Nga Skënder MULLIQI
Si zakonisht njerëzit të cilët merren më shkrime kohë pas kohe i shikojnë shkrimet e tyre në menyrë kronologjike. Shpesh themi me vete mjaft është bërë edhe më këtë punë. Po kemi edhe ashtu probleme te jetës më të cilat dosido duhet të merremi, dhe mos ti nxjerrim “problem” veti, duke shkruar për problemet e kësaj shoqërie, e cila nuk i ka punët mirë. Shtohet edhe pyetja logjike; kujt po i shkruajmë, kur pak kush po lexon sot, kur nuk po lexojnë ata që duhet të lexojnë …Shkrimet dhe analizat politike e publicitike, kësaj elite politike as që po ju bëjnë përshtypje.
Nese gazetaria ishte fuqia e shtatë, sot ajo është fuqia e katertë. Në çdo shtet demokratik shkrimet gazetarske i ndërrojnë edhe pushtetet. Këtu në Kosovë, duket ashiqare së shkrimet nuk janë duke ndikuar të kjo klasë politike në një transformim pozitiv, së mbrapsht janë duke punuar që shumë kohë. Po mbushem faqet e gazetave, rrjeteve te ndryshme sociale për të bëmat kriminale dhe korruptive të tyre dhe e gjithë kjo po ju hynë në njerin vesh e po ju dalin për tjetrin. Një grup i njerëzve moti i kanë realizuar synimet e veta përfituese e zhvatëse, dhe as që ju bëjnë përshtypje kritikat e bazuara të shtypit të shkruar dhe elektronik.
Këto regjime despotike në Ballkan më shumë janë duke u kthyer nga Lindja, duke i anashkaluar kështu interesat e vendit të cilin e përfaqësojnë. Nuk po e kan guximin së do të ishin dalë haptazi kunder shteteve Perëndimore dhe Amerikës mike. Ne disa media elektronike dhe të shkruara e kan futur ndikimin e madh. Po na bombardojnë më lajme të servuara veq fotografitë qe po i kemi të ndryshme. Po dëshirojnë ta ndryshojnë realitetin dhe kushtet e jetës jo të mirë të cilën po e bëjën shumica. Nuk i durojnë mendimet autonome të njerzve të tjetër. Po na thurin hymne thua së na kan zbritur si pejgamerë nga qielli, e jo së vijnë nga mesi ynë.
Për vete dhe familjët e tyre e kan rregulluar jetën sikur në parajsë, e për të tjerët nuk po ju interson. Ka mundësi që unë nuk jam duke ia qëlluar diagnozën së nuk jam psikolog, por që janë sëmuar psiqikisht pas pasurimit dhe pas pushtetit apsolut, dhe që i kan qitur në depresion shumicën e qytetarëve kjo është e vërtetë e pa kontestueshme. Njerëzit po ndihen të pikëlluar, të pa shpresë, të zbrazët në shpirt dhe në xhep, të pa rehatuar, po jetojnë më ndjenjen e fajësisë …Po shohim së këto pushtete të cilat u ndërruan më figura të njejta politike, nuk na ofruan asgjë që jetën e bënë më të mirë dhe më të lumtur. Ndëgjuam nga ky estabilishment politike retorika boshe, ndegjuam fjalë shumë, e punë pak, ndëgjuam rrena dhe manipulime të cilat nuk kan të ndalur.
Ky popull nuk po ndëgjon fjalime serioze, fjalime të cilat premtojnë dhe janë të vullnetit të mirë. Porositë e atyre të cilët po e drejtojnë shtetin duhet të jenë të qarta, të janë porosi të cilët premtojnë një jetë shumë më ndryshe, dëshirojnë hapjën e përspektivave të reja, procese zhvillimore dhe integruese. Këto rrëfime pushtetare janë mbytëse, na janë bër rrefime shumë të mërzitshme dhe bajate. Po jetojmë në një vend ku njerëzit e politikës, parapolitikës dhe të biznesit po pasurohen sa qele e mbyllë sytë. Kjo është më shumë së turp. Po ballafaqohemi më rrefime ekstra mbytëse të atyre që kan përjetuar kallje truri!