Iliriana Koleka
NË TURQI PO ZGJEROHET, DHJETË DITË PAS “PUÇIT”, QË ALL’AHU I MADH E PASKA DËRGUAR “SI ME POROSI” NË TRUALLIN E ANADOLLIT (ANADOLLI = ANËS TROLLIT) RRAHJA, PËRDHUNIMI, NXJERRJA NGA PUNA E “KUNDËRSHTARËVE”
Shifrat janë të tmerrshme për t’i kaluar pranë në majë të gishtave e me kokën nga ana tjetër, siç po bëjnë Evropa me Amerikën, që i’a kanë nevojën Turqisë e Sulltan Taipit.
Ju kujtohen të drejtat e njeriut për të cilat u dhimbte shpirti perëndimorëve kapitalistë, kur ekzistonte rendi socialist?
Po tani pse bëjnë jo një, po dy sy qorra e dy veshë shurdh, vetëm mos i prishin punë në lindje NATOs?
Që thoni ju, Taipi u kthye pas një dite të lodhshme puçi në vilën e pushimeve në Marmara tek pallati i tij madhështor, që i ka kushtuar gjysëm miliardi €, i ndërtuar apostafat për familjen e tij (ka familje shumë të madhe ky qen, se pallati ka mbi 1000 dhoma).
Le të themi atë që është, për një sulltan nuk është shumë i madh, ka vetëm dyfishin e madhësisë së Versajës, i’a kalon paksa shumë Bukingham Palasit dhe Kremlinit, po s’ka gjë, këtu jemi në orjent dhe Turqia ecën revan ekonomikisht.
Ky pallati, që ta merrni vesh ju, ndriçohet natë e ditë, që me dritën e tij të verbojë qafirat, gjatë njëmijëenjë netëve, që do rrojë Erdogu e shtatë breza pas Erdogut e pse jo shtatëmbëdhjetë, është apo s’është prej race mbretërore ky president (thonë që vjen nga Mali i Zi, pra nga Iliria, pra është mbret).
Ju do thoni, kur u bë mbret dhe ky, kur deri dje furnizonte ISIS-in me armë, e i blinte naftën në kufi.
Ehu, të shkuara, të harruara!
Ka ca bunkerë anti-atomikë në pallat ky Taipi, o të keqen, që të bie të fikët nga lluksi. I shkreti bunker (i kthyer në art) i qeverisë së Enver Hoxhës, i bërë me njëqindenjë kursime, ngjan si kotec pulash para bunk-Erë-dogut.
Ah, se harrova më të rëndësishmen, përveç kësaj ky pallat ka dhe paisje moderne anti-hacker, që asnjë mos përgjojë kur kurdisen puçat, sot, në kohën e trasparencës e nxjerrjes në pazar të emailave të admistratave shtetërore të tërë botës, përfshirë dhe ato amerikane, nga Wikiliks.
“Do i’u varim o qafira”, kërcënojnë parrullat në sheshin Taskim të Stambollit (Stamboll = është troll), simbol i anti-puçistëve, mbështetësit e Erdoganit.
Mbi 60 mijë vetë, janë ata që janë prekur nga hakmarrja e të madhit sulltan – Ekbar:
ushtarakë, gjyqtarë, avokatë, gazetarë, policë, nënpunës shtetërorë, mësues dhe profesorë universiteti.
10 mijë të arrestuar, midis të cilëve dhe rektori i Universitetit Gazi të Ankarasë.
Shtypit i është vënë shtupa:
25 Tv, radio, gazeta e 20 site web janë shkretuar.
4000 nënpunës e po aq gjyqtarë janë gdhirë pa punë.
Me mijëra mësues janë hedhur në rrugë e do të zëvëndësohen me studentë, që s’kanë mbaruar akoma studimet, po që janë mbështetës të Er-dog-ut.
Amnesty international, flet për tortura seksuale në qëndrat e policisë së Ankarasë e nëpër burgje.
Torturat i kanë qejf turqit dhe me seksin janë të fiksuar, qëkur Erdogun la mësimet laike të themeluesit të Turqisë moderne, të Ataturkut, dhe i’u fut Islamit konservator e zbatimit të ëndrrave të Turqisë së madhe, me shtrirje në Ballkan (lexo : Shqipëri e Kosovë, e Bosnje).
P.S. Sot hoqa nga miqësia një mësues, se më erdhi për të qarë, kur pashë gruan e tij, dhe ajo mësuese, që festonte datëlindjen me shami në kokë.
Sipas Islamit qënka haram kur meshkujt e këqinj shohin qoftë dhe një fije floku të një gruaje të ndershme, po e kundërta jo! Qimet e djersitura të një burri, të parë nga gratë e këqija, s’përbëkan aspak haram po gjak e dhjamë.
Kjo është për të vënë duart në kokë.
Më thoni o miq, kur një arësimtar shtrëngon gruan të jetojë kaq e përbuzur para burrit (me shami në kokë), si do t’i edukojë nxënësit e nxënëset ky njeri?
Pse duke u bazuar në trajtimin e gruas si kafshë, do të bëjmë Shqipërinë Etnike?
Kurrë e njëmijë vjet!
Ato të drejta që na dha Enveri, ne do t’i gëzojmë e me haramet e hoxhallarëve idiotë*, s’kemi punë fare.
Shqipëria nuk bashkohet me anën e shamive, xhamive, ferexheve, gojëmbylljes së shtypit, fjalës së lirë e shëmbëllit të sulltan Erë-dog-ut.
Shqipëria nuk bashkohet duke mbyllur gratë brënda e duke u larë me gjithë rroba në det (i kam parë me sytë e mi vjet gratë e islamizuara shqiptare, që laheshin me gjithë rroba në Dhërmi).
Pastaj thonë, pse martohen gratë kosovare me burra serbë?
Që të ketë gisht shamia, ferexheja e diskriminimi i gruas, nuk ju ka shkuar në mënt ndonjëherë?
Ku kemi arritur?
Unë të mallkoj o Erdog, që na solle mbrapsht në kohën e qepës, megjithëse me këto që po i bën popullit tënd, shpejt do ta thyesh qafën dhe pa ndihmën e mallkimit tim.