Roli i katolikëve në shoqërinë shqiptare, po tjerët ku ishin?

0
569
Arben Çokaj - pikturë

Arben Çokaj

Në përgjigje të disa diskutimeve në Facebook, për gjuhën shqipe, shkollën e parë shqipe dhe rolin e fesë në këtë drejtim.

Faik Konica i pati shkruar departamentit të emigracionit në SHBA një letër, që të mos e linin priftin ortodoks Fan Nolin, që të hynte në SHBA dhe një mijë të zeza për të, pasi Fan Noli ishte kundërshtar i Zogut, e jo për gjë tjetër. Se Faiku më pas filloi t’i shërbente Zogut… Më vonë kur Fan Noli hyri dhe u bë një njeri me influencë për komunitetin shqiptar në SHBA, Faiku e Noli u bënë miq dhe dhanë secili kontributin e vet, e asnjëri nuk ishte katolik, por shqiptarë të dy. Pra, kanë kontriubuar edhe të tjerët për Shqipërinë, jo vetëm katolikët.

Tani unë e njoh fenë dhe ndikimin e saj në shoqëri, feja monoteiste, katolike, muslimane apo ortodokse qoftë, është pak a shumë e njëjtë për të gjithë popuijt, por aplikohet me ndryshimet e saj, te secili popull i veçantë. Para 435 vjetëve në Stubëll të Kosovës u hap shkolla e parë shqipe në kishë, në mos e para, një ndër shkollat e para shqipe në histori. Në atë kohë, shumica dërrmuese e shqiptarëve ishin katolikë, një pjesë ortodoksë e ndoshta ndonjë kishte filluar të bëhej musliman, por konvertimet në shoqërinë shqiptare ndodhën më shumë nga fundi i sundimit turk, në shekullin e 17-të – 18-të, sipas historisë.

Perandoria Osmane me vendim ose ferman të sulltanit, vendosi që të mohonte e ndalonte gjuhën shqipe dhe etninë shqiptare, prandaj edhe na ndau në 4 vilajete, e më pas edhe sipas fesë. Nuk e ka ndalua turku fenë katolike, por gjuhën shqipe dhe etninë shqiptare. Muslimanët i quante turq, e nga fundi i Perandorisë shumica e shqiptarëve ishin muslimanë, pra zyrtarisht turq. Ortodoksët shqiptarë i quante serbë ose grekë, kurse katolikët si Giorgo, i quante latinë. Tani ku mbetën shqiptarët? Por ishin në fakt shqiptarët që flisnin shqip, jo se kishte shkolla shqipe në kishat katolike në atë masë sa të kultivohej shqipja, por se shqiptarët, pavarësisht fesë e kishin shqipen gjuhë të nënës. Kjo e ruajti gjuhën shqipe. Ndryshe nuk do të kishte mundur kisha katolike, që humbi terren me 10-15% të popullsisë shqiptare në fund, nëse ishin aq, ta ruante gjuhën shqipe për të gjithë shqiptarët.

Pra, nëse muslimanët e ortodoksët nuk mund ta kthenin besimin e tyre në shërbim të kombit, për arsye që dihen, se njëra ishte fe e pushtuesit e tjetra e grekut, dhe pushtuesi na kishte ndarë sipas fesë, për të na e dëmtuar etninë, origjinën, kombin, kisha katolike me aq kaçik sa kishte, bëri më të mirën e mundshme në atë kohë, u kthye edhe në misionare e mbrojtjes së gjuhës dhe ndjenjës kombëtare. E kjo ishte jo vetëm gjë e mirë, por më mira e mundshme që mund të bëhej. Por të jemi realistë, nuk mund ta shpëtonte gjuhën shqipe kisha katolike, nëse shqiptarët e besimeve të tjera, nuk do të flisnin shqip. Se kështu sipas kësaj logjike i bie, nëse kisha katolike kishte shkolla shqipe, dmth. turku nuk na e ndali gjuhën shqipe me ferman?! Apo jo? Por e ndali pra! E ndikimi i shkollave shqipe në kishat katolike ishte tepër i papërfillshëm për shoqërinë shqiptare, sidomos dy shekujt e fundit…

Pra, katolikët duhet ta vlerësojnë veten, por duhet edhe të shohin larg hundës së tyre. Jo të mbyllën në atë ndjenjën, që ka e kultivon çdo fe, në narcizmin fetar në grup. Se duke u treguar egoistë, katolikët, gegnikët e shkodranët etj. krijojnë kundërshti te të tjerët. Këta me fisnikëri duhet të pranojnë se kanë dhënë një kontribut të pazëvendësueshëm në mbrojtje të gjuhës e vlerave kombëtare, që turku deshi të na i shuante, por kur sillen me egoizëm, edhe katolikët nuk bëjnë asgjë më shumë, se atë që bëri turku, tërheqin nga vetja e na ndajnë ne shqiptarëve sipas fesë, ashtu si na ndau turku, e kjo sido që të jetë, e godet interesin e përbashkët kombëtar.

Psh. a është më mirë që shqiptarët t’i kthehen dialekteve, që përpiqet të promovojë edhe Giorgo me mundësitë e tij, e disa tjerë, apo të kultivojmë një shqipe të përbashkët, me një emërues të përbashkët, që ta kuptojnë të gjithë shqiptarët? Për shqiptarët nuk është me interes, a je katolik, musliman apo ortodoks, a je gegë apo toskë, por a je shqiptar. Flas në konceptin e filozofisë kombëtare. Pra, për shqiptarët është me rëndësi bashkimi e bashkëpunimi, jo ndarja. E secili që ndan mendon se po bën mirë, si Giorgo, por në fakt i bën keq interesave të përbashkëta.

Nëse Konica i zgjuar qeshte me Kongresin e Gjuhës në Manastir, ku kryetar ishte Fishta, tani sipas teje, a më drejtë e kishte Fishta, e patriota të tjerë shqiptarë, që vendosen të përdornin alfabetin latin për gjuhën shqipe, përkundër atij arab, apo Konica, që tallej me atë kongres dhe nuk mori pjesë fare, pikërisht se nuk e vlerësoi sa duhet atë? Dhe nëse e sheh ti këtë tani në planin e gjërave të pëbashkëta, a nuk të duket ty, se edhe Giorgo etj. po bëjnë si Konica, kur ai sulmon shqipen e përbashkët, standardin.

Vetëm mendo pak me logjikën e Giorgos, të mos i marrim gjërat të mirëqena, si do të ishte puna psh., sikur në Kongresin e Manastirit, muslimanët shqiptarë të thonin, ne nuk e pranojmë gjuhën me alfabet latin, (e ashtu si deshën me ia pre rrushin princ Vidit), ashtu kishin thënë ata psh. se muslimanët janë shumicë dhe duan alfabet arab?! Tani ku është vlera e gjuhës së Kongresit të Manastirit? Është te vendimi i tyre dhe i Fishtës si kryetar, që gjuha shqipe të jetë me shkronja latine, dhe pranimi i kësaj nga populli shqiptar, që ishte me shumicë muslimane. Giorgo mendon vetëm deri te hunda e vet, katolik, gegë dhe i injoron dhe përjashton të gjithë të tjetët dhe kontributin e të tjerëve. GABIM. Secili kontriubut duhet vlerësuar, edhe pse katolikët, sa i përket gjuhës, kontribuan më shumë. E nuk ua mohon kush këtë.

Por katolikët duke menduar me narcizëm, ata përpiqen me ose pa qëllim, në mënyrë të vetëdijshme ose të pavetëdijshme të përjashtojnë të tjerët nga kontriubuti. Psh. unë nuk besoj në fe, e nuk kam edukatë fetare fare. As ma ndien realisht për të dhe ka kohë që e them publikisht këtë. Por një njeri me botkuptim fetar si Giorgo nuk mundet ta kuptojë jetën pa fenë. E unë pastaj reagoj. E trajtoj fenomenin si Frojdi, me stadet shoqërore të zhvillimit të psikikës, stadin parafetar, fetar e shkencor dhe them se Giorgo është ende në stadin fetar, i paaftë dhe pa dijen e duhur, për të kaluar në stadin shkencor të vlerësimit, dhe duhet kuptuar në padijen e vet! A më kupton?

Del një analfabet ta zëmë dhe qesh një profesor, a mos duhet tani që profesori të ulet në nivelin e tij dhe të kapet me të? Secili e di, se feja nuk shkon me trashëgimi, e ke ti babain katolik ta zëmë, mundesh të bëhesh ateist, ose merr një fe tjetër, si shqiptarët katolikë, që u bënë muslimanë nga detyrimi prej turkut. Pra, nuk mundesh me thënë se ti me baba katolik e bindje ateiste, je një ish-katolik. Se ti ta zëmë, nuk ke qenë katolik kurrë…

Por edhe pse ia thua këtë Giorgos, ky prapë na ndan sipas fesë, se atë botëkuptim ka. Nuk di ndryshe. Turqeli hesapi. Kënaqet me fe, me letra karamelesh… E më thotë edhe mua ish-musliman. E unë ngaqë nuk mund të rri duke diskutuar këto marrina gjithmonë, them, pjerdh në të Giorgo, se je si Ejlloja në planin fetar, nuk di më shumë, e aq bën. E fyen tjetrin si pa të keq. E këtë e bëjnë të gjithë fetarët, sillen rreth së njëjtës rrotë, që Frojdi e quan neurozë, shtypje psikike prej fesë, se është strategji e fesë kjo: “Fyeji të krishterët, poshtëroi ata, derisa të kthehen në islam” – predikonte në xhaminë e tij në Angli një imam radikal arab… Pra, nuk ta imponon fenë vetëm Giorgo e Ejlloja, e bëjnë më shumë muslimat… E pse e bëjnë këtë? Se edhe ata mendojnë ose bëjnë sikur, feja e tyre është më e mirë se tjerat… Unë nuk mund të pretendoj në FB me i ba kurs njerëzve për besimin ose jo. I them gjërat ashtu si i mendoj nga pikëpamja racionale e shkencore, e mirë që i diskutojmë se rrjet socilal është.

Por sa me ia futë kot, është mirë që gjërat të diskutohen seriozisht, me aq sa dimë, se pëvoja e tjetrit mundet të na japë edhe informacipone që s’i dimë. Tani sa i përket ortodoksëve, me logjikën e Giorgos, sidomos në atë kohë kur feja kishte ndikim më të madh, se sot kanë ndryshuar gjërat pas Revolucionit Francez e Rilindjes Evropiane (edhe pse Giorgo e Ejllo, etj. e predikojnë fenë katolike si me qenë në Mesjetë), a i bie që heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, me të cilin krenohen katolikët, të ishte ortodoks, ose ish-ortodoks? A po e sheh ti tani se Giorgo bie brenda me këmbët e veta? E kjo është pra kur sillesh me narcizëm e egoizëm dhe pa logjikën e duhur të arsyetimit. Pra, Gjergji i madh ishte ortodoks, e jo katolik. Asdreni që bëri himnin e flamurit ishte po ashtu ortodoks. Tani ky Gjergji i madh e Asdreni e Noli i madh, a me shkronja e alfabet arab, apo grek e shkruan shqipen? A ishte Noli i madh, që e ndau kishën ortodokse shqiptare nga ajo greke e sllave, duke e bërë autoqefale? A kontribut i vogël të duket ty kjo? Kurse katolikët janë ende nën ‘hyqmin’ e Vatikanit, se ashtu e kanë strukturën e organizimit ata.

E sa i përket gjuhës, gjuha shqipe standarde edhe pse u bë nga komunistët më 1973 në Kongresin e Gjuhës, ajo është prapë një faktor bashkues për të gjithë shqiptarët, që duhet të kontribuojnë për pasurimin e saj, përkundër tendencave të Giorgos, etj. për promiovimin e gegnishtes e injorimin e standardit… Se në planin e gjërave të përbashkëta kombëtare, proceset e bashkimit të shqiptarëve përkundër ndarjes, që na bëri turku e armiqtë tanë, duke filluar me fqinjët që na copëtuan, gjërat e përbashkëta na duhen për të mbijetuar. Se nëse i biem njëri thumbit e tjetri patkoit në ndasitë tona egoistike, shkojmë për lesh si deri tani. Perpjekjet e Giorgos etj. për me sulmua standardin, e me ngritë gegnishten, a nuk ngjajnë nga pikëpamja nacionale si injorimi, që i bëri Konica Kongresit të Gjuhës në Manastir?! Edhe Konica, si Giorgo etj. kujtonte me siguri se kishte të drejtë… Por zotësia është, që në të drejtën tënde të shohësh edhe të drejtën e tjetrit, e jo të mbyllesh në vetëkënaqësi, e të thuash: “jam shkodran, tana i ban”. Se po shohim që ka jo-shkodranë pra, si Gjergj Kastrioti apo Asdreni apo Noli etj. që kanë dhënë edhe ata kontribut të pashembullt në histortinë e kombit shqiptar dhe të mbrojtjes së gjuhës, etj. edhe më shumë se shkodranët e katolikët. Të jemi realistë, jo egoistë.

Pas këtij sqarimi të përgjithshëm, më konkretisht për atë që thua ti, “alfabet latin” apo “grek”. Kongresi i Manastirit u bë me 14-22 nëntor të vitit 1908. Shkolla e parë shqipe supozojmë, ajo e Korçës u hap me 7 mars të vitit 1887. E si mundej shkolla e parë shqipe të kishte alfabet latin, kur ai ende nuk ishte vendosur? Pastaj, nëse gjuha shqipe shkruhej me shkronja greke apo arabe, a nuk ishte shqip a? Pse Fishta zgjodhi alfabet latin? E jo një alfabet, ta zëmë grek ose etrusk? Sepse Fishta ishte prift katolik, e donte latinët, por edhe sepse shqiptarët si popull evropian duhej të orientoheshin drejt Evropës. Nga pikëpamja e orientimit dakord, por nga pikëpamja e lashtësisë së gjuhës shqipe, që bashkë me greqishten janë gjuhë të veçanta të familjes indo-evropiane, gjuha shqipe do të ishte ndoshta më mirë si trashëgimtare e etruskishtes dhe ilirishtes të shkruhej ta zëmë me shkronja etruske. (?!) Por kjo do e vështirësonte gjuhën tonë edhe më shumë. Pra, zgjidhja u bë mirë, me shkronja latine, si vendosi edhe Kemal Ataturku për turqishten.

Kështu që ju varësisht nga njohuritë që keni, mos u bëni ‘shatë’ me tërheqë vetëm nga vetja, tregoni pak më shumë zemërgjerësi, pranoni edhe kontributin e të tjerëve, dhe pranojeni edhe faktin se 10-12% katolikë shqiptarë ta zëmë, me shkollat shqipe në kishat katolike për katolikët, nuk mundeshin ta mbronin gjuhën për pjesën më të madhe të shqiptarëve, që nuk ishin katolikë deri më 1912-n.

Pra për ta mbyllur, duhet pranuar, që kontributi i katolikëve dhe i kishës katolike në planin kombëtar e gjuhësor ishte i madh dhe i pazëvendësueshëm, dhe nuk ka dyshim se çdo popull duhet ta ketë edhe fenë në shërbim të kombit, por këtë nuk e bën feja muslimane edhe aq, e deri diku sidomos tani, edhe feja ortodokse. Tani, a janë më të mirë katolikët dhe kisha katolike se të tjerët për shqiptarët, se fetë e tjera? Padyshim, në planin kombëtar, e më gjerë. Por sa e vështirë është të kuptohet nga katolikët shqiptarë, fakti se sa herë Giorgo psh. krijon në mendjen e tij një objekt fetar në kokë si imazh, e ajo është kishë katolike, shumica e shqiptarëve sot kanë në kokë imazhin e xhamisë, ose të kishës ortodokse. Pra, sa herë Giorgo ka në kokë gjuhën e tij gegë, shumë shqiptarë kanë gjuhën e tyre lokale, që është gjuha e nënës, edhe ajo shqip, por kur vjen puna për gjuhëh shqipe të përbashkët, jashtë kasolles së tyre kala, ata që kanë kryer shkolla në Tiranë, Prishtinë apo edhe në Tetovë e Shkup, kanë imazhin e gjuhës shqipe standarde në kokë, e jo gegnishten e Giorgos.

Duhet autoritet e me ndikim me qenë, për me i ndryshua këto punë. Dhe për të mos ndenjur si garravaça, duke bërë zhurmë vetes e tjerëve gjithë kohës, duhet jo vetëm kuptueshmëri për këto gjëra, por edhe kontribut i përbashkët kombëtar dhe jo centrifugal, “secili bythën e vet”! E kjo duhet filluar nga vetvetja. Ruaje tënden, por komuniko edhe me të tjerët shqiptarë që nuk të kuptojnë… Se racat e ulëta e turmat ndryshojnë nga racat e larta, pikërisht nga këto tipara të organizmit. Racat e ulëta e turmat shohin bythën e vet, kurse racat e larta krijojnë një pikëpamje për interes për të gjithë bashkësinë. Prandaj ku shohim shtete të organizuara e të zhvilluara shohim se ka edhe një racë të lartë! E si mundet atërherë Giorgo në Vienë të mos i kuptojë këto fenomene kështu?!