Roli i femrës në shoqëritë primitive

1
936

Ari Ukimeri

Për të krijuar një ide sa më të qartë rreth asaj që quajmë “ ngritje arsimore e femrës “ duhet të gërmojmë thellë në historinë e njerëzimit për të ndjekur më pas kronologjikisht rolin e femrës në shoqëri që në periudhat e hershme të egzistences humane. Nëse pyesim për lindjen dhe zhvillimin e trajtimit të pabarabartë të grave, në përgjithësi marrim përgjigjen se kjo duhet kërkuar në rrënjët e patriarkatit. Ideja se shoqëria patriarkale -me gjithë shkallëzimet dhe formësimet e ndryshme – ka ekzistuar gjithnjë, vazhdon të qëndrojë kokëfortë. Megjithatë, shkencëtarët gjatë dekadave të fundit, kanë paraqitur një pamje tjetër të zhvillimit historik. Shumë dëshmi tregojnë se në kohën e neolitit, pra, para rreth 7000 vjetësh, kultura të zhvilluara të punimit të arave popullonin vise të Evropës dhe Azisë së Vogël. Në këto shoqëri, gratë luanin një rol të rëndësishëm: nga ana ekonomike si punëtore të arave dhe nga ana fetare si udhëheqëse shpirtërore në adhurimin e hyjnive.

Linja e trashëgimisë ka të ngjarë të ketë qenë matrilineare, pra nga nëna te vajza. Burrat kishin pozita të rëndësishme si artizanë dhe tregtarë, ndërsa luftëra duket se nuk ka pasur. Kur shkencëtarët zbuluan fenomenin e shoqërive të hershme matrilineare, ata mendonin se ky ishte “matriarkati”.Ata nxorën teorinë se zhvillimi nga “matriarkati” në patriarkat është zhvilluar sipas një ligjësie- nga më e ulëta drejt më të lartës. Por zhvillimi historik dhe struktura përkatëse shoqërore e popujve është më komplekse. Sot ka pikëpamje të ndryshme për shpjegimin e këtyre dukurive. Popullsia e Evropës e kohëve të lashta ka shumë të ngjarë të mos jetë zhvilluar “natyrshëm” drejt patriarkatit.

Ndryshimet rrjedhin më tepër nga ndikimi i fiseve të kalorësve aziatikë, të cilët duhet të largoheshin për shkak të gjendjeve të rënda nga atdheu i tyre (thatësirat, shtimi i popullsisë). Ky proces ndodhi shumë herët (rreth 3500 vjet p.e.s.)Formimi i patriarkatit lindi qysh herët në kontinentin e Azisë, nëpërmjet marxhiënalizimit të gruas dhe konflikteve të armatosura, të cilat kanë rrënjë të përbashkëta. Edhe pas pushtimit të Evropës nga fizet aziatike (indoevropiane), disa zakone të banorëve të hershëm gjetën zbatim deri në fillim të të ashtuquajturit “antikitet klasik”, si p.sh. te lidët, lykasit dhe etruskët. Disa të drejta, si p.sh. e drejta matrilineare e trashëgimisë u ruajtën deri në fund të shekullit XVIII te baskët në Francën Jugore (deri në vendosjen e ligjeve qytetare në Code de Napoléon) dhe në ishujt e Egjeut: “Në shumicën e ishujve, vajza e madhe merr si trashëgimi një pjesë të shtëpisë bashkë me mobiljet dhe një të tretën e pasurisë së nënës, që në të vërtetë, në shumicën e rasteve përbën pjesën më të madhe të pasurisë. Nëse vajzat e tjera të shtëpisë martohen dhe largohen nga shtëpia, iu jepet gjithashtu një pjesë e shtëpisë si dhe pjesa e mbetur e pasurisë. Këto dukuri ndodhnin në ishujt Lesbos, Lemnos, Skopelos, Naksos, Sifnos, Santorin dhe Kos, ku unë kam mbledhur vetë informacione ose i kam marrë nga të tjerë.”

– Pushtimet dhe luftërat e vazhdueshme çuan në dominimin e disa kulturave më pak patriarkale. Këto u bënë pika kryesore e referimit për qytetërimin evropian që po lindte (Greqi, Perandoria Romake). Qendra e fundit e një kulture të lartë të drejtuar nga gratë ishte Perandoria minoike, i cili u zhduk për shkak të katastrofave natyrore në gjysmën e dytë të mijëvjecarit para erës sonë. Patriarkati është produkt i një zhvillimi historik mijëravjecar. Megjithatë ka pasur edhe forma të tjera shoqërore. “Matriarkati” në kuptimin e sundimit të grave mbi burrat duket se nuk ka ekzistuar asnjëherë. Megjithatë te shumë popuj të lashtë gratë kanë qenë në qendër të bashkësisë si mishërim i parimit të dhënies së jetës. Por kjo nuk do të thotë që burrat kanë një vend më pak të rëndësishëm, sepse në të njëjtën kohë bëhet edhe ndarja e sferave të veprimit mes gjinive. Irokezët – një popull indian, i cili jetonte në Gjirin Hudson para se të vinin të bardhët – paraqiten si shembulli i një sistemi jopatriarkal. Bashkëjetesa e tyre frymëzoi edhe iluministin francez Ruso për teorinë e tij “të të egërve të dlirë”.

Çdo fis përbëhej nga klane të ndryshme. Çdo klan jetonte në një anijatë, e cila trashëgohej në mënyrë matrilineare (nga nëna te vajza). Drejtuese e klanit ishte nëna (matriarkja), e cila përdorte si ndihmës luftëtarin më të mirë të klanit. Nëna e klanit zgjidhej në mbledhjen e klanit. Djemtë dhe vajzat qëndronin gjatë gjithë jetës në shtëpinë e nënës së tyre. Gjatë martesës, burri e vizitonte gruan kohë pas kohe në shtëpinë e klanit të saj.

Martesat mund të prisheshin lehtë. Gratë nuk duhet t’i përmbaheshin asnjë ndalese zakonore apo për ruajtjen e virgjërisë, pasi të gjithë fëmijët konsideroheshin fëmijë të nënës dhe klanit të saj. Atësia biologjike ishte më pak e rëndësishme se atësia sociale, e cila ushtrohej nga një vëlla apo një i afërm tjetër i nënës. Edhe arat (tokat) iu përkisnin grave dhe ato i mbanin së bashku. Burrat kujdeseshin për përbërësit e dëshiruar, nëpërmjet gjuetisë, peshkimit dhe tregtisë. Procesi i formimit të vullnetit politik brenda klanit zhvillohej në mbledhje të ndara të burrave dhe grave. Pas kësaj kërkohej arritja e mirëkuptimit mes dy grupeve. Në asamblenë e grave, ato që kishin më shumë fëmijë, kishin të drejtën e më shumë votave. Qoftë në këshillin e fisit, qoftë në këshillin e lidhjes, gratë dhe burrat ishin të përfaqësuar në të njëjtin nivel. Luftërat ishin cështje të burrave, edhe pse deri në ardhjen e evropianëve në Amerikë nuk ka pasur luftëra të organizuara te irokezët. Robërit e luftës të një fisi armik, nuk vriteshin menjëherë, por fillimisht provohej nëse ata mund të jetonte në shkëmbim të një luftëtari që kishte rënë rob në klanin e tij. Ky verifikim ishte punë e grave.

Nuk kishte dhunë seksuale, as kundër robërve, as brenda klaneve. Pas fitores së amerikanëve të bardhë, irokezët u shtynë në rezervate të ngushta, ku, sidomos në Kanada, ata do të humbisnin veçoritë e tyre kulturore. Në vitin 1847, të gjithë irokezët, edhe burrat, u detyruan të punonin në ara dhe u shpall drejtimi i familjeve nga burrat për hir të njësimit ekonomik. Më 1869-ën, një ligj në Kanada përcaktoi edhe linjën mashkullore të trashëgimisë së këtyre fiseve. Kjo që diskutuam më lartë është shembull i një sistemi shoqëror jo patriarkal ku për protagonist kishim Irokezët, ndërkohë për të ilustruar një shembull të një sistemi shoqëror patriarkal do të flasim për fiset nomade të Lindjes së Mesme. Patriarku kishte autoritetin e vetëkuptueshëm mbi anëtarët e tjerë të familjes. Gruaja mbante mbiemrin e tij dhe jetonte në shtëpinë e tij. Ajo e quante burrin “Ba’al” (Zotëri). Te dhjetë urdhëresat,” gruaja konsiderohet si pronë, bashkë me skllavin, skllaven, gjedhët dhe gomarin po kështu edhe fëmijët” Por djemtë ishin të mirëpritur si trashëgimtarë dhe pasardhës. Ndërsa vajzën, babai mund ta shiste për skllavëri ose për prostitucion. Burri gëzonte liri të plotë seksuale, ndërsa gruaja jo.

Ai mund të merrte edhe gra të tjera. Djemtë nga gratë e tjera ose prostitutat mund të njiheshin me ligj dhe mund të pretendonin të gjitha të drejtat, nëse gruaja e parë nuk lindte djem. Nëse burri vdiste pa lënë një djalë të pjekur (mbi 18 vjeç), e veja duhet të martohej me një ungj apo vëlla të burrit, në mënyrë që prona të mbetej në fis. Megjithatë, gruaja vlerësohej shumë si nënë. Gratë mund të arrinin një status të lartë si udhëheqëse fetare në kult rreth hyjnive të pjellorisë. Por me shfaqjen e feve monoteiste, këto kulte u zhdukën. Ishte zakon që pas konflikteve të armatosura, burrat e mposhtur të vriteshin, ndërsa gratë përdhunoheshin dhe skllavëroheshin, në mënyrë që forcat e tyre prodhuese (puna) dhe forca riprodhuese (lindja e fëmijëve) të keqpërdoreshin në dobi të fisit fitimtar. Këto dy sisteme shoqërore me ide të kundërta në dukje, janë ndoshta fare të afërta në thelb sepse edhe Irokezët si shembull i një sistemi shoqëror matriarkal, nuk e vendosin në mënyre absolute femrën si shtyllë të shoqërisë,ata thjesht i japim më shum respekt dhe vlerë por pa lënë anash asnjëherë rëndësinë e burrit.

• Pozita e gruas në fetë monoteiste

Zhvillimi drejt monoteizmit, drejt idesë së një Zoti të vetëm vlerësohet në përgjithësi si përparim i njerëzimit drejt mendimit abstrakt. Ky proces u zhvillua në shembullin e patriarkatit, prandaj edhe simbolet e botës fetare të krishterimit, judaizmit dhe muslimanizmit u përcaktojnë grave një rol të dorës së dytë. Sipas historisë biblike të krijimit, Zoti krijoi botën dhe burrin me frymën e tij dhe gruan nga brinja e këtij të fundit. Forca krijuese është shpirtërore dhe i është dhënë vetëm burrit, i cili, sipas Biblës, ka edhe aftësinë e abstragimit, duke iu vënë emra bimëve, kafshëve dhe gruas. Burri u krijua sipas shëmbëlltyrës së Zotit, ndërsa gruaja është “ndryshe”. Mbetet e paqartë nëse gruaja është njeri “i vërtetë”, ngaqë ajo nuk është krijuar me frymën e Zotit. Gruaja është shoqëruese dhe ndihmëse e burrit.

Një histori tjetër e rëndësishme në këtë kuadër është paraqitja e rënies nga mëkati. Eva e shtyn Adamin në tundim, e shtyrë nga gjarpri, duke i dhënë një mollë nga pema e njohjes së të mirës dhe së keqes. Në këtë mënyrë, ajo shkakton rënien e njeriut nga mëshira e Zotit. Kjo do të thotë që gruaja është më mëkatare se burri. Gruaja është simbol i seksualitetit, e në këtë mënyrë, edhe i mëkatit. Prandaj edhe varësia dhe inferioriteti i gruas ndaj burrit është pjesë e vullnetit të Zotit. “Kjo ishte shenja për Adamin që tek e shoqja ai të shihte veten si në pasqyrë, ndërsa për Evën një paralajmërim për t’iu nënshtruar burrit, prej të cilit vinte.”

• Pozita e gruas në filozofinë antike

Pjesa dërrmuese e filozofëve të lashtë e përligjnin trajtimin e pabarabartë me vendosjen e secilit nën të mirën e përgjithshme dhe me ndarjen e pabarabartë të dhuntive dhe aftësive. Gruaja shihet si një krijesë më e ulët “nga natyra”. Shembulli i Aristotelit: për të, qytetarë janë vetëm ata që janë të lirë nga veprimtaritë prodhuese dhe riprodhuese shtëpiake. Skllevërit, të huajt, gratë dhe fëmijët janë të përjashtuar nga jeta politike, sepse nuk kanë premisat e nevojshme. Ata shfaqen si ndihmës për të krijuar kushtet për elitën e qytetarëve të plotë.

Gruaja për Aristotelin është një përçudnim i natyrës si pasojë e pjellorisë së mangët, një fazë fillestare deficitare e burrit. Sipas tij, ajo nuk ka as arsye, as aftësi riprodhuese. Në të dyja, ajo luan vetëm një rol plotësues të dorës së dytë: “Ashtu sic ndodh që nga të gjymtuarit të lindin prapë të gjymtuar, mund të lindin edhe të shëndoshë. Kështu, nga një femër lind nganjëherë përsëri një femër, por ndonjëherë lind edhe një vajzë. Një femër është një vajzë e gjymtuar dhe të përmuajshmet janë farë, vetëm se jo farë e pastër. Sepse i mungon diçka kësaj fare, burimi i jetës… sepse ky burim jete gjendet vetëm te fara mashkullore.”

• Këndvështrime për nënshtrimin e gruas në kulturën perëndimore

Kultura perëndimore bazohet në lidhjen mes simboleve dhe ideve, të cilat rrjedhin nga burime fetare dhe nga filozofia e Greqisë së lashtë. Në fazën kur njerëzit skicuan sistemet e simboleve për shpjegimin e botës (fe, shkencë, filozofi), gratë ishin kaq të lëna pas dore, saqë nuk mund të merrnin më pjesë aktivisht në këtë përparim. Këtu duhet parë edhe një nga arsyet që grave në këto sisteme iu është përcaktuar një status i ulët. U krijuan dy konstrukte: “mashkullor” dhe “femëror”. Këta ishin të ndryshëm në detyrat, aftësitë dhe mundësitë e tyre. Kjo u ka shërbyer brezave të mëvonshëm për të ruajtur status quo-në, që iu dukej ose si “e natyrshme”, ose “e shkruar nga Zoti”.

Për herë të parë në shoqëritë borgjeze të shekullit XVIII, thirrja e grave për të drejta u bë e fuqishme. Kjo kishte shumë arsye. Së pari, Deklarata e Përgjithshme e të Drejtave të Njeriut mbi bazën e së drejtës natyrore në Francë dhe në Shtetet e Bashkuarabëri që të nisnin kërkesat për të drejta të barabarta për gratë.

Falë zhvillimit të punës produktive kapitaliste, vendi dhe i punës dhe vendbanimi po ndaheshin gjithnjë e më shumë nga njëri-tjetri. Kjo solli
ripërkufizimin e ndarjes së punës mes gjinive. Burri e konsideronte gruan si bashkëshorte dhe nënë, puna e së cilës mundësonte dhe siguronte suksesin e burrit jashtë shtëpisë. “Familja” konsiderohej tashmë si hapësirë e komunikimit social dhe e riprodhimit jashtë sferës profesionale, e cila u përkiste vetëm bashkëshortëve dhe fëmijëve. Gratë ishin “çliruar” nga puna për të fituar, prandaj gruaja duhet të krijonte në familje një strehë private dhe intime, e cila zëvendësonte në mënyrë harmonike botën e jashtme të profesionit, të konkurrencës për para dhe pushtet. Shoqëria borgjeze nuk i lejonte gratë të ishin konkurrente të mirëfillta në procesin e prodhimit. Ato përjashtoheshin nga shumë vendime ekonomike, politike dhe madje edhe nga ato private.

Gratë kishin mundësi të kufizuara arsimimi, asnjë të drejtë administruese mbi pronën e tyre, nuk mund të nënshkruanin marrëveshje dhe nuk mund të punonin pa pëlqimin e burrit. Në të drejtën për divorc dhe kujdestari për fëmijët, ato liheshin në mënyrë të dukshme pas dore. Ndërsa në të njëjtën kohë u krijuan kushtet për vendosjen e pagave minimale për gratë që punonin dhe për shfrytëzimin e tyre. Kjo situatë ishte toka e përshtatshme për kërkesat e para publike për të drejta dhe mundësi të barabarta për gratë. Gjithsesi ajo që ndodhte ne botën e civilizuar të perëndimit pak dëgjohej në vendin tonë kur ishte fjala për ngritjen arsimore të femrës ose për të drejtat dhe mundësitë e barabarta të gruas shqiptare. Femra shqiptare më shum se kushdo tjetër ka vuajtur pasojat e egos mashkullore dhe diskriminimin e vazhdueshëm qysh në kohrat e vjetra. Shoqëria shqiptare në histori ka kaluar pengesa dhe vështirësi të mëdha egzistenciale aq sa problemi I barazisë gjinore ishte fare I papërfillur.Tani do të hedhim një shikim më të plotë mbi arsimimin e femrës në vendin tonë.

• Zhvillimi i arsimit femëror në Shqipëri

Femra në Shqipëri doli nga sundimi osman me një prapambetje të theksuar arsimore. Kjo për shkak të mungesës së sistemit arsimor kombëtar. Në vitin 1912 në vend ekzistonin vetëm 250 shkolla të huaja. Me këtë gjendje të shkollave kuptohet shkalla e lartë e analfabetizmit të popullit tonë dhe në veçanti në radhët e femrës.

Në këto kushte para shtetit shqiptar, krahas detyrave të tjera të rëndësishme për zhvillimin e vendit, qëndronte edhe organizimi i arsimit kombëtar. Qeveria e Vlorës, me gjithë kushtet e vështira objektive dhe subjektive, të krijuara pas vitit 1912, me politikën e saj arsimore synonte të krijonte sistemin arsimor me frymë kombëtare, demokratike dhe laike; krijimin e kuadrit mësimor si dhe realizmin e arsimit fillor të detyrueshëm. Në këtë kuadër kujdes ju kushtua arsimit femëror. Për të realizuar tërheqjen e vajzave në shkollë u shtrua si detyrë krijimi i shkollës shtetërore femërore dhe hartimi i programit shkollor të veçantë për të. Krijimi i një shkolle të tillë në Shqipëri ishte i domosdoshëm. Së pari, për shkak të prapambetjes në të cilën ndodhej vendi; së dyti, fanatizmi dhe mendimi konservator për femrën në shoqërinë shqiptare ishte mbizotërues; së treti, pjesa dërrmuese e popullsisë ishte e besimit mysliman. Kjo pjesë zbatonte zakonin e mbylljes së vajzës në moshë fare të re, duke prekur kështu një pjesë të viteve të moshës shkollore. Çelja e shkollës femërore ishte më e pranueshme edhe për popullsinë e dy besimeve të tjera, në veçanti për klerin katolik i cili ishte kundër shkollave të përzjera (djem e vajza).

Në bazë të të dhënave arkivore shkolla e parë fillore femërore shtetërore u çel në vitin shkollor 1913-1914, në qytetin e Lushnjës, me një kapacitet prej 30 nxënësesh. Po atë vit, u riçel shkolla e parë e vashave “Qiriazi” në qytetin e Korçës e cila nën presionin e shovinistëve grekë, më 1914, u mbyll përsëri.

Në vitin 1914-1915, në qytetin e Shkodrës shteti çeli shkollën fillore femërore në lagjen “Serreq”. Me gjithë kushtet e vëshitra të krijuara për Shqipërinë gjatë Luftës së Parë Botërore, vijoi çelja e shkollave femërore shtetërore.

Në vitin 1915-1916, u çelën shkolla fillore femërore në qytetin e Vlorës dhe shkolla e dytë fillore femërore në Shkodër me emrin “Xhamia e Begos”. Në vitin shkollor 1917-1918, pas shpalljes së Korçës Krahinë Autonome, u riçel shkolla e vashave dhe në qytetin e Pogradecit u çel shkolla fillore shqipe e vajzave, nën drejtimin e Persefoni Trenit. Po atë vit u çelën shkolla fillore femërore në Tiranë, në Durrës dhe Përmet. Në vitin shkollor 1919-1920 në qytetin e gjirokastrës u çel shkolla fillore femërore nën drejtimin e mësueses Urani Rumbo. Në bazë të të dhënave del se edhe në qytetin e Krujës ishte çelur shkolla fillore femërore. Funksionimi i shkollave femërore, ashtu si gjithë arsimi kombëtar, hasi në një sërë vështirësish. Në radhë të parë ndihej mungesa e kuadrit të nevojshëm për mësues, mungonin programet dhe tekstet mësimore etj.

Për shkak të mentalitetit patriarkal, frekuentimi i shkollës nga vajzat ishte tepër i kufizuar. Mjediset shkollore ishin të papërshtatshme. Problemi i arsimimit të femrës shqiptare dhe arsimi kombëtar në përgjithësi zunë vendin e tyre në luftën për demokratizimin e jetës së vendit në vitet 1920-1924. Hapat e hedhura në fushën e arsimimit të femrës në vitet 1912-1920 përbënin për shtetin e rimëkëmbur shqiptar një bazë të vlefshme dhe një përvojë të mirë që do të ndihmonte në përhapjen e mëtejshme të shkollës fillore femërore si dhe në ngritjen e saj në nivele më të larta. Shtytje të rëndësishme zhvillimit të arsimit në Shqipëri i dhanë tri kongreset arsimore që u mbajtën në vitet 1920-1924. Në Kongresin e tretë, i cili u mbajt në gusht të vitit 1924 në godinën e vajzave në Tiranë, midis problemeve që qëndronin para arsimit kombëtar, u ngrit dhe çështja e shkollimit të femrës shqiptare, që u quajt si një problem i ngutshëm dhe serioz për vendin dhe u përcaktuan rrugët për përmirsimin e saj.

Çështja e arsimimit të femrës zuri vend edhe në Parlamentin shqiptar të viteve 1921-1924. Në një nga seancat parlamentare të vitit 1921, u kërkua çelja në shkallë vendi, e shkollave të reja fillore femërore, si edhe çelja e një shkolle normale femërore për përgatitjen e mësueseve; u shtrua si domosdoshmëri ngritja metodike e kuadrit arsimor në shkollat ekzistuese, u miratua çelja e shkollës normale femërore private “Kyrias” e cila u hap në vitin 1922 në Kamëz të Tiranës. U ngrit problemi i përmirësimit të tipit, i strukturës dhe i programeve të shkollës, që do të ndikonin në rritjen e nivelit arsimor të femrës dhe do të luftohej zakoni i tërheqjes së vajzës nga shkolla dhe mbyllja e saj në shtëpi në moshën 10-12 vjeç. Krahas vënies në dukje të problemeve që qëndronin para arsimit femëror, në këto vite u çelën shkolla fillore femërore shtetërore në Kavajë, dhe në Shijak Për t’iu kundërvënë propogandës helenizuese të shkollave greke, të çelura në vitin 1914 në trevën e Gjirokastrës, u mendua të rritej niveli i arsimit në shkollën femërore ekzistuese, të çelej një shkollë fillore femërore në lagjen “Dunavat”, Libohovë e Delvinë.

Në qytetin e Korçës, u çel shkolla e mesme normale femërore. Dokumentacioni i hulumtuar nuk jep të dhëna të plota për numrin e nxënësve që frekuentonin shkollat femërore gjatë viteve 1920-1924. Por nga të dhënat zyrtare për vitin shkollor 1921-1922, del se numri i përgjithshëm i nxënësve ishte 25 197 dhe 20% e tyre ose afërsisht 5 000 ishin nxënëse. Hapat e hedhur në zhvillimin e arsimit kombëtar dhe atij femëror në vitet 1912-1924, hapën rrugën për të shërruar plagën e rëndë të analfabetizmit në Shqipëri. Megjithatë ato shërbyen si bazë për ndërtimin dhe konsolidimin e sistemit arsimor në përgjithësi dhe atij femëror në veçanti. Arsimimi i femrës mbeti një çështje e rëndësishme e qeverisë dhe forcave përparimtare edhe gjatë viteve 1925-1939. Ai përbënte një nga problemet kryesore të fjalimit që Ahmet Zogu mbajti para Asamblesë në janar të vitit 1926. Përmirësimin e pozitës së vështirë të gruas në vitin 1926 ai e shihte në përputhje me zhvillimin ekonomik, politik, shoqëror dhe kulturor të Shqipërisë. Sipas tij përparësi do t’i jepej zhvillimit arsimor të vajzës duke e tërhequr si në shkollat femërore dhe të përzjera, çeljen e shkollave të reja femërore dhe në veçanti përhapja e tyre në zonat rurale. Në bazë të të dhënave statistikore për zhvillimin e arsimit kryesisht në periudhën e Republikës Shqiptare 1924-1929, kanë funksionuar këto shkolla dhe me këtë përbërje nxënësish.

Në vitin shkollor 1924-1925 numri i përgjithshëm i nxënëseve ishte 4 220, ndërsa në tri vitet në vazhdim numri i tyre erdhi duke u rritur nga 5 200 deri në 5 700 nxënëse. Në vitin shkollor 1925-1926 numri i vajzave ishte rritur 471 më shumë se në vitin shkollor 1924-1925, ndërsa në vitet e mëvonshme numri i tyre u rrit përkatësisht 1 030, 1 050, 1 254 më shumë se në vitin 1924-1925. Në bazë të të dhënave të vitit shkollor 1925-1926, del se në të gjithë vendin funksiononin 37 shkolla fillore femërore dhe një e mesme, dy shkolla femërore private dhe një e mesme. Në vitin shkollor 1926-1927, në Tiranë u hap shkolla e infermiereve dhe dega femërore në shkollën bujqësore amerikane në Kavajë. Gjatë regjimit republikan rrjeti shkollor nuk pësoi ndonjë ndryshim nga pikëpamja e shtrirjes gjeografike, ai ruajti pak a shumë atë të viteve 1912-1924. Nga të dhënat statistikore të drejtorive arsimore del se në këto vite u çelën shkolla të reja femërore, u rrit numri i vajzave në shkolla, u tregua kujdes në përgatitjen e kuadrove mësuese etj. Në bazë të këtyre të dhënave del se në Shqipërinë e Jugut numri i shkollave femërore, i mësueseve dhe i nxënëseve që i frekuentonin ato ishte më i lartë se në Shqipërinë e Mesme dhe atë të Veriut.

Kjo lidhet me zhvillimin ekonomik e shoqëror më të lartë të trevave të jugut, me numrin e madh të emigrantëve në shtetet perendimore, si dhe lëvizjen e lirë të njerëzve etj. Në prefekturën e Korçës në vitin shkollor 1925-1926 funksiononin shkolla femërore jo vetëm në qytet, por edhe në fshatrat përreth. Në qytetin e Korçës ishin çelur tri shkolla femërore dhe një e mesme normale për përgatitjen e mësueseve, shkolla fillore femërore ishin çelur edhe në fshatin Boboshticë, dhe në nënprefekturat e Leskovikut, të Kolonjës, të Pogradecit, të Bilishtit. Numri i nxënëseve në qarkun e Korçës, në vitin shkollor 1925-1926, ishte 1 236 nxënëse prej të cilave 717 i takonin qytetit të Korçës. Pas Korçës, për frekuentim të lartë të shkollës, vinte prefektura e Gjirokastrës dhe nënprefekturat e Libohovës, të Përmetit dhe të Delvinës Shkolla fillore femërore shtetërore funksiononin në qytetin e Vlorës, të Fierit, të Sarandës. Në bazë të të dhënave për gjendjen arsimore në vitet 1925 deri në 1929, në Shqipërinë e Mesme, numri i shkollave ishte më i vogël dhe numri i përgjithshëm i nxënëseve ishte më i pakët se në prefekturat që u përmendën.

Në Tiranë funksiononte shkolla fillore femërore shtetërore me program pesëvjeçar. Në vitin shkollor 1925-1926, ishin regjistruar 181 nxënëse prej të cilave 134 e vazhdonin atë rregullisht, shkolla fillore femërore funksiononin në Durrës, në Krujë, në Shijak. Të dhënat statistikore të vitit shkollor 1928-1929, flasin për një frekuentim të ulët, nga vajzat, të shkollave femërore dhe të përzjera të këtyre qyteteve. Numri i përgjithshëm i tyre arrinte në 684 dhe duke e krahasuar me atë të vajzave të Korçës, ishte shumë i ulët. Në vitin shkollor 1926-1927, në Peqin u çel shkolla fillore femërore me 29 nxënëse gjithsej. Edhe në qytetin e Elbasanit dhe në atë të Kavajës vazhdonte të funksiononin rregullisht shkollat fillore femërore. Numri i vajzave që frekuentonin shkollat fillore femërore nuk i kalonte 90 vetë. Niveli i ulët arsimor në Shqipërinë e Mesme i vajzave, ishte pasojë e fanatizmit dhe prapametjes. Këtë e nxjerr në dukje Mehdi Frashëri, në vitin 1930, në konferencën kushtuar gjendjes arsimore të femrës në Tiranë.

Sipas të dhënave të pohuara prej tij nga 2000 vajza në moshë shkollore vetëm 180 vazhdonin shkollën. Përveç hezitimit të prindërve për t’i çuar vajzat në shkollë, ai theksoi se duhej luftuar zakoni i të mbyllurit të vajzës në moshën 10-12 vjeç, pasi në zbatim të këtij zakoni vajzat që vazhdonin shkollën ishin të detyruara ta linin atë shumë shpejt.

Për nivelin e ulët të frekuentimit të shkollës prej vajzave, shtypi i kohës fajësonte qeverinë që nuk i kushtonte vëmendje përmirësimit të kushteve në shkollat ekzistuese dhe kërkonte ngritjen e godinave të reja shkollore.

Mungesa e madhe për shkolla, sidomos për ato femërore ndihej në zonat e Shqipërisë Veriore e Verilindore, përveç qytetit të Shkodrës. Në këtë qytet krahas dy shkollave fillore femërore ekzistuese, në vitet 1925-1928 u çelën edhe tri shkolla të tilla. Në vitin shkollor 1928-1929, numri i nxënëseve arriti në 380. në qytetet e tjera veriore nuk kishte shkolla femërore dhe numri i mësueseve ishte i pakët. Në shkollat e përzjera, numri i të cilave ishte i kufizuar, frekuentimi nga vajzat ishte i papërfillshëm, sidomos në zonat e thella malore ku analfabetizmi e prapambetja ishin të mëdha. Siç shihet gjatë regjimit republikan u synua kryesisht në konsolidimin e shkollave ekzistuese, në përmirësimin e programeve arsimore dhe në çeljen e shkollave të reja. Megjithatë nevoja për ndërtimin e një sistemi arsimor kombëtar dhe të shkollës femërore në shkallë vendi ndihej shumë. Kjo dëshmohet në kërkesat e fshatarëve të Trebishtit të Peshkopisë, të disa fshatrave të Shkodrës, të Rehovës, të Babanit në prefekturën e Korçës, për shkolla femërore. Në përgjigje të këtij shqetësimi Ministria e Arsimit përgatiti në 1928 ligjin organik mbi arsimin i cili hyri në fuqi atë vit. Ai parashikonte ndryshime në sistemin arsimor shkollor fillor dhe të mesëm, krijimin e arsimit profesional dhe ndryshime në programet shkollore.

Artikulli 26 i këtij ligji parashikonte që në çdo qytet e fshat sipas numrit të fëmijëve të hapeshin një ose më shumë shkolla për vajza. Në ato fshatra ku nuk mund të ngriheshin një ose më shumë shkolla të tilla, vajzat duheshin të arsimoheshin në shkolla të përzjera. Në zbatim të këtij ligji u arrit të çelej një konvikt femëror në Vuno, me 40 vajza bursiste nga Himara, Vlora, Delvina dhe Kurveleshi. Gjithashtu u morrën masa për çeljen e një shkolle fillore femërore në Trebisht të Peshkopisë. Krahasuar me arsimimin fillor femëror, arsimi i mesëm ishte më i kufizuar si për nga numri ashtu edhe për nga shtrirja gjeografike. Në vitet 1925-1933 vazhduan të funksiononin këto shkolla të mesme femërore shtetërore dhe private: Instituti femëror privat “Qiriazi”, shkolla normale femërore shtetërore e Korçës dhe shkolla femërore private “Stigmatine” në Shkodër. Në vitin 1930-1931 u çel në Tiranë instituti femëror privat “Naim Frashëri” me program shtatëvejçar. Në vitet 1930-1933, vihet re forcimi i ndikimit të shtetit në institutet femërore private jo vetëm në programe, por edhe në pranimin e kontigjenteve të vajzave që mbështeteshin me bursa nga shteti.

Megjithë masat e marra gjatë viteve 1925-1928 në fushën e arsimit në përgjithësi dhe atij femëror në veçanti, shtetit shqiptar i mbetej shumë për bërë. Këtë e pohoi dhe A.Zogu në një intervistë dhënë gazetës “Daily Telegraph” të Londrës, në tetor të vitit 1928. ” Ne jemi shekuj të tërë mbrapa Evropës së qytetëruar. Njerëzit nuk janë në gjendje as të shkruajnë as të lexojnë…Unë jam i vendosur t’a qytetëroj popullin tim dhe t’a fus atë sa më shum në rrugën e mësimit të zakoneve dhe të mënyrës së jetesës perëndimore”. Problemet që qëndronin para arsimit kombëtar dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohej Shqipëria, A. Zogu i trajtoi në fjalimin që mbajti në mbledhjen e parë para parlamentit, pas shpalljes së Monarkisë. Ai shprehu vendosmërinë se do të punonte për ngritjen e një sistemi arsimor kombëtar dhe të shkollës femërore në tërë vendin. Ai synonte t’i arrinte këto nëpërmjet zbatimit të reformave shtetërore në fushën arsimore, ekonomike, sociale dhe legjislative. Për përgatitjen e reformës në arsim, në vitin 1929 u ngrit një komision i posaçëm, i kryesuar nga ish-Ministri i Arsimit Abdurrahman Dibra. Drejtimet kryesore të reformës ishin forcimi i karakterit shtetëror të shkollës shqiptare, laicizmi dhe kombëtarizimi i saj.

Në tërësinë e problemeve të arsimit, komisioni i kushtoi vëmendje arsimimit të femrës. Veçanërisht u tërhoq vëmendja për gjendjen arsimore të femrës në zonat rurale, për shkak të mungesës së shkollave femërore dhe të përzjera. Për këtë arsye komisioni vendosi të riorganzonte sistemin arsimor të shkollave fillore dhe të mesme femërore dhe të çelte shkolla të reja, të pajisura me konvikte, në zonat rurale, për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve të zonave malore, që nuk kishin mundësi t’i ndiqnin shkollat rregullisht. Veç kësaj reforma synonte të përmirësonte përmbajtjen e programeve mësimore dhe unifikimin e tyre. Reforma në arsim përveç këtyre synimeve, pati edhe karakter politik. Ajo kishte si qëllim të pengonte depërtimin e ndikimeve nga shtetet fqinje, nëpërmjet shkollave të çelura e të financuara prej tyre. Fryma kundër shkollave të huaja private ndihej në më të shumtën e neneve të ligjit për reformën arsimore.

Në zbatim të reformës më 10-11 prill 1933, Parlamenti vendosi të ndryshonte nenet 206, 207 të statutit mbretëror. Në nenin 206 të ndryshuar, mësimi dhe edukimi i shtetasve shqiptarë konfirmoheshin si e drejtë ekskluzive e shtetit. Aty shpallej se arsimi fillor për të gjithë shtetasit shqiptar ishte i detyrueshëm dhe falas. Megjithatë për nevoja arsimore të popullatës, në ligjin për arsimin u la një klauzolë, sipas së cilës shkollat private mund të funksiononin vetëm në qoftë se bashkëpunonin me shtetin, ta ndihmonte atë për të çelur shkolla në ato vende ku shteti nuk kishte mundësi t’i hapte vetë. Në vitin 1933, në zbatim të ligjit për reformën arsimore për shtetëzimin e shkollave, u mbyllën institute “Qiriazi”, shkolla e “Stigmatimeve” në Shkodër, institute privat femëror “Naim Frashëri”, u mbyll edhe e vetmja normale femërore shtetërore në Korçë.

Me nxënëset e klasave të ulëta të kësaj shkolle, në këtë qytet, u çel shkolla qytetëse katërvejçare, ndërsa në Shkodër me mbylljen e shkollës femërore “Stigmatine”, do të krijohej dega e ulët femërore pranë gjimnazit të Shkodrës. U mbyllën shkollat e minoritetit në gjuhën greke. Ndaj këtij veprimi të qeverisë shqiptare reaguan ashpër qeveria greke dhe Vatikani, që u ankuan deri në Lidhjen e Kombeve. Në vitin 1933 u çel në Tiranë institute femëror “Nana Mbretneshë” me dy degë të plota normale dhe gjimnaziale, me program tetëvjeçar. Në këtë institut do të vazhdonin studimet nxënëset e katër shkollave të mesme të mbyllura. Përqendrimi i arsimit normal femëror në një dorë të vetme siç ishte instituti femëror i Tiranës, pati rëndësi për përmirësimin e përmbajtjes së programit shkollor dhe të ngritjes cilësore të mësimdhënies, pasi këtu u përqendruan forcat më të kualifikuara Brenda vendit, u emëruan edhe mësuese nga shtete të ndryshme perëndimore.

Megjithatë, duke qenë i vetmi institut femëror në Shqipëri, çoi në kufizimin e numrit të nxënëseve, sidomos në degën normale, sepse jo të gjitha vajzat, në rrethe të ndryshme të vendit, që dëshironin të vazhdonin shkollën e mesme i kishin mundësitë ekonomike ta vijonin atë. Edhe shteti duke qenë me mundësi të pakta financiare nuk ishte në gjendje të përballonte kërkesat gjithnjë e në rritje të vajzave për bursë. Veç këtij institucioni për arsimimin e mesëm të vajzave rol të rëndësishëm luajtën licetë dhe gjimnazet e përzjera. Në qytetin e Korçës, pas transformimit të normales në shkollë qytetëse, me vendim të ministrisë së Arsimit, filloi pranimi i vajzave në Liceun e Korçës. Gjithashtu në vitin shkollor 1933-1934, rritet numri i vajzave në gjimnazin e Gjirokastrës, në gjimnazin e Shkodrës, në Normalen e Elbasanit etj. Për të përmirësuar gjendjen arsimore të vajzave në fshat, në ligjin për reformën arsimore ishte parashikuar çelja e shkollave dhe e kurseve femërore dyvjeçare me karakter bujqësor, të cilat do të çeleshin nëpër fshatra e qytete të vogla që u afroheshin fshatrave të mëdha. Në programet e tyre, lëndët me karakter të përgjithshëm do të kufizoheshin. Në një shkollë të tillë ishte menduar të kthehej normalja femërore në shkollën amerikane në Kavajë. Në këtë lloj shkolle, do të pranoheshin vajza që kishin kryer arsimin fillor, deri në moshën 15 vjeç.

Në programet e përgatitura për shkollat bujqësore dyvjeçare më shumë vend zinin lëndët e ekonomisë shtëpiake, sidomos ato të ekonomise bujqësore të cilat zinin në program 10 orë në javë. Në vitin shkollor 1934-1935, kjo lloj shkolle femërore u çel në shkollën amerikane të Kavajës. Njëzet vajza do të mbështeteshin me bursë nga shteti. Nxënësit do të pranoheshin kryesisht nga fshatrat përreth. Përveç kësaj shkolle Ministria e Arsimit nuk arriti ta realizonte këtë objektiv të reformës në pjesët e tjera të vendit për arsye se një ndërmarrje e tillë kërkonte mbështetje të fuqishme financiare dhe kaudro mësuese etj. Gjithashtu kontigjentet e vajzave që parashikoheshin me ligj të pranoheshin në shkolla duhej të ishin me arsim fillor, gjë që ishte e pamundur sepse pjesa dërrmuese e vajzave në fshat ishte analfabete. Megjithatë, kjo Ministri mori disa masa, ndoshta të kufizuara, për përmirësimin e gjendjes arsimore të vajzave në malësitë e veriut duke çelur shkolla të reja me konvikte. Kështu në gusht të vitit 1932 me propozim të saj, këshilli i ministrave vendosi që konvikti i Homeshit në Dibër të kthehej për vajza. Në vitin shkollor 1932-1933, aty u sistemuan 20 vajza bursiste nga krahinat e Gorës së Kukësit, të Dibrës, të Bërzeshtës së Elbasanit, të cilat pas mbarimit të shkollës do të kontribuonin si mësuese në krahinat e tyre.

Në prefekturën e Shkodrës vazhdonin të funksiononin pesë shkolla fillore femërore dhe po bëheshin përpjekje për të çelur degën femërore në gjimnazin e qytetit, e cila pas shumë pengesash çeli dyert në vitin shkollor 1934-1935. Po këtë vit u çel shkolla fillore femërore në nënprefekturën e Lezhës. E rëndë mbeti gjendja arsimore e femrës në krahinat e Lumës dhe të Pukës. Sipas të dhënave në krahinën e Lumës mbi 200 vajza në moshë shkollore, nuk vazhdonin mësimet për shkak të mungesës së shkollave dhe të mësueseve. Në njëzet shkollat e përzjera për shkak të fanatizmit të prindërve një numër i vogël vajzash frekuentonin vetëm shkollat në fshatin Borje dhe në qendrën e Kukësit. Për këtë arsye autoritetet e nënprefekturës së Lumës i kërkuan Ministrisë së Arsimit çeljen e shkollave fillore femërore në Bicaj, në Topojan dhe në Krumë. Nga të dhënat statistikore arsimore të kësaj nënprefekture del se deri në vitin 1939 aty nuk u çel asnjë shkollë fillore femërore. Vetëm në vitin 1938, ministria e Arsimit i dërgoi krahinës së Lumës 20 bursa për të mbështetur studimet e 20 vajzave për mësuese në Institutin Femëror të Tiranës.

Në zbatim të reformës arsimore në vitin shkollor 1932-1933 dhe më pas, u vu re një rritje e pjesëmarrjes së vajzave në shkollë. Përveç shkollave ekzistuese në qytete të kësaj treve u çelën shkolla të reja. Kështu, në qytetin e Tiranës u çelën tri shkolla fillore femërore me program pesëvjeçar me 22 klasa gjithsej. Edhe në qytetin e Elabasanit u çel shkolla e dytë fillore femërore. Krahas shkollave femërore në vitet 30 e sidomos pas reformës së vitit 1932-1933, në Shqipëri u çelën edhe 40 shkolla të përzjera. Në bazë të të dhënave në vitin shkollor 1934-1935 në 575 shkolla fillore të vendit mësonin 50 890 nxënës prej të cilëve 14 944 ishin vajza , kundrejt 5 082 vajzave që vijonin shkollën në vitin 1926-1927. Ritme të larta u vunë re në arsimin e mesëm. Në vitin shkollor 1934-1935, në shkollat normale të vendit nga 308 nxënës gjithsej, 106 ishin vajza. Ndërsa në gjimnazet numri i përgjithshëm i nxënësve ishte 2 303, prej të cilave 529 ishin vajza , kundrejt 117 vajzave që vijonin të mësonin në të gjitha shkollat e mesme në vitin shkollor 1926-1927. Më 1936-1937 numri i tyre u rrit në 1205. Me gjithë arritjet në arsimin femëror, në pjesët urbane të vendit dhe me përjashtime të vogla në pjesët rurale, vajza në fshatin shqiptar mbeti pothuajse e paarsimuar.

Kjo theksohej në pjesën dërrmuese të raporteve arsimore të prefekturave të vendit për vitin shkollor 1933-1934.
Në 188 fshatra të Elbasanit, theksohej në raportin arsimor, – nuk ka asnjë shkollë për vajza. Në 17 shkolla të përzjera, nga 744 nxënës, vetëm 65 janë vajza”. Shifra të tilla alarmante jepeshin edhe nga prefektura e Durrësit, dhe e Tiranës etj. Kjo përqindje e vogël e vajzave shqiptare qe vazhdonin shkollën dhe që arsimoheshin vinte si pasojë e një kohe të rëndë, dhe e një pozite të mjerueshme të femrës shqiptare, si pasojë e një mentaliteti mjeran një injorance të thellë, dhe shum qartë pasqyron diskriminimin që i bëhej femrës duke mos e konsideruar qenie humane të aftë për të dhënë më shum në shoqëri.

• Portrete te grave te shquara shqiptare

Në radhët e atyre familjeve shqiptare që janë shquar për shërbimet e larta ndaj atdheut renditet nderueshëm familja e Qiriazëve, zulma e veprimtarisë patriotike të së cilës do të jehojë gjithnjë e më shumë në kalim të kohëve dhe do të ndikojë gjithnjë e më tepër në formim të breznive të ardhshme. Padyshim gratë që kanë dhënë kontributin më të vlefshëm në arsimimin dhe edukimin e femres shqiptare janë pikërishtë vajzat e familjes Qiriazi, Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi dy mësueset e para shqiptare që ne i njohim si dy heroinat që sfiduan kohën për të ndriçuar mendjet e vajzave dhe grave shqiptare. Qiriazët e kanë origjinën nga fshati Peras i Kolonjës. Stërgjyshi i Qiriazëve, Mëhilli, qe vrarë duke luftuar me turqit, në fillim të shek. XIX.

Mbas kësaj drame, familja emigroi në Tërnovë, një fshat afër Manastirit. Gjyshi i tyre, Qiriazi, qe 11 vjeç, kur u larguan nga fshati i lndjes.Lindën dhe u rritën në një mjedis thjesht shqiptar, një djep vërtet i denjë për të përkundur bij e bija të përkushtuar ndaj idealeve më fisnike njerëzore e kombëtare. Në kujtimet e saj, Sevastia ka shkruar: “Babai na tregonte histori të mahnitshme rreth stërgjyshërve tanë apo heronjve shqiptarë… Ndjenjat patriotike të tim eti na ushqyen me frymën e tij, e cila me kalimin e viteve u rrit dhe na bëri të gjithë ne fëmijët patriotë të mirë, që u përpoqëm me mish e me shpirt për çështjen e Shqipërisë”.

Prindërit e Sevastisë, Dhimitri e Maria – edhe kjo vajzë kolonjare, e bija e Kristo Vodenës, – patën dhjetë fëmijë. Dhimitri zuri punë në Manastir, ku mori edhe familjen. Aty u lind Sevastia, në vitin 1871. Që në moshën 4-vjeçare, atë e dërguan në shkollën greke, prej nga pak më vonë kaloi në shkollën e Misionit Amerikan. Gjerasimi, vëllai më i madh, i mësoi asaj të shkruajë e të lexojë në gjuhën shqipe. Ai, gjithashtu, ndikoi shumë në edukimin e saj me ndjenja e ideale atdhetare. Shtëpia e Qiriazëve, ndërkaq, qe shndërruar në një vatër të rëndësishme kombëtare, që priste e përcillte personalitetet e shquara të Rilindjes si Kostandin Kristoforidhin, Koto Hoxhin, Pandeli Sotirin, Petro Nini Luarasin, Orhan Pojanin, Nuçi Naçin, etj. Në këtë shtëpi u bënë, në vitin 1908, mbledhjet e Komisionit të Alfabetit.

Sevasti Qiriazi (1871-1949)

Parashqevi Qiriazi (1887-1971)

E zgjuar nga natyra, me një botë shpirtërore të pasur, e ndezur që në fëmijëri me zjarrin e idealeve atdhetare, me një këmbëngulje e vullnet të paepur, Sevastia ndjeu që heret nxitjen e brendshme dhe nevojën e domosdoshme për dituri. Kështu, mbasi mbaroi shkollën e Misionit Amerikan, duke kapërcyer pengesa e vështirësi të patregueshme, ajo u regjistrua në Kolegjin e Kostandinopolit, e para vajzë shqiptare, në ato kohë, që po merrte arsim të lartë. Mbasi kreu Kolegjin, diploma e saj u regjistrua në Byronë e Edukimit në Kostandinopol, gjë që i mundësoi asaj të merrte “iradën”, d. m. th. lejen për të hapur një shkollë shqiptare për vajzat. Për këtë qëllim, bashkë me Gjerasimin shkuan në Korçë, ku kishte vetëm shkolla në gjuhën greke për fëmijët e krishterë dhe shkolla në gjuhën turke e arabe për fëmijët myslimanë. Më 23 tetor 1891, mbas një lufte të vendosur dhe përpjekjeve të pareshtura kundër Patrikanës së Stambollit dhe autoriteteve osmane, ata hapën Shkollën Shqipe të Vashave, të cilën Sevastia e drejtoi që nga dita e themelimit.

Aty dhanë mësim mësueset shqiptare Parashqevi Qiriazi, Fanka Efthimi, Polikseni Luarasi, Helidhona Falli, etj. E mirëpritur dhe e dashur nga populli, shkolla u rrit shpejt dhe u shndërrua në një çerdhe të edukimit patriotik të vashave. Kur, në janar të vitit 1894, vdiq Gjerasimi, për të vazhduar punën e tij në shkollë erdhi nga Manastiri vëllai tjetër, Gjergji. Në vitin 1904, mbas mbarimit të Kolegjit të Kostandinopolit, erdhi edhe motra më e vogël, Parashqevia, gjë që i krijoi mundësinë Sevastisë të shkonte në Amerikë për të plotësuar studimet e saj për një vit. Mbasi vizitoi Bostonin, Sevastia shkoi në Chicago, ku ndoqi leksionet në Fakultetin e Pedagogjisë në University of Chicago. Njëkohësisht, ajo mbajti konferenca për t’ua bërë të njohur Shqipërinë miqve amerikanë. Në vitin 1905, u kthye në Europë. Gjatë udhëtimit, ajo u ndalua në Londër, Paris, Vjenë dhe në Bukuresht, ku u njoh me veprimtarinë energjik të çështjes kombëtare, Kristo Dakon, që në atë kohë ishte sekretar i përgjithshëm i Shoqërisë Patriotike “Drita” dhe një nga udhëheqësit kryesorë të studentëve shqiptarë të Universitetit të Bukureshtit.

Meqë ai ishte specializuar në matematikë, Sevastia iu lut të përgatiste tekste mësimore për aritmetikën, gjeometrinë dhe algjebrën për Shkollën e Vashave, gjë që ai e bëri me dëshirë të madhe. Ato qenë të parat tekste të këtyre disiplinave në gjuhën tonë. Kjo veprimtari e përbashkët, që vazhdoi nëpërmjet korrespondencës mbasi Sevastia u kthye në Korçë, dhe hullia e qëndrimeve dhe idealeve të larta patriotike, i afruan me njëri-tjetrën, dhe, në vitin 1910, duke e ndjerë veten të denjë për njëri-tjetrën dhe për t’i shërbyer së bashku atdheut, u martuan. Patën dy djem: Aleksandrin dhe Gjergjin, që vazhduan me përkushtim e dinjitet jetën dhe bëmat e prindërve. Mbas luftrave ballkanike, e kërcënuar herë mbas here për konfiskimin e librave, djegien e shkollës dhe internimin nga qeveria turke, dhe e ndjekur nga veprimtaria kriminale e Patrikanës, Sevastia u tërhoq përkohësisht në Manastir. Ajo e rihapi shkollën në dy vitet e para të Pavarësisë, 1912-1914; po për arsye të përndjekjevë të andartëve grekë, Qiriazët u larguan në Rumani dhe, me fillimin e Lufyës së Parë Botërore, erdhën në Amerikë, në Natick, Massachusetts.

Të dy motrat filluan menjëherë nga puna për t’i mësuar shqiptarëve të rritur gjuhën amtare. Shkolla në Natick, e para shkollë në gjuhën tonë në Amerikë, qe hapur që në vitin 1908 nga Kristo Dako. Ndërkaq, ndërsa Parashqevia boton revistën dyjavore “The Morning Star” (“Ylli i Mëngjesit”), çifti Dako – Qiriazi themelojnë Partinë Kombëtare Shqiptare, me qendër në Ëorcester, kryetare e së cilës qe Sevastia. Qëllimi i kësaj partie politike qe mbrojtja e të drejtave të Shqipërisë në forumet ndërkombëtare. Kësaj propagande, ndër të tjera, i shërbeu edhe “Memorandumi mbi të drejtat, shpresat dhe aspiratat e shqiptarëve”, që shkroi Sevastia dhe ua dërgoi Fuqive të Mëdha, më 12 tetor, në prag të Konferencës së Paqes të Parisit.Në vitin 1922, Sevastia u kthye në Tiranë dhe, së bashku me Parashqevinë, që kishte ardhur nga Parisi mbas përfundimit të Konferencës së Paqes, ku kishte qenë delegate e shqiptarëve të Amerikës, rihapën Shkollën e Vashave, tashmë si Instituti Kyrias, një institut me karakter hollësisht kombëtar dhe me vlera të pakrahasueshme mësimore-edukative, ku mësonin vajzat shqiptare pa dallime krahinash e besimesh.

Me vendimin e qeverisë shqiptare për mbylljen e shkollave private e fetare, në vitin 1933, mbas 42 vjetësh shërbimi, u mbyll edhe Instituti Kyrias. Me rënien e Shqipërisë në duart e komunistëve, si për gjithë popullin tonë dhe sidomos për familjet e nacionalistëve, filluan vitet e vështira të përndjekjeve, bastisjeve, dhunimeve, burgosjeve, torturarave, pushkatimeve, varjeve, etj. Nuk mund të përshkruhen peripecitë dhe dhimbjet fizike e shpirtërore, që kaloi Sevastia dhe familja e saj në vitet e fundit të jetës së saj. Ajo vdiq në vitin 1949, mbasi e patën nxjerrë nga shtëpia dhe pati përjetuar dhunimin e kufomës së të shoqit, patriotit të madh Kristo Dako, burgosjen e djemve të saj, Aleksandrit dhe kirurgut të njohur, Gjergjit, i cili, duke mos mundur të durojë torturat e hetuesisë, vari veten në qelinë e burgut.

Ajo vdiq, në vitin 1949, e ngushtuar në shpirt që nuk ia dhanë kufomën e tij ta varroste me duart e veta dhe zemërplasur, duke parë gremisjen e atdheut të saj të dashur, për të cilin pati punuar gjithë jetën.Arkivolin e saj, të vendosur mbi një karrocë, e përcollën vetëm njerëzit e familjes: dy nuset e djemve, mesa e vogël, Viktoria, dhe kuzhinierja e Institutit Kyrias. Për opurtunitet dhe hipokrizi politike të pushtetarëve, më vonë, asaj i dhanë titullin “Mësuese e Popullit”. Siç duket, “u përmendën” ata mjeranët e kuq në pushtet që ajo kishte qenë gjithë jetën dhe do të ishte përjetësisht mësuese e breznive shqiptare. Ndërkohe shek. XX në kulturën perëndimore dhe në atë botërore në përgjithësi shënon një etapë të re në rolin e femrës në shoqëri, në ngritjen arsimore dhe edukative të saj gjithsesi në këtë kohë filluan të bëheshin gjithnjë e më shum publike kërkesat e grave për barazi gjinore dhe për respektimin e të drejtave të tyre, por duke lënë akoma shum për të dëshiruar. Që një femër të edukohet dhe të arsimohet është e domosdoshme që kjo e fundit të ketë një vetëdije dhe moral të lartë në mënyrë qe të dijë të kërkojë atë që është e drejtë e saj, dhe që ndoshta është e drejta më elementare pas te drejtës per jete, arsimi.

Niveli i vetëdijes së femrave vazhdon të rritet akoma edhe sot, kur shum femra janë pjesë e rëndesishme e shoqërise, kur shum femra janë aktive në vendim-marrje. Në shumë shtete të botës, për shkak të besimeve kulturore dhe fetare, kërkesat e grave për barazi shihen si pa vend në kuadrin e të drejtave të njeriut. Vendi i gruas si “njeri i dorës së dytë” është ai që ushqen dhunën dhe diskriminimin. Edhe në shtetet, në të cilat barazia mes burrit dhe gruas sigurohet në kushtetutë, zbatimi i saj sigurohet vetëm në mënyrë të pjesshme. Gjatë shekullit XX, gjendja e grave është përmirësuar hap pas hapi, falë ndryshimeve të kushtetutave në shkallë kombëtare dhe deklaratave dhe dokumenteve ndërkombëtare. Në shumë vende janë hequr kufizimet formale dhe ligjore. Këto masa sollën mundësi më të mira për arsimim, kujdes shëndetësor dhe për pjesëmarrjen politike të tyre. Megjithatë kjo nuk do të thotë se është siguruar mbrojtja e të drejtave të gruas, madje edhe në nivel global pavarësisht nga çdo kontekst kulturor.

Shkelja e të drejtave të grave është produkt i dhunës. E drejta më e rëndësishme e njeriut – e drejta për jetën dhe paprekshmërinë fizike – iu mohohet çdo ditë grave në mbarë botën. Ato janë të ekspozuara ndaj dhunës në familje, në shoqëri, madje edhe ndaj dhunës shtetërore. Më shum se kushdo tjetër të ekspozuara ndaj dhunës fizike e psikologjike janë femrat e vendeve ne konflikt pra vendeve që janë në gjendje lufte dhe kjo ka qenëgjithmonë shum shqetësuese dhe vazhdon të jetë edhe sot. Pozita e diskutuar e të drejtave të gruas pasqyrohet edhe në zhvillimin e marrëveshjeve dhe dokumenteve ndërkombëtare, nëpërmjet të cilave vendosen të drejtat e grave dhe hetohen shkeljet e të drejtave të gruas në mbarë botën nga Kombet e Bashkuara.Por në shumicën e vendeve perëndimore fakti se një femër duhet arsimuar është pranuar si një gjë thelbësore. Ishin të parat femrat e arsimuara që ngriheshin kundër shtypjeve dhe diskriminimeve që i bëheshin femrave në mbarë globin, ishin pikërisht ato qe hidhnin hapat e parë për të krijuar më pas Deklaratat e të drejtve te grave dhe dokumente të tjera që dilnin në mbrojtje të pozitës së femrës në shoqëri në të cilat pikënisja e çdo lloj zhvillimi ishte arsimimi dhe edukimi bazë.

• Portrete të grave të shquara botëror

Në mbrojtje të të drejtave të grave dhe sidomos në mbrojtje të edukimit dhe arsimimit të femrës janë ngritur shum aktiviste ndër të cilat do të përmendim:

Klara Cetkin (1857-1933)

Ajo lindi si Klara Aisner në fshatin e vogël Viderau (Saksoni). Vajza e mësuesit të fshatit dhe e një shtëpiakeje u përball herët me rrethanat e atëhershme të mjera të punëtorëve vendas. Falë njohjeve të së ëmës, ajo mundi të siguronte ndër gratë e para gjermane një specializim për mësuese. Ajo mësoi në seminarin e idhtares së të drejtave të grave Augusta Shmit në Lajpcig dhe përfundoi me rezultate të shkëlqyera. Në Lajpcig hyri në një rreth studentësh rusë, ku u njoh me bashkëshortin e saj të ardhshëm Osip Cetkin. Në këtë rreth diskutoheshin idetë e reja socialiste, lexoheshin artijoj socialdemokratë dhe ndiqeshin kongrese. Klara u lidh me idetë Partisë Socialiste të Gjermanisë (SAP). Viti 1878 ishte viti i ligjeve socialiste në Gjermani. Kancelari perandorak Bismark e ndaloi Partinë Socialiste nëpërmjet ligjit “Kundër qëllimeve të rrezikshme për bashkësinë të demokracisë sociale”.”.

Në të njëjtën kohë u ndaluan edhe të gjitha organizatat, shtypi dhe sindikatat e krijuara nga kjo parti. Klara mori përsipër vende pune të ndryshme si guvernante (mësuese në shtëpi), ku binte në sy për shkak të qëndrimit të saj pa kompromise dhe pushohej. Osip Cetkin u arrestua gjatë një sulmi të policisë në një konferencë të fshehtë të socialistëve dhe u dëbua nga vendi. Në vitin 1883, Klara u transferua tek i shoqi në Paris. Edhe pse mori mbiemrin e tij, ajo nuk u martua me të për të mos humbur nënshtetësinë gjermane. Në Paris lindën edhe dy fëmijët Maksimi dhe Kostja. Familja jetonte jetonte në një varfëri të skajshme dhe mbijetonte vetëm falë solidaritetit dhe sidomos falë miqve rusë, që merrnin pjesë së bashku me ta në lëvizjen socialiste. Gjatë qëndrimit të saj, Klara përvetësoi profesionin e gazetares dhe përkthyeses. Ajo u njoh me udhëheqësit e lëvizjes punëtore ndërkombëtare, zgjeroi horizontin dhe përvetësoi parimet e marksizmit.

Kur Osip u sëmur rëndë, Klara përjetoi periudhën më të vështirë. Përveç kujdesit dhe rritjes së fëmijëve dhe mbajtjes së shtëpisë, ajo duhet të kujdesej edhe për burrin e paralizuar, që vdiq në vitin 1889. Në Internacionalen II, ku ajo ishte edhe bashkorganizatore, Zetkin mbajti një fjalim mbi çështjen e grave, i cili kontribuoi në përfshirjen gjithnjë e më tepër të grave në lëvizjen socialiste. Libri i saj i botuar po këtë vit “Cështja e grave dhe punëtoreve të së tashmes” u bë baza e teorisë socialiste për emancipimin e gruas. Në këtë libër, ajo mbronte tezën se socializmi dhe feminizmi përputhen me njëri-tjetrin. Cetkini mbronte fuqishëm të drejtën e gruas për punë, madje edhe përballë shokëve të saj (kolegëve), të cilët ishin të mendimit se puna e grave duhej hequr, sepse ulte pagat e burrave. Teoritë e deritatëhershme të socialistëve në lidhje me çështjen e grave u zgjeruan me pikëpamjen se gratë duhet të cliroheshin nga Vormachtstellung der Männer.

“Ata, në flamujt e të cilëve propagandohet çlirimi i të gjithë atyre që quhen qenie njerëzore, nuk duhet ta dënojnë gjysmën e llojit njerëzor me varësi ekonomike, madje deri në skllavëri sociale dhe politike. Ashtu siç punëtorët shtypen nga kapitalisti, shtypet edhe gruaja nga burri. Ajo do të mbetet e shtypur, për sa kohë nuk ka pavarësi ekonomike. Kushti i domosdoshëm për pavarësi ekonomike është puna. Nëse duam që gratë të jenë anëtare të lira të shoqërisë, të barabarta me burrat, nuk duhet kufizuar puna e gruas, përveç rasteve të veçanta, të cilat duhet të jenë përjashtime.” Në vitin 1890 u shfuqizuan ligjet e socialistëve. Cetkin u kthye në Gjermani. Këtu iu ofrua redaksia e gazetës socialdemokrate për gratë “Barazia”, të cilën e drejtoi për 25 vjet me radhë. Në të njëjtën kohë filloi edhe punën në redaksinë e shtojcës për gratë të “Leipziger Volkszeitung”. Në këtë mënyrë, ajo u bë qendra shpirtërore dhe zëdhënëse e lëvizjes proletare të grave, e cila rritej dita-ditës. Ajo përpiqej për politizimin e punëtoreve në kuadrin e socializmit. Klara Cetkin luftoi për pavarësinë ekonomike të punëtoreve dhe të gjitha grave.

Me këtë lidhej e drejta për të njëjtën pagë kundrejt së njëjtës punë, për organizimin në sindikata dhe për kujdesin shtetëror për fëmijët. Më vonë se gratë borgjeze (qytetare), por megjithatë me vrull, ajo u angazhua për të drejtën e grave për të votuar dhe për përfshirjen e kësaj kërkese në programin e socialdemokratëve gjermanë. Dita ndërkombëtare e gruas që u festua për herë të parë në vitin 1911, zë fill pikërisht në nismën e saj. Në të njëjtën kohë, Cetkin u angazhua për përmirësimin e rolit të gruas në familje. Deri atëherë, “jeta e gruas kishte qëndruar në kuadrin e nënshtrimit të saj në familje”. Ndërsa tani martesa duhej parë si bashkim i dy partnerëve të barabartë, të cilët e ndihmojnë njëri-tjetrin për t’u zhvilluar. Të dy bashkëshortët duhet të marrin përgjegjësi për edukimin e fëmijëve. “Ashtu si burri dhe gruaja janë bashkë si prodhues, ashtu duhet të jenë bashkë si edukatorë të fëmijës, sepse edukimi është një krijim i dytë i fëmijës dhe në marrëdhënien shumëplanëshe, krijimi më i rëndësishëm. […]

Në këtë kuadër dua të tërheq vëmendjen për detyrën e prindërve, për t’i rritur pa paragjykime djemtë dhe vajzat e tyre, që paska punë që nuk janë të denja për burrin dhe që i shkojnë për shtat gruas. Djemtë dhe vajzat duhet t’i kryejnë me të njëjtin përkushtim dhe gëzim të gjitha punët që dalin në jetën në familje.” Cektin ishte për divorcin, “dashurinë e lirë”, abortin si vendim personal dhe doli kundër moralit të dyfishtë. Ajo vetë u martua në vitin 1900 me poetin 18 vjec më të vogël se ajo, Fridrich Cundel dhe jetoi me të dhe dy djemtë e tyre në Shtutgart. Ndërsa udhëheqja e socialdemokratëve ishin pro luftës, Cetkin ishte kundër dhe luftoi qysh në fillim kundër kursit të saj reformues. Kur shpërndante trakte me kërkesat e konferencës së grave për përfundimin e luftës në Gjermani, ajo u arrestua dhe u akuzua për tradhti ndaj atdheut, por u lirua për shkak të protestave të fuqishme.

Debati i brendshëm në lidhje me drejtimin politik të socialdemokratëve gjermanë, debat që ashpërsohej në çështjen e luftës, përfundoi me ndarjen në: grupin “e radikalëve të majtë” rreth Karl Libknehtit dhe Roza Luksemburgut, e cila në vitin 1917 themeloi “Partinë e Pavarur Socialdemokrate (USPD)”, më vonë KPD-në, Partinë Komuniste të Gjermanisë. Këtij grupi i përkiste edhe Klara Cetkin që ishte shoqe e ngushtë me Roza Luksemburgun. Për këtë arsye, iu hoq redaksia e “Barazisë”. Në Partinë Komuniste, ajo ishte anëtare e Komitetit Qendror nga 1919-a deri në 1924-ën, ku ajo përfaqësonte edhe krahun e matur të partisë. Në të njëjtën kohë, ajo filloi të krijonte një lëvizje grash brenda Partisë Komuniste. Sërish rinisi të redaktonte gazeta grash të afërta me partinë (p.sh. gazetën “Komunistja”).

Në vitin 1921, në Konferencën Ndërkombëtare të Gruas, ajo u caktua drejtuese e Sekretariatit Ndërkombëtar të Grave të Evropës Perëndimore. Në vitet 1920-1933 ishte deputete e KPD-së në Rajstagun Gjerman, saß sie als Abgeordnete für die KPD im Deutschen Reichstag, dessen Alterspräsidentin sie ëar. Në këtë funksion, ajo njohu qysh në vitin 1932 rrezikun e nazizmit në një fjalim që u bë i famshëm dhe kërkoi bashkimin e të gjitha forcave demokratike: “Thirrja e kohës është fronti i bashkuar i të gjithë punonjësve, për ta kthyer mbrapsht fashizmin, për t’i ndihmuar të skllavëruarit dhe të shfrytëzuarit të ruajnë drejtimin e organizatave të tyre, madje edhe jetën fizike. Përballë kësaj domosdoshmërie historike duhe të mbeten në plan të dytë të gjitha idetë bashkuese dhe ndarëse, politike, sindikaliste, fetare dhe ideologjike. Të gjithë të kërcënuarit, të vuajturit, të gjithë ata që dëshirojnë çlirimin, janë pjesë e frontit të bashkuar kundër fashizmit dhe bashkëpunëtorëve të tij në qeveri!”

Edukimi i fëmijëve duhet të qëndrojë larg stereotipeve të sekseve (gjinive). Cetkin gjith jetën e saj ia kushtoi luftës për barazi gjinore dhe mbrojtjes së femrës.Edhe në moshë të thyer dhe e sëmurë, ajo qëndroi e angazhuar politikisht derisa vdiq në vitin 1933 në Arkangelskoje. Ajo u varros në murin e Kremlinit. Mirëpo edhe pas vdekjes së Cetkin shum aktiviste të tjera vazhduan rrugën e saj në mbrojtje të arsimimit dhe edukimit të femrës në radhë të pare si dhe në mbështetje të gruas për të qenë aktive në jetën shoqërore, gjithsesi ne kemi dhënë një shembull të vetëm Klara Cetkin me mendimin që kjo e fundit është një përfaqësuese e denjë e grave në mbarë botën dhe symbol I luftës kundër diskriminimit të gruas . Viti ndërkombëtar i gruas 1975, dekada pasuese e gruas nga viti 1976 deri në vitin 1985 nën moton “Barazi, Zhvillim dhe Paqe” ishin një pikë kthese. Nisën aktivitete të fuqishme për gratë brenda Kombeve të Bashkuara. Një ndër fushat që iu dha shum rëndësi ishte sigurimi i arsimit bazë për të gjitha femrat, megjithse në shumicën e rasteve femrat e arsimuara vinin nga qytetet apo kryeqytetet dhe shum pak nga vendet rurale.

Por në vendet e zhvilluara ky fenomen thuajse është shkrirë por duke përjashtuar këtu vendet në konflikt apo vendet më pak të zhvilluara në të cilat fenomeni i mosarsimimit të femrave kryesisht me origjinë rurale qëndron ende kokëfortë. Fatkeqësisht vendi ynë nuk ka njohur akoma një zhvillim të kënaqshëm dhe siç e dimë jemi një vend në tranzicion dhe perpara kemi shum sfida gjithsesi një ndër problemet kyq që duhet luftuar me shum forcë është zhdukja e analfabetizmit e kryesisht tek femrat. Kemi të bëjmë akoma me fshatra dhe regjione të caktuara ku femra diskriminohet në shum forma duke iu mohuar edhe e drejta e shkollimit apo duke u shkolluar vetem në arsimin bazë.

Përkundrejt faktit se sot femra shqiptare më fort se asnjëherë tjeter merr pjesë në vendim-marrje dhe tregon me shum aftësi rolin e saj të rëndësishëm në shoqëri, dhe se statistikat tregojne se vit pas viti numri i femrave dhe grave që janë pjesë aktive e shoqërisë rritet, kemi akoma shum për të bërë dhe baza e krijimit të inteligjences kombëtare si tek edukimi i femrës ashtu edhe tek ndërgjegjësimi i meshkujve është padyshim arsimimi.

Duke përmbyllur një temë për të cilën mund të flitet pafund, sikurse kjo që trajtuam ne, le të themi se me ngritjen arsimore të femrës jo vetëm edukojmë brezat e rinjë por ndërgjegjësojmë edhe gjininë e kundërt duke e bindur me shum argumente të gjithë shoqërine se edukimi dhe arsimimi i femrës është një zhvillim dhe përparim i përgjithshëm.

Ari Ukimeri (MA.SC. PEDAGOGE)

Prizren, 2019

1 KOMENT

  1. Mdersa sot ne vitin 2019 ne televizionet SHQIPTARE, kane hapesire beduinet te mbuluara primitive dhe propagandojne antiarsimimin dhe anti-SHQIPTARIZMIN, ne SHQIPERI DHE KOSOVE.

    Muslimanet femra me prejardhje SHQIPTARE, jane flliqesirat me primitive, qe ka pase kombi SHQIPTAR… ne historine e tij.

    E ti nuk e shkruajte asnje paragraf per te sotmen primitive islamike ne Shqiperi…

    OSE JE SHQIPTAR OSE musliman.

Komentet janë mbyllur.