RRËFIM I NUSEVE

0
602
Atdhe Geci

Atë natë në fshatinTopanicë
vetëm terri ishte me bollëk
ishte vranët, binte shi, ftohtë
ne ishim më të pambrojturat
( të tëra nuse të posamartuara)
burrat tanë ishin ushtarë
në Bosnje, Kroaci e Slloveni
Ne ishim nuse të reja, lehona
të bukura dhe shtatzëna, të
pashme.Ujku berret i zgjedh
ajo natë e arrestit u shoftë
fshati fqinj neve na dhunoi
njerëzit e tyre na poshtëruan
çdo gjë ndodhi në mesnatë
ne s ́ishim një, as dy, por 33
nuse… lehona dhe shtatzëna
të bukura, si ka dashtë Zoti
se për ato plagë mbi nuset
edhe mureve u vinte keq !…

Atdhe Geci – Dortmund, 2019