– poezi nga Antologjia, “Libri, gjaku im”
– toka dhe liria, venbanimi im
Ky vend kaq i lashtë e qytetërues
është vendbanimi im, i gjyshërve
dhe stërgjyshërve të mi. Ky vend
i lashtë me kulla e varreza, është
qytetërim i tërë brezave shqiptar
Pse s´ngritemi, pse nuk zgjohemi
armiku në secilën libër e ka vu
pushtetin e tij dhe historinë e tij.
Çlirimtar të nderuar të çlirimtares
populli ynë ka besim në luftën
tonë, thika xhelatit na ka mësuar
të ngritemi mbi plagët e marra
Shqipëri, nënëloke e gjitha trojeve
parzmore vullkani e atdheut tonë,
plagë e kam Iliridën e Çamërinë,
dhimbja po më shqyen kraharorin…
Jam Rexhep Mala, bir i Dardanisë
mençuria ime, pak i beson paqes,
bisedimeve dhe marrëveshjeve
lufta me Serbinë do të jetë e gjatë
kemi të rënë me serbët. Në një
mëngjes në Gjilan, te gjimnazi,
takova Skënderbeun! Po ti i thash!
Zgjohem tha, kur zgjoheni dhe ju!…
Atdhe Geci – Dortmund, 2018 – poezi nga Antologjia, “Libri, gjaku im”