Roli i turqve në formimin tonë kombëtar

1
1411
Byzantine Empire

Edmond Petraj Edmond Petraj – “Original page”

Roli i turqve në formimin tonë kombëtar:
I ke perzier pak gjerat, ajo qe ke shkruar me siper nuk perkon me titullin qe i ke vene temes. Me pak fjale, ti kerkon te njohesh “ndikimet e kulturave te huaja ne mentalitetin shqiptar” gjate historise.

Ata qe sot e quajne veten “shqiptare”, nuk jane gje tjeter vecse nje perzierje rracash, etnish dhe kulturash. Identiteti shqiptar eshte identiteti qe Rilindja jone kombetare ngjizi nga halli. Cili qe halli pyet ti? Halli i Rilindjes sone Kombetare ishte: a) populli i tyre ishte me i asimiluari i Ballkanit nga 5 shekujt e Perandorise Osmane b) shqiptaret nuk ngriheshin ne lufte per te fituar pavaresine e tyre nga Porta e Larte, para se kesaj te fundit ti vinte fundi. Thene me shkoqur e me popullorce: shumica e shqiptareve ne shekullin e XIX si identitet te tyre kishin identitetin osman, jo ate shqiptar. Nga kater vilajetet osmane ku banonin shqiptaret, vetem ne dy prej tyre Rilindja jone Kombetare gjeti mbeshtetje: vilajetin e Manastirit dhe ate te Janines. Dy vilajetet e tjera, ai i Shkodres dhe Prizrenit, jo vetem qe nuk e mbeshteten Rilindjen por e luftuan ate. Edhe ne dy vilajetet e jugut, ate te Janines e Manastirit, ndikimi dhe frymezimi me i madh per Rilindje dhe Pavaresi erdhi nga aktet e pavaresise se fqinjeve: Greqise, Serbise, Bullgarise qe e fituan pavaresine me lufte ne shekullin e XIX. Ne rastin e shqiptareve, ne jo vetem qe nuk ngritem armet por u kthem ne “koka turku”.

Lidhja e Prizrenit, qe shume shqiptare ne injorancen e tyre historike e ngrejne e lartesojne si “kuvend kombetar”, nuk ishte gje tjeter vecse nje deshmi e qarte e besnikerise se shqiptareve ndaj Portes se Larte. Lidhja e Prizrenit u thirr nga Sulltani duke perdorur te besuarit e tij ne rradhet e bejlereve te Shkodres, Dibres e Kosoves, me qellim qe te vononte permbushjen e traktatit te Shen Stefanit mes ruseve dhe turqeve, ku vete Sulltani i jepte vilajetet osmane te banuara me shqiptare Malit te Zi dhe Serbise. Duke perdorur injorancen e shqiptareve dhe besnikerine e tyre te verber ndaj Portes se Larte, Sulltani perdori kokat e shqiptareve, kokat e atyre qe ua shiti me doren e tij malazezeve dhe serbeve ne Shen Stefan, per te penguar permbushjen e traktatit: shqiptaret bene nje deklarate qe nuk njohin asnje pushtet pervec atij te Allahut dhe Kalifit te tij mbi toke, Sulltanit te Madherishem! Teksa kjo ndodhte ne Prizren, Rilindasit tane ne Stamboll e mbare boten i binin kokes me grushta: lajmet vinin se ne Prizren ishin mbledhur plot 60,000 shqiptare te armatosur. Sikur keta 60,000 shqiptare te armatosur t’i kishin kthyer armet drejt ushtareve te raskapitur osmane ne vilajetet e tyre, dhe te kishin marshur ne mbare vilajetet ku banonin shqiptaret e ti bashkonin e shpallnin, pavaresine, historia e shqiptareve do te ishte shkruar ndryshe sot.

Si arritem deri tek “identiteti shqiptar” sot? Ne fillimet e saj Rilindja jone Kombetare e fokusoi vemendjen dhe energjite e saj ne ate qe u quajt fushata e “zgjimit kombetar”. Zgjimi kombetar shihej nga Rilindja jone si ilaci i kurimit te asimilimit osman, shkundjes se ketij asimilimi e kesaj kulture, duke u treguar shqiptareve per historine e lavdishme te te pareve te tyre pre-osmane. Kjo ishte arsyeja perse Naim Frasheri hodhi ne vargje historine e Skenderbeut. Kjo ishte arsyeja perse Jeronim De Rada matane Adriatikut solli deshmine e gjalle te te pareve tane arbereshe qe kaluan Adriatikun per ti shpetuar zgjedhes osmane: ne jemi ketu dhe jemi deshmi e gjalle e historise se te pareve tuaj, jetojme per t’iu rrefyer se kush jeni me te vertete. Te gjitha keto perpjekje te Rilindasve tane kishin per qellim qe te rinxirrnin ne skene identitetin para-osman te te pareve tane: identitetin epirot. Identitet qe mbanin arbereshet ne Itali, arvanitasit ne Greqi, dhe 18% e shqiptareve nen vilajetet osmane qe ia dolen te ruajne identitetin e tyre epirot te paprekur ne 500 vjetet e pushtimit osman duke zgjedhur te jetojne te izoluar ne maje te maleve te vendit e larg kazabave turke.

Realiteti i situates ishte i tille, qe misioni i Rilindjes ishte nje mision i pamundur. Dhe koha ishte shume kritike pasi renia e Portes se Larte ishte tashme nje ceshtje kohe dhe nese Rilindja nuk dilte me nje zgjidhje imediate, shqiptaret rrezikonin te shuheshin si popull ne histori. Fati i Portes se Larte, i priste edhe shqiptaret, duke qene se keta e lidhen fatin e tyre me fatin e perandorise osmane. Duke qene se vete shqiptaret nuk ngriten armet ndaj Portes se Larte per te fituar pavaresine sic bene gjithe popujt e tjere fqinje, fqinjet tane bene ujdi qe te pastrojne njehere e mire Ballkanin nga osmanllinjte duke vene nen kontroll 4 vilajetet osmane ku banonin shqiptaret, dhe duke i ndare ato me njeri tjetrin. Per me shume se 100 vjet i degjon shqiptaret te ngrejne zerin per “padrejtesite qe u kane bere fqinjet dhe fuqite e medha”, por asnjeri prej tyre nuk ka patur kurajon qe ta shohi te verteten historike ne sy: ne patem ate fat qe patem, pasi refuzuam te ngrejme armet kunder Portes se Larte per te fituar pavaresine prej tyre. Ne jemi i vetmi popull Ballkanik qe nuk e kemi fituar pavaresine tone me lufte nga Porta e Larte.

Rilindasit tane une do ti ndaja ne dy grupe: romantiket (Vellezerit Frasheri) dhe realistet (Ismail Bej Vlora dhe klubet e shqiptareve orthodhokse qe u ngriten jashte vendit ku ata kishin emigruar). Romantiket besonin ne kthimin e shqiptareve ne origjine, ne rivendosjen e lidhjes se gjakut, te kultures, te zakoneve, te tradites me te paret tane para pushtimit osman. Realistet ishin ata qe shikonin se cfare i priste shqiptaret nese nuk benin asgje, dhe paten kurajon te bejne te paimagjinueshmen per kohen e tyre: te shpallin pavaresine ne leter ne Vlore, kur shqiptaret e kohes betoheshin per koken e Sulltanit! Problemi tjeter me Rilindasit e kohes ishte se ata e gjenin veten para dy zjarresh: kercenimit te jetes nga Sulltani dhe administrata e tij, kercenimi i jetes nga bejleret e medhenj te vendit qe e shikonin cdo perpjekje per pavaresi nga Porta e Larte si nje kercenim direkt te pasurise dhe pushtetit te tyre. Gjithe pasuria e pushteti i tyre ishte i lidhur po me Porten e Larte, dhe keta bejlere ishin njerezit me te pushtetshem ne vend. Dhe nuk eshte rastesi, qe njeriu qe shpalli pavaresine e Shqiperise ne leter, ne 28 nendor 1912, ishte pinjolli i nje prej familjeve bejlere me te pasura te vendit: familjes se Beut te Vlores.

Çfare ishte pavaresia ne leter? Ishte nje perpjekje e deshperuar per ti thirrur Fuqive te Medha qe te mos lejonin ndarjen dhe shuarjen e popullit shqiptar me kapitullin e Portes se Larte. Ishte nje perpjekje per te thene me ze te larte: “Ne nuk jemi turq! Ne jemi shqiptare!” Dhe ky ishte nje moment i rendesishem, pasi nuk shpallem vetem pavaresine ne leter, ne ate moment u ngjiz edhe “identiteti shqiptar”, identiteti qe ne kemi sot. Nese rilindasit i thurren vargje e romantizuan kene identitet te ri, Ismail Bej Vlora e beri kete realitet. Te gjithe ata ish-qytetare osmane qe jetonin ne vilajetet osmane te banuara me shqiptare, qe nga ai moment u bene shqiptare. Oficere e njerez te administrates turke, ushtaret e mbetur nga shkrirja e ushtrise osmane, te gjithe ngelen ne ate qe me pas do te njihej si Shqiperi. Askush nuk e di me saktesi se kush e shpiku identitetin e ri shqiptar, ose momentin qe ky hyri e u perqafua ne vetedijen e popullsise shqiptare, por nje gje eshte e sigurt: akti i pavaresise e beri kete identitet te ri realitet. Lindja e ketij identiteti te ri per nje popull te asimiluar qe sapo u clirua nga 500 vjet pushtim e asimilim osman, u perqafua pa hir nga njerezit e kohes: renia e Perandorise Osmane dhe vershimi i ushtrive te vendeve fqinje, i detyroi edhe osmanllinjte me te betuar ne vend qe te pranonin identitetit e ri shqiptar si nje menyre per te mbijetuar.

Identiteti i ri i ngjizur shqiptar u perqafua nga popullsia vendase jo si nje vetedije e trasheguar breznore por si nje ri-indoktrinim i ri: dje ishim turq, sot jemi shqiptare! Ky identitet krijoi edhe nje perplasje te re mes shqiptareve: minoriteti i shqiptareve autoktone, e shikonin identitetin shqiptar si nje perversitet i identitetit breznore te trasheguar e ruajtur prej tyre me shekuj: identitetit epirot. Ketu fillon edhe periudha e nacionalizmit anadollak shqiptar ku cdo gje duhet bere detyrimisht “shqiptare” dhe cdo gje qe nuk eshte “shqiptare” eshte detyrimisht e keqe. Per nacionalizmin dhe helmin qe ai i solli vetedijes shqiptare, do te shkruaj nje dite tjeter. Pas nacionalizmit anadollak, vjen edhe periudha e komunizmit…

Identiteti epirot mund të ketë historinë e vet, por një gjë që dihet që në lashtësi është se gjithçka është në evolucion/lëngëzim të vazhdueshëm dhe si pasojë normale është që edhe identiteti epirot të kishte datë skadimi. Fqinjët grekë bëjnë sikur historia e tyre nuk ka datë skadimi, por të gjithë e dimë se sa herë ka vdekur dhe është ringjallur identiteti grek. Nëse ne sot nuk jemi epirotë, por jemi diçka tjetër, kjo nuk është negative vetvetiu. Për mua negative është diçka që shkon kundra natyrës apo logjikës, si psh. të më quajnë Mehmet, të falem pesë herë në ditë, dhe të them se Pirro është heroi im.

Megjithëse më quajnë Mehmet, unë e di që nuk jam 100% turk dhe se kjo tokë ku banoj unë dikur banohej nga Pirro apo Skënderbeu. Nuk është normale që unë të kërkoj një identitet të ri, diçka midis Pirros, Skënderbeut dhe turkut?

Që të mos zgjatem, kam vënë re tek intelektualët ortodoksë këtë nostalgjinë për të shkuarën (lexoni Kutelin dhe Blushin, që në të vërtetë vetëm se sjellin frymën greke në letrat shqipe, se letërsia greke është letërsi e nostalgjisë për të shkuarën) dhe nuk bindem nëse kjo nostalgjia është domethënia e identitetit. Që t’i mbushësh mendjen tjetrit se identiteti duhet të jetë nostalgjik, duhet ta bindësh se e shkuara e tij ka qenë më e mirë/premtuese se e tashmja dhe e ardhmja. Mund të ketë qenë kështu vërtet, mirëpo gjer më sot askush nuk na ka bindur në këtë drejtim. Zakonisht, kombet dhe kulturat nostalgjike janë ato që nuk shikojnë dot përpara, drejt të ardhmes. Këtë veti e kam vënë re tek fqinjët ortdodoksë (gjer në Rusi) dhe prandaj bëra pyetjen nëse shqiptarët e parafinuar nga turqinia do ishin më të preferuar.

Ajo qe ti shpreh me lart, ne gjuhen popullore quhet: “hajde o baba te te tregoj arrat”! I biri i drejtohet babait me ato fjale. Ka ndodhur pa tregohet. Nje djalosh i tregon babait te tij arrat e familjes se tyre. Ne fakt, babai i beri koken te birit, i preu kerthizen kur lindi, e rriti e ushqeu dhe e beri burre, dhe i biri mendjemadh e i gjitheditur i tregon te atit tokat e familjes! Pse ta them kete gje? Qe te kuptosh se kur vjen puna tek identiteti i nje populli, ashtu si identiteti i nje njeriu te vetem, ky identitet eshte i trasheguar. Une identitetin tim e trashegoj nga prinderit e mi. Ata nga prinderit e tyre. Dhe gjysherit e mi nga stergjysherit e tyre, e keshtu me rradhe. Nje identitet i ngritur dhe i ruajtur mbi traditen e trasheguar breznore eshte karakteristike dalluese e popujve autoktone dhe me vlera ne historine e njerizimit. Kurse identiteti i ngritur mbi identitete personale, apo mbi ideologjine e kohes, apo mbi rrethanat politike te kohes, keto jane te perkohshme dhe te prirura per tu shuar nje dite ashtu sic linden. Dhe popujt qe kane keto identitete te ngjizura, jane popuj te asimiluar pa vlera dhe inferiore karshi popujve te tjere me tradita.

Mehmeti, nese eshte burre pa mend, do zgjedhi ate “identitetin e ri”, qe ose e krijon vete sic i vjen per mbare ne mendjen e tij, ose perqafon ate identitetin e diktuar me forcen e propagandes ideologjike te kohes, qofte ky fashizmi, komunizmi, socializmi, globalizimi, panevropianizmi, etj. Nese Mehmeti eshte burre me mend, do te beje dy gjera: 1) Me duhet te mesoj se nga e kam origjinen une dhe familja ime. 2) Studion historine e popullit shqiptar, me deshiren per te mesuar te verteten e ketij populli, dhe per te mesuar kontributin e ketij populli ne shekuj per kulturen e historine e njerezimit. Mehmeti me gjak e me tradite familjare mund te jete i ardhur ne token e Arberit, por kjo nuk e ben ate me pak shqiptar se shqiptaret autoktone. Me kushtin e vetem, qe Mehmeti eshte i sinqerte me vetveten, dhe nuk hiqet si shqiptar autokton.

Njerezit si ty, presin qe pema te leshoje lule e japi fruta, pasi i presin me doren e tyre rrenjet pemes. Nje peme me rrenje te prera vdes. Nje peme qe i ka rrenjet thelle, eshte nje peme qe jep lule e fruta pasi ushqimi qe do te marri nga thellesia e asaj toke, do te ushqeje lulet, gjethet dhe frutat e asaj peme. Dhe ajo qe Jani Vreto dhe Naim Frasheri te kane thene 150 vjet me pare, por qe ti akoma nuk e ke mesuar, eshte: “As pema nuk leshon gjethe pa bekimin e Perendise!” Dhe nese nje peme nuk leshon gjethe pa bekimin e Perendise, si mund te leshoje nje popull?!

1 KOMENT

  1. E paske komplikuar pak punen e identitetit.
    Qe po te e sqaroj pak identitetin e KOMBIT SHQIPTAR si vinon:

    KOMBI SHQIPTAR I KA KETO IDENTITETE QE E VEQOJNE:

    1. GJUHA SHQIPE
    2. Territori SHQIPTAR
    3. Veshje kombetare SHQIPTARE.
    4. Plisi

    KETO JANE KATER IDENTITETET KARAKTERISTIKE QE NJE PERSON E BEJNE SHQIPTAR.

    Asnje identitet tjeter qe iu eshte integruar apo me dhune imponuar nuk eshte identitet SHQIPTAR.

    Emrat e huaj qe sot ende disa SHQIPTAR pa ndergjegje akoma i mbajne jane identitete te huaja…Greke, Arabe, Turke, Serbe, Ruse, Qerkeze… por kursesi nuk jane SHQIPTARE.

    NE qe ende e konsiderojme vehten SHQIPTAR, jemi te tille sepse te gjithe paraardhesot tone i kane perballuar te gjitha stuhite antishqiptare… dhe ende jemi SHQIPTAR, sepse kemi qene me te forte se okupuesit e ndryshem.

    Asnje komb tjeter nuk e ka ruajt identitetin tonë SHQIPTAR, por ky identitet u ruajt nga ne SHQIPTART… dhe nga askush tjeter. Gjuha SHQIPE si identiteti kryesor SHQIPTAReshte krijuar dhe zhvilluar ne perioden afersisht 45-50 mije vjeqare, aq sa sipas antropologeve zhvillohet nje gjuhe e pasur si gjuha jone SHQIPE.

    Pra ne jemi SHQIPTAR perafersisht qe 50 mije vite…

Komentet janë mbyllur.