Kopertinat e romanit “Gratë e mia besnike” (2020).
FATMIR MINGULI
(Shënime kritike për romanin “Gratë e mia besnike” të shkrimtarit Kalosh Çeliku, botim i Lidhjes të Shkrimtarëve Shqiptar, Shkup, 2020).
Kalosh Çeliku nuk rresht së të shkruari. I gjithanshëm, i papërtueshëm, i gjithëkohshëm. Pas shumë e shumë librave ku paraqiten të gjitha zhaneret e letërsisë, ai paraqitet tashmë para lexuesve me romanin “Gratë e mia besnike”. Profesor Rami Kamberi e trajton romanin e Kalosh Çelikut si poezi e një romani bashkëkohor, në të cilin realiteti…
Ashtu vërtetë, që romani “Gratë e mia besniike” tingëllon si një poemë madhore, një poezi që nën hijen e rrapit emeton rreze për bashkimin dhe lirinë e atdheut. Por duke mos qenë një poemë e mirfilltë, është një kompozim me narracion modern ku poezia dhe proza mpleksen me njera tjetrën duke na dhënë një lloj të ri romani. Aty subjekti është fluid, personazhet janë të pjesshëm, si kohë por jo si personalitet, ku subjekti dhe pesonazhet e tillë mbushin romanin me skena të ndryshme e të shumta të jetës së shqiptarëve në Maqedoni.
Reth “Grave të mia besnike” vërtiten si në skena lëvizëse emra dhe fytyra, gra dhe meshkuj, njerëz me pozitë, të tjerë me maska e pa maska, midis tyre deputetë, kryetarë partishë, shkrimtarë të modës mediatike, njerëz…
Gjithçka në roman mbizotërohet nga thonjëzat, ku e vërteta është fshehur artistikisht, ku realja i besohet ireales. Po mbi të gjitha në këtë roman shihen tek qorollepsen rreth “Grave të mia besnike” bijt e kurvës Parti. Eshtë pikërisht talenti i madh i Kalosh Çelikut, zhdërvjellësia e tij që di të vërtitë rrotën e ironisë artistike dhe jo vetëm asaj, alegorisë dhe sarkazmës me një letërsi transparente, joshëse, të lehtë në të kuptuar.
Në këtë roman Kaloshi na paraqet tre kapituj të titulluar “Shtëpia publike”, “Gratë e mia besnike”, “Djemnusha”. Këta tre kapituj gjithashtu janë dhe romane të botuar më vete që e kanë parë dritën e botimit rreth viteve 2000, por të bashkuara në romanin e ri që po diskutojmë duken si instrument atë një orkestre modern dirigjuar nga pena e autorit Kalosh Çeliku.
Romani “Gratë e mia besnike” është konceptuar me stilin modern të të treguarit, ku mbizotëron metoda publiçistike, aq e dashur për autorin, shoqëruar me konceptin e vënjes në raport midis të padukshmes dhe të dukshmes. Ky raport është i lëvizshëm, ashtu siç janë vetë personazhet e këtij romani, që herë dritërojnë e herë fshihen pas hijeve të errta të mashtrimit jo vetëm në punët e politikës por edhe në ato të botës së letrave.
Prandaj, nën okielon e autorit duken dhe njerëz që e quajnë veten shkrimtarë të mëdhej, por që shëtisin të lirshëm në kopshtet e shtëpisë tjetër publike, atë të Mafias së letrave. E kështu nëpër faqet e romanit gëlojnë të dashuruarit pas vetes dhe pasurive të korruptuara, dalin në dritë shtëpi të ndryshme turpi, e lexuesit i duket sikur sheh drama të xhiruara me shpejtësi në teatrin e kohës.
Ndërtimi struktural i romanit ngjan me lloin e teatrit absurd të Eugen Joneskos dhe të Samuel Beketit, por nën një ndriçim shqiptar. Absurdi i kthyer në metodë narrative, ndjeshet i këndshëm, sidomos kjo duket në lëvizjen e personazheve që duken e zhduken në faqet e romanit. Po kështu dhe pozicionet gjeografike ku ndodhin subjektet janë jo të qëndrueshëm, lëvizin pa ndërprerje, herë duken e pastaj zhduken. Ky strukturim i ngjiz më mirë idetë e autorit, i jep më konkrete ato ndryshe nga proza e zakonshme.
Ndonëse ky roman është bashkimi i tre romaneve të mëparshëm, pikërisht këtë fakt Kalosh Çeliku ka ditur ta plazmojë duke na dhënë një roman të ri, jo thjeshtë komplementar të romaneve të mëparshëm.
Ashtu si në kohë e pakohë por me arsye të plotë, lexuesi njihet me personazhe të tillë si Ebu Xha Ferri, Zonja Di, Dashnor Velia, Doktor Ziu, Mikja e përherëshme, Xha Dërralla, G. D, Djemnusha…
Duke i trajtuar me syun e tij zhbirues, Kalosh Çeliku thur për ta një poezi interesante të cilën po e sjell të plotë:
Gjith’ humbasim kurvën, postin dhe sahanë
Po, ata që mbetën, si ju nuk qanë.
Të vdekurën lotët s’e bien në jetë.
Po lutuni dhe faluni t’i rrisni bythët vetë.
Doje dritë o Kurvë, moj pjellën trime,
Dhe na mbushe jetën plot me hidhërime!..
Tani rrojmë pa shpresë, s’duam të rrojmë
Se dhe Kurvë Partinë tani s’e besojmë!..
Duke hyrë në kapitullin e tretë të këtij romani, autori bën një përshndetje lamtumire me gratë e tij besnike dhe i turret një jete të re, një jete plot frymëzime jo vetëm djaloshare, por edhe atdhetare. Eshtë një lloj epilogu masiv, me skena të fuqishme që rrjedhin ashtu butë e butë duke marrë shtamat me verë nga hija nën Rapin e Shkupit e duke u ngjitur lartë te Perënditë e Tomorrit të shenjtë e po me shtamat e pambaruara shkon e prehet në gji të liqenit të Pogradecit duke pritur ardhjen magjike të Lasgush Poradecit. Dhe si gjithmonë nuk harron Korçën.
Duket sikur në këtë pjesë të tretë Kaloshi zbërthen bukuritë e natyrës shqiptare e bashkë me to dhe njerëzit, ata njerëz që njohin lartësitë hyjnore të majës së Tomorrit dhe magjinë e ujrave legjendare të liqenit e të Lasgush Poradecit.
Eshtë Tata e Madhe që takohet me shkrimtarin shqiptar Kalosh Çeliku dhe i flet duke bërë një përmbledhje magjike:
“Dumdumë, janë fund e krye. Rrufjanë. Nuk i shohin shenjat, zërat që na i dërgojnë të vdekurit nga varret. Pulën me zogjë… Yllin e mëngjesit… Shkopin, që unë e kam ngritur në dorë rrugës për në Baba Tomorr, dhe dua t’i zgjoj nga gjumi shekullor. Mendja më thotë, se: janë të vdekur, nuk ringjallen si Krishti… Ose, të fluturojnë si Azreti Isai nga minarja e xhemisë në Qiell… Dhe kanë vdekur për së gjalli…”
Më bukur se kaq nuk mund të stigmatizohen idetë madhore të këtij romani, një triptik i mrekullueshëm i letërsisë shqipatre, ku ndeshemi me një realitet të hidhur, ku mediokrit bëjnë gjeniun e letrave shqiptare, ku harrohet e shenjta e burrit dhe delikatje e femrës. Në këtë roman qarkullojnë meshkuj por pak burra, qarkullojnë burra kurva por pak njerëz. S’e ç’mu kujtua një aforizëm i sotëm grek për politikanët e tyre: “Politikanët janë si spermatozoidet, njëherë në miljona raste bëhen njerëz”.
Këtë ka dashur të thotë dhe “Gratë e mia besnike” e shkrimtarit erudit Kalosh Çeliku.