Shkruan Prof. Zymer Mehani
Roli i prindërve në përdorimin e drejtë të gjuhës është shumë i rëndësishëm, kur dihet se familja është baza apo qeliza kryesore e çdo shoqërie. Prindërit në çdo pikëpamje janë model për fëmijët e tyre, d.m.th., kjo vlen edhe në aspektin gjuhësor.
Po në atë mënyrë si besohet, që një gjuhë është një tërësi e përcaktuar mirë, edhe homogjenitetin e një grupi shoqëror e vështrojmë si të dhënë të qartë. Flitet për shoqërinë në familje, për shoqërinë në punë, për shoqërinë në piknik, për shoqërinë në shkollë etj. Heterogjeniteti shoqëror ka si rrjedhim heterogjenitetin gjuhësor.
Ka pak vende, në të cilat ndeshet vetëm një sistem gjuhësor i përbashkët për të gjithë banorët; shumica kanë disa kode fjalësore të ndryshme. Në këto vende, që përbëjnë shumicën, secili prej kodeve kryen një funksion shoqëror të ndryshëm, është objekt i qëndrimeve individuale ose kolektive të ndryshme ndaj tij. Kështu, një bashkësi gjuhësore përfshin një tërësi variantesh gjuhësore të mbivëna; njeri prej këtyre varianteve njihet nga tërësia e folësve si gjuha e referimit.
Ky variant i pranuar si model, si forma që mbahet “e drejtë” quhet gjuha standarde. Në bashkësitë e vogla, kjo normë me prestigj” pranohet vetvetiu dhe nuk ka nevojë të kodifikohet ose të formalizohet. Në bashkësitë e mëdha, ku ka qindra mijëra ose me miliona folës, për ta ruajtur përputhjen me gjuhën standarde, e cila mund të kryej funksione mjaft të ndryshme, del i nevojshëm kodifikimi, një normë e shprehur, përhapja e së cilës sigurohet nëpërmjet gramatikave, fjalorëve, mediave dhe institucioneve, siç janë shkollat.
Mësimi i gjuhës zakonishtë është ekperiencë e rëndë për tërë familjen. Shumë gjëra ndërrojnë shpejt dhe rrënjësisht dhe për t’u adaptuar në vendin e ri shkojnë vite të tëra. Shumica nga emigrantët përjetojnë stres gjatë kësaj periudhe.
Gjithashtu migrimi çdoherë ndikon në familje. Rrolet e burrit dhe gruas ndryshojnë rrënjësishtë dhe nuk janë ato të mëparshmet. E njëjta gjë ndodhë edhe në raportin ndërmjet prindërve dhe fëmijëve. Fëmijët nëpërmjet çerdhes dhe shkollës shumë më shpejt e përqafojnë kulturën e huaj. Dallimi në mes kulturës etnike dhe kulturës së huaj mund të krijojë keqkuptime në shtëpi. Fëmijët zakonisht e mësojnë edhe gjuhën më shpejt se prindërit. Prindërit mund të kujtojnë se nga ndikimi i kulturës së huaj do t’i humbasin fëmijët e tyre. Nëse fëmijët detyrohen të interpretojnë në gjuhë të huaj për prindërit e tyre, rolet në familje do të ndryshojnë rrënjësisht. Prindërit në ato raste do të mendojnë se do ta humbasin vlerën e rolit të prindit.
Gjithashtu edhe fëmijët poqese shumë shpesh janë në rrethana kur do të marrin përgjegjësinë e të rriturve atëherë në një mënyrë apo tjetrën e humbasin fëmijërinë e tyre. Gjithsesi prindërit më së miri mund ta ruajnë kontrollin dhe rolin e prindërve duke e studjuar gjuhën dhe duke u integruar në sistemin shkollor të shoqërisë së huaj, me punë apo hobi të ndryshëm.
Kështuqë ata gradualisht do ta kuptojnë shoqërinë dhe kulturën e re, ashtu që atëherë do të dijnë që t’i drejtojnë fëmijët më së miri në këtë mjedis të ri. Gjithashtu edhe rolet e bashkëshortëve mund të ndryshojnë si pasojë e migrimit. Në shoqërinë e huaj vazhdimisht potencohet barazia gjinore. Mundësia e grave emigrante që të studjojnë, të punojnë dhe të kenë të hollat e tyre, është gjë që mund ta ndryshojë rolin ndërmjet burrit dhe gruas. Gjithashtu meshkujt mund të kujtojnë që për shkak të emigrimit ata po e humbasin pozitën dhe respektin sikur në familje, ashtu edhe në shoqëri.
Posaçërisht, poqese punësimi do të jetë i vështirë, në ato raste burri e ka më vështirë që të bëjë diçka të dobishme për ta kaluar kohën më mirë. Në të njëjtën kohë kur burrat provojnë ta gjejnë rolin e ri në vendin e ri, roli i gruas si nënë dhe si edukatore është i vështirë dhe obligativ.