngrohur
Në flakën e perëndimit.
Sa vezë vidhja nëpër foletë e korbave,
Duke u kacavjerrur në degët e çdo druri!
A është njëlloj si dikur panja tani,
A është e gjelbër maja e saj?
Lëvoren e ka të fortë ajo si në rini ?


SHTËPIA E ESENINIT

Dhe ti, i dashur
Qeni im besnik, pullali!
Nga pleqëria je bërë gërricës e qorr.
Duke zvarritur bishtin e varur,
Ti ecën dhe endesh në oborr,
Nuhatjen që kishe, s’e ke më.
Dhe derën e stallës s’e gjen dot.
Oh, sa të dashura janë çapkënëritë,
Kur bukën që unë i vidhja nënës në qoshe,
Ne, e kafshonim së bashku, njëherësh të dy,
Pa lënë të na binte asnjë thërrime nëpër tokë
Qoftë nga ana ime, qoftë edhe nga ti.

Unë jam po ai që kam qenë në fëmijëri.
Në zemrën time s’kam ndryshuar.
Si lule misri nëpër thekër,
Sytë lulëozojnë në fytyrë.
Duke shpalosur rrogazët e artë të vargjeve,
Unë do t’ju thosha një fjalë të dëlirë:
Naten e mire!
Të gjithëve natën e mirë!

Nuk tringëllin më mes barit në muzg
Kosa e perëndimit.
Sonte kam shumë dëshirë
Nga dritarja të pshurr kundër Hënës
Dritë blu, dritë kaq blu!
Në këtë blu edhe të vdesësh
S’të dhemb gjë. Ç’rëndësi ka këtu
Edhe pse unë dukam si një cinik
Të cilit i varet një fanar në prapanicë!
Pegasus i vjetër, i rraskapitur me djersë,
A mos vallë kam nevojë për trokun tënd të butë?
Unë erdha këtu si një shërbëtor mësues,
Për të toçitur e për të celebrur minjtë.
Koka ime, si një gusht,
Derdhet në verën e flokëve rebel.
Unë dua të jem një velë e verdhë
Për vendin drejt të cilit ne lundrojmë përherë.

Përktheu: Faslli Haliti

14 tetor 2019