Roli i Skënderbeut në Unitetin arbëror dhe ndaljen e gjakmarrjes

0
555
Gjon Keka dhe Gjergj Kastrioti

Nga Gjon KEKA

(Me rastin e 551 vjetorit të vdekjes së kryearbërorit Gjergj Kastriotit Skënderbeut)

Skënderbeu i madh dhe i hyjnishëm pasi u rikthye në atdhe, e gjeti vendin e tij jo vetëm të pushtuar, por edhe të ndarë e të varfër nga robëria turke. Puna e tij e parë ishte që t’ia vënte themelet Shtetit të Arbërit për t’i bërë ballë pushtuesit turk dhe për ta rilidhur Arbërinë institucionalisht më kombet dhe shtetet tjera të Europës, respektivisht me Kancelaritë tjera europiane. Pas restaurimit të vendit ai punojë shumë edhe në ndërtimin e Unitetit në vend, pasi Princat ishin të ndarë sipas zonave të tyre apo rajoneve dhe për ta bërë vendin më të fuqishëm ishte e nevojshme Uniteti mbarëkombëtar, bashkimi i Fisnikëve të Arbërit.

Ideja e tij e unitetit u diskutua nga të gjithë dhe u mirëprit me gëzim, duke rezultuar me thirrjen e tij të parë për të Kuvenduar dhe themeluar institucionin që ai e kishte projektuar në kokën e tij, pra institucionin e Parlamentarizmit arbëror për kohën e tij. Ftesat e dërguar për secilin nga Fisnikët u mirëpëritën dhe u konfirmuan më vullnetin e mirë për të qenë të bashkuar dhe të mbledhur në Kuvendin e Lezhës. Kështu ai sëbashku më fisnikët Arbërorë hodhi hapin e tij të rradhës në forcimin dhe funksionalizimin e plotë të Shtetit dhe Mbretërisë së Arbërit duke formuar Kuvendin e Lezhës më 2 Mars 1444, kuvend ky i rëndësisë jetike dhe i politikës e fuqisë së vendit në sfidat e tij dhe të ardhmes së përbashkët.

Porosia dhe këshilla e tij e urtë dhe vizionare që përcolli brenda Kishës së Shën Nikollës në Lezhë më 2 Mars 1444 ishte kështu: “Fuqitë e Arbërisë i ngjajnë rrëkeve të vogëla, që rrjedhin në drejtime të ndryshme. Në qoftë se këto rrëke bashkohen, atëherë bëjnë një lumë të madh e të fuqishëm.” Pas formimit të Kuvendit të Lezhës vendi filloj të realizonte aspiratat e tij bujare, dhe krah për krahë të dilnin fitimtar në shumë beteja me armiqtë turq. Por, nuk do të thotë se edhe këtu turku nuk tentonte që t’i fuste duart për t’i përçarë kuvendarët, gjë që shihet nga lëkundjet e tyre herë pas herë kur turku fuste duartë e demonizuara të tij për të turbulluar ujin e pastër arbëror që të mos kishte suksese projekti i madh i shpëtimit dhe i bashkimit të ideuar nga Mbretit dhe vizionari Gjergj Kastriotit.

Ndërsa fitoret e Skënderbeut me fatosat tjerë që i mblodhi afër vetes ishin të vazhdueshme dhe të kurorëzuara me suksese të mëdha përball një perandorie me ushtri të shumtë që gjithnjë e më shumë i zgjeronte pushtimet e saj barbarë në Gadishullin Ilirik me tendeca për shtrirjen e saj edhe në popujt tjerë europian.

Duhet ditur dhe nënvizuar fuqishëm se Skënderbeu nuk punoj vetëm në fushën e Unitetit ku si produkt ishte formimi i Kuvendit të Lezhës ,por ai luajti rolin e tij në bazë të autoritetit të madh që gëzonte tek të gjithë arbërorët në fushën e pajtimit të gjaqeve. Edhe në kohën e paskthimit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Arbëri kishte gjakmarrje, prandaj ai e luajti rolin e tij si pajtues duke mbledhur familjet fisnore që ishin në gjak dhe duke i pajtuar ata, sepse ai e dinte se armiku turk e donte një gjë të tillë të vrasjes në mes vete të arbërorëve madje këtë sulltani barbar e konsideronte si një pikë të madhe ndihmtare të tij këtë fenomen negativ, pasi vetëm në këtë mënyrë ai do të kishte sukses duke shfrytëzuar dobësit, veset dhe fenomenet e tilla negative. Por jo vetëm kaq, ”Skënderbeu kishte tanimë edhe Kushtetutën(Kanunin) e tij me anë të së cilës i rregullonte edhe punët e Gjakmarrjes me ligj ashtu si në shumë fusha tjera.” (Heinz Gstrein, Albanien, 1989)

Skënderbeu kishte autoritet të madh, fjala e tij dëgjohej sikur të ishte fjalë që vjenë nga qielli, për arbërorët ai ishte hyjnori që me urtësinë dhe vizionin e tij dinte t’i vendoste gjërat në udhën e duhur dhe t’i jepte zgjidhje çdo problemi që mundonte shoqërinë dhe vetë kombin, prandaj ai u bë ndërgjegja e Arbërisë pas kthimit në atdhe, sepse tek ai mbështeteshin kokat fisnore, mbështeteshin fëmijët, gratë dhe gjithë populli si një Lider i sigurtë që nuk i lë në harresë, por as edhe nuk i tradhëton. Gjergj Kastrioti ishte besnik i madh i Arbërisë, ai nuk qëndronte në kolltukun e mbretërisë së tij, ai nuk i vendoste ushtarët të parët në frontë, por veten, ai nuk kujdesej shumë për veten e tij dhe pasurinë e rezidencës së tij mbretërore, por për pasurinë e përgjithshme të arbërisë, ai edhe kur vdiq, vdiq si një mbret i varfër materialisht, por i pasur me vepra e urtësi dhe një lider shembull i pavdekshëm se si duhet dashur atdheu, populli, se si duhet ruajtur atdheu, se si duhet dhënë edhe pikën e fundit të gjakut për të mirën e atdheut dhe sigurisë e të ardhmes së tij. Thjeshtë ai e vuri veten si fli për atdheun e tij, këtë ai e dinte sapo ishte kthyer, sepse do të ketë më shumë djersë për ta vënë Arbërinë në udhën e mbarë se sa rehati e jetë të qetë, pasi ai e kishte kuptuar me kohë se Atdheu i tij i nëpërkëmbur, i skllavëruar, i djegur e rrënuar nga dora barbare e pushtuesit otoman, kërkonte një restaurim të përgjithshëm dhe kjo arrihej vetem më punë, urtësi, vizion dhe strategji të përsosur sikur që ai i kishte.

Në kuadër të kësaj duhet nënvizuar edhe këtë se ashtu sikur që Apolloni ishte kundër gjakmarrjes, dhe i cili i pastronte këto dukuri me anë të ligjit, poashtu edhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu luant rolin e tij paqëstues me anë të ligjit. Ai nuk e kishte vetëm problemin e gjakmarrjes, ai kishte shumë probleme edhe tjera dhe vështirësi që duhet t’i sfidonte dhe të arrinte qëllimin që ta bënte Arbërinë atdhe të dritës, të së mirës së përgjithshme dhe me emër të mirë në mbarë botën, dhe këtë e bëri realiteti në kohën e tij e shfaqi atë dhe Arbërinë si drita e madhe e Europës dhe shpëtimit të saj. Skënderbeu kishte tre armiqë përball vetes së tij: armikun otoman, tradhëtarët e brendshëm të Arbërisë dhe Gjakmarrjen.

Në të gjitha me urtësi, strategji, vizion dhe të një lideri me guxim e trimëri të pashoq arriti t’i sfidoj, t’i jep përgjigjen e duhur secilës sipas mënyrës së tyre, kur ishte për në fushën e betejës ai e dërmoj ushtrinë turke duke e lënë në hendikep të madh sulltanin barbar, kur ishte për tradhëtarët e brendshëm ai përdori metodën e faljes deri në tri herë të tyre nëse të tretën nëse nuk i kthehen atdheut ata shpalleshin të huaj për arbërinë pra si jo arbëror, por falja ishte kryefjala e tij në këtë gjë pasi e dinte se ata ishin të mashtruar dhe të rënë në kurthe të demonizimit të sulltanit dhe peshqesheve të tij. Edhe këtë gjë ai e rregullonte ashtu si duhet më urtësi, durim dhe mëshirë ndaj atyre që nuk dinin se çfarë bënin duke e tradhëtuar atdheun ata e tradhëtonin edhe Skënderbeun, sepse emri i Arbërisë dhe ai ishin të lidhura me të fortë.

Ndërsa tek gjakmarrja ai përdori ligjin si vendimtar për këto çështje të cilat e dëmtonin imazhin dhe vetë Arbërinë, në kohën e tij nuk kishte Gjakmarrje sikur që u shfaq pas vdekjes së tij, kur pushtuesi turk punonte që shqiptarët t’i fuste sërish në këtë udhë të demonizuar për ta dëmtuar atë, madje ajo me anë të vezirëve e pashallarëve realizoj në masë të madhe vëllavrasjen tek shqiptarët, pra që nga koha e pushtimit turk gjakmarrja ishte bërë zakon i keq e i huaj në mesin e shqiptarëve. Por Gjakmarrja nuk u ndal edhe pas vdekjes së Gjergj Kastrioti deri sa doli prof. Anton Çetta me kuvendarët e pajtimit që ta qonte në fund testamentin e Skënderbeut i cili nuk donte të kishte Gjakmarrje në mesin e kombit tonë.

Kështu udhën që e nisi Skënderbeu e vazhdoj prof. Anton Çetta me bashkëveprimtarët e tij, pra nga kuvendi i bashkimit të Lezhës nuk kuvendet për t’i pajtuar, e bashkuar Shqiptarët nuk u ndalen, sepse ashtu e dontë nevoja, herë për kuvende të Bashkimit dhe herë për kuvende të Pajtimit. Megjithkëtë puna e mirë dhe e frytshme e tyre ka rezultuar që vrulli i Gjakmarrjes tek shqiptarët të ndalet, ndërsa procesi i kuvendit të Bashkimit historik të Shqipërisë të ecën drejt realizimit edhe në kohën kur po shkruaj këto rreshta me ndihmën e miqëve ndërkombëtare dhe Bashkësisë së popujve të cvilizuar të botës demokratike.